Jari demaskon kurthet që Edi Rama i kishte ngritur opozitës në protestën e sotme

16 Shkurt 2019, 19:03Antena TEMA

Pas përfundimit të protestës, ku megjithë trimërinë e treguar nga grupi i zjarrit, dera e Kryeministrisë nuk u hap dot, dhe Luli e shtyu rrëzimin e Ramës për të enjten, Jari vendosi t’i bëjë një sqarim të thellë demokratëve, për gjithë kurthet që Rama i kishte ngritur opozitës:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E di që shumë prej jush në këto momente janë të dëshpëruar, pasi mendoni se kemi humbur një betejë, por siç ka thënë Lenini, ne vërtetë kemi humbur një betejë, por nuk kemi humbur luftën.

Më lejoni t’iu shpjegoj disa kurthe që Edi Rama kishte përgatitur për ne sot, dhe na kapi të papërgatitur.

Së pari, nuk kishim llogaritur agjentët e Edi Ramës në radhët tona.

Disa nga protestuesit, ata që bënin si më të zjarrtit, ishin agjentë të Edi Ramës.

Ai u kishte dhënë fotot e tyre policëve në radhën e pare, dhe ata i lejuan të futen pas policëve dhe të bënin akte dhune.

Ishin po ata që bënin sikur nuk e hapnin dot derën.

Kjo tregon se herë tjetër duhet të jemi më vigjilentë me biografinë e ushtarëve.

Dhe në kohën time, në “Shkollë të Bashkuar” me përgjegjësi shkonin njerëz me biografi të mirë.

Ata me biografi të keqe shkonin në xhenjo.

Së dyti, Edi Rama me qëllim ka pas nxjerrë kohët e fundit shpesh në ekran Elisa Spiropalin, që e quan Skënderbe, dhe këta demonstruesit tanë nga fshati, e dinë vërtet Skënderbe.

Ata kishin parë filmin “Skënderbeu” për t’u përgatitur dhe kishin marrë me vete shtiza hekuri dhe zift për të marrë kalanë.

Aty ngelën të zhgënjyer se nuk kishte sa kala, as bedena dhe as top me brirë dashi, për të hapur portën kryesore, dhe dështuan.

E treta, Edi Rama ka ngritur kultin e Monikës si Doktoreshë, dhe çdo njeri që plagosej, shkonte tek Monika dhe i thoshte: “Doktoreshë, më shpëto se po vdes!”

Ndërkohë, siç e tha dhe vet Monika, ajo desh vdiq 15 herë vetë.

Kjo bëri që paniku të përhapej dhe mosbesimi tek Doktoresha të rritej.

Së katërti, Zeni u kishte çuar fjalë djemve të xhamisë të luteshin për rrëzimin e Edi Ramës dhe të vinin para Kryeministrisë.

Ata erdhën, u ulën në gjunjë dhe filluan të luten duke mbajtur çantën me bukë para.

Demonstruesit i panë dhe u trembën, se menduan se janë të ISIS, që pasi falen, shpërthejnë bombat.

Kjo na dëmtoi rëndë.

Dhe e pesta, që është kryesore, ka një zhgënjim pse Luli nuk i dogji mandatet para Kryeministrisë.

Kjo duhet sqaruar mire, se ka një keqkuptim.

Mandatet nuk digjen para Kryeministrisë, por duhen dorëzuar në Kuvend. Kuvendi hapet të enjte.

Ato duhen dorëzuar tek Gramoz Ruçi.

Ndaj ditën e enjte ejani edhe një herë që të asistoni në dorëzimin e mandateve.

Nuk do t’iu zhgënjejmë.

I juaji, Jari!”

Pas kësaj, komentuesi i parë i Jarit ishte demokrati Thërmia, i cili i kishte nisur një këngë labe, që e këndojnë tek fshati i vjehrrit të Lulit:

“Ai zjarr poshtë në përrua,

As u ndez e as u shua

As sevap, as mut su shkrua”

2 komente në “Jari demaskon kurthet që Edi Rama i kishte ngritur opozitës në protestën e sotme”

  1. sali 97 vrasje piramidat shkaterrimi i vendit says:

    o te humbt nishani ske per te pare pushtet me sy nuk e merr dot pushtetin me dhune dhe me kokpalaret e bathores me ne krye bac sali97

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje