Pas konfuzionit të krijuar nga shtypi rreth skenarëve të dhunës nesër në protestë, Jari vendosi të sqarojë demokratët se përse është e rëndësishme që nesër të japin dhe jetën për demokracinë:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Nesër është një ditë e madhe për demokracinë. Ne kemi dhjetëra arsye madhore përse nesër duhet të sakrifikojmë. Do të desha t’u rendis disa më kryesoret.
E para, ka të bëjë natyrisht me liderin tonë historik. Të gjithë e kemi parë si po plaket para syve tanë, si po këruset dhe ligështohet çdo ditë Doktori, nga meraku për demokracinë.
Ne i jemi mirënjohës atij njeriu për shumë gjëra.
Si mund ta lëmë ne atë të plaket pa u kthyer në pushtet?
Mendoni një moment larg qoftë që ai të vdesë dhe qeveria nuk shpall as ditë zie kombëtare.
Përfytyroni djalin e tij që ka pesë vjet pa punë dhe mezi mban shpirtin me dyqanin e brekëve të gruas në Bllok, duke u detyruar të iki çdo fundjavë në Vjenë, ose Spanjë, për bukën e gojës.
Përfytyroni vajzën e tij, që ka pesë vjet që merr vetëm rrogën dhe qiratë nga pronat, dhe nuk ka bërë asnjë punë si avokate, siç bënte më parë.
Si mund t’ia bëjmë ne këtë turp Doktorit, duke e lënë rrugëve në pleqëri, duke shëtitur tek vila në Lalëz, ndërkohë që ai harxhoi gjithë jetën për ne.
E dyta, mendoj për Lulin. Ai njeri ka lënë Holandën për Shqipërinë, dhe po jeton këtu në kushte çnjerëzore.
Vajzat nuk ja pranojnë në shkolla publike ku shkojnë gjithë shqiptarët, dhe ai detyrohet t’i çojë në një shkollë private që bën nga 22 mijë dollarë për secilën vajzë, pra harxhon 44 mijë dollarë në vit për dy vajzat, se nuk mund t’i çojë dot në shkolla publike, aq sa është rroga e tj për katër vjet si deputet.
Tre vjet të tjera ku t’i gjejë lekët ai?
Vetë është i detyruar të ndërtojë dy apartamente, në dy kate pallati, për t’u maskuar, që kur armiku të mendojë se ai fle tek kati poshtë, ai të jetë tek kati tjetër.
Xhafa dhe Kunati kanë tre vjet që nuk kanë dhënë dot asnjë leje, dhe Kunati i shkretë po gjezdis oligark më oligark të marrë zyrat pa qira.
E treta, që është një motiv i madh, është Paloka, heroi ynë. Që kur ka qenë në pushtet më 2009- 2013 në Lezhë, mezi privatizoi kampin e punëtorëve, dhe atë me një njeri problematic, dhe mori aty dy kate pa emrin e tij dhe tani po rron duke shitur çdo vit nga një apartament tek këta që pastrojnë para.
Qeveria ka mbyllur për inat të tij, gjithë lojërat e fatit dhe ai po kalon një periudhë depresioni.
Si mund ta lëmë ne heroin tonë rrugëve?
Fatmir Mediu ka 10 vjet që nuk ka vrarë asnjë njeri dhe nuk ka shitur asnjë tokë pronari. Si mund ta lëmë ne atë në mëshirë të fatit, ndërkohë që ka qenë besniku jonë!
Dash Shehi është detyruar të bëhet me çeçenët tek “Unaza e Re”, dhe pse ka gjithë jetën një parti që lufton kundër tyre.
Edi Rama e ka poshtëruar duke e bërë të mohojë dhe veten, dhe origjinën, duke e lënë në duart e të ardhurëve në Tironë.
Nard Ndoka që kur ka ik nga pushteti nuk bën dot më asnjë njeri për të qeshur. Kjo qeveri i ka vjedh dhe batutat.
Nuk dua të zgjatem me gjithë aleatët, por nuk mund të anashkaloj LSI-në.
Mos harroni se kanë një vit e gjysëm rrugëve pa pushtet, dhe të ardhurat kanë prekur fundin.
Po vazhdoi dhe pak kështu, ata nuk mbajnë më, ikin prapë me Ramën, ndaj duhet nxituar.
Bile mua më duket aq rëndë situate, sa dhe disa anëtarë të LSI në pushtet, si Ylli Dylberi, tani shajnë hapur ministrat që kanë ikur nga qeveria, për të ruajtur koherencën me LSI.
Kam parë disa postime të tij kundër Ben Ahmetajt, i cili e ka persekutuar duke e lënë drejtor të zakonshëm, pa lekë.
Kjo tregon se durimi po soset nga gjithë anët.
Por mbi të gjitha dua t’u kujtoj, se kriza ka prekur fundin, sa dhe Muli nuk fton dot gruan për darkë për Shën Valentin dhe e kalon me koleget e tij, që janë mësuar me varfëri, kurse Grida merr bukë me vete në punë.
Ndaj nesër duhet t’i japim fund këtij ferri. Më mirë një fund me tmerr, se sa një tmerr pa fund.
I juaji, Jari!”
Nuk ju duket se po e ekzagjeroni me jarin…mjaft me .ne vend te beni jarin qesharak me shume po beheni ju.vazhdoni me ngacmime personale e nuk ndaleni derisa beheni bajate.e ne presim lajme e opinione e ju vazhdoni me metodat parlamentare.alla shqiptare me the do te them me shave e kam rradhen… pa fund.e turpshme e shpifur
Mir e ka ADI, Jarit keshtu i hiken edhe deshira per te pozuar si strategu i levizjes boterore.