Pas vendimit për të dorëzuar mandatet e deputetëve në selinë e SHQUP, Jari vendosi të angazhohet në një punë të dobishme për partinë, duke mundësuar punësimin e deputetëve të mbetur pa punë.
Për këtë, vendosi të flasë publikisht dhe me demokratët:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Kam në dorë gjithë aktet tuaja të dorëheqjes nga posti i deputetit.
Edhe pse janë pa firmë dhe datë, ky është një teknikalitet që do ta zgjidhim në vijim.
Ajo që është e sigurtë, është që ju nuk jeni më deputetë.
Tani, përveç angazhimit tuaj të përditshëm, ju keni nevojë dhe për një rrogë për të mbajtur familjen, ndaj ne duhet të mendojmë dhe se ku duhet të shpërndaheni për ndonjë vend pune.
Fillimisht mendoj t’u punësojmë në media, pasi ato janë dhe kontribueset kryesore për këtë vendim.
Fillimisht mendoj se Grigja dhe Salianusi, si një e të pandarë, të shkojnë tek “Lapsi”, si media më revolucionare, që mund t’i quhet sukses ky zhvillim i opozitës.
Ata mund të mbulojnë pjesën e blogut seksi dhe shëndeti, dhe të komunikojnë me lexuesit për përvojat e tyre.
Gonia i Vlorës nuk mendoj se ka nevojë për rrogë tjetër, por meqë është i kamur, mund të marrë dhe deputeten tjetër të Vlorës në punë në kompaninë e tij në Call Center.
TV Klani mendoj se ka potencial për tre deputetë të cilët mund të marrin rrogën tek “Opinioni”, një tek Çani, dhe një tek emisioni i Eni Çobanit.
Tek kjo e fundit propozoj Albana Vokshin, pasi është e mirë për skena të tipit “Vjehrra rrahu nusen, apo nusja dhunon burrin”.
Mendoj se tek Çani shkon më shumë çuni i Fahriut, se ka jete roze, kurse tek “Opinioni” duhen figura serioze si Bylykbashi, Alibeaj dhe Tabaku.
Tek Tur Zheji ka mundësi të punësohet Mul Noka, pasi shumica e atyre që ai nxjerr janë të çmendur dhe një budalla nuk prish punë, kurse Strazo mendoj se duhet të punësohet tek Sonila Meço, pasi ata flasin një gjuhë që vetëm ata të dy e kuptojnë.
Edi Paloka mendoj se duhet të punësohet menaxher tek Astiri, kurse Flor Mima kamarier në Lalëz.
Endri Hasën ka shprehur dëshirë ta marrë Gon Duka tek pularia, meqë i ka bërë reklamë vezëve, ndërsa Mond Spahon e kërkon “Bar Kalaja” për menaxher.
Vali Duka mund të kthehet pedagoge, ndërsa Genc Pollo do ndajë pensionin me Doris Pack.
Deputeti i Beratit, Astrit Veliaj, nuk ka nevojë për para, se ka biznes, por duhet ndërmjetësuar me Ed Halimin, t’i kthejë gjysmat e lekëve, se e kishin pazarin për një mandat të plotë.
Tritan Shehu po ashtu është punësuar tek katolikët e “Zonjës së Mirë”, por të shmangë lëvizjet derisa të përfundojë sezoni i preshit.
Deputetët e Dibrës do marrin asistencë sociale, ndërsa aleatët të bëjnë si të bëjnë, se do vijnë zgjedhjet e reja.
Doktorit të vazhdohet t’i paguhet zyra dhe rroga.
I juaji, Jari!”
undefined
e forte kjo !!!!!!
Humori politik i vitit . Jam kurioz kush e menaxhon rubliken…eshte fantastike. Ne se nuk eshte sekret, privatisht mund ta dergoni ne adresen time te email-it.
ik o Jaro se nuk i ha njeri keto
Po te Odeta s’po puneson kend Jaro? Te mbeti fiku pa vjele a derezi
Une kam merakun e mones! Aman te bejme nje peticion! E shkreta vuan per buken e gojes!