Sot ishte e enjte dhe Jari ishte i përqëndruar i gjithi tek Parlamenti.
Kur Paloka shtypi shiringën e bojës dhe e hodhi mbi Edi Ramën, ai brofi në këmbë dhe u gëzua njësoj si fëmijët, kur shohin filma me luftë.
E ndjeu që pas kësaj do niste furtuna dhe vendosi të japë mendimin e tij:
“Të dashur demokrate dhe demokratë,
Jari ju sqaron!
Tani dua të ndalem pak në arsyet që e shtynë këtë akt të madh të Palokës.
Doktori tha menjëherë pas seancës se Paloka nuk duroi dot që Edi Rama i kishte sharrë Lulin, ndaj edhe nuk u përmbajt dot, por u lëshua si një Mic Sokol modern mbi të.
Ndërsa PD-ja në deklaratë zyrtare tha se ai iu përgjigj kështu fyerjeve të përsëritura të kryeministrit, i cili e quante herë pas here thuthuq.
Vetë Paloka dha një version më heroik.
Ai thotë ‘se e bëra për të ndezur flakën e luftës më 16 shkurt.’
Kjo mospërputhje shkaktoi pak kunfuzion tek demokratët, se nuk dinin këtë të besonin, Doktorin, Lulin, apo Palokën.
I pari, që thoshte se Paloka të vret po t’i prekësh shefin, ndërsa i dyti, se ai nuk e duron bullizmin, ngaqë e kanë tallur që fëmijë, dhe reagon fort ndaj tij.
Ka edhe një shpjegim të tretë nga demokrati Thërmija i Durrësit, që thotë se Paloka ia kishte bërë benë Edi Ramës, që kur ai ndaloi bastet, sepse i ka hequr motivin kryesor të jetës.
Dhe mezi po priste rastin që të shpërthente.
Por unë mendoj se Paloka na ka përfaqësuar të gjithëve nga pak me atë që bëri në Parlament.
Ai është hakmarrë jo vetëm për Doktorin, Lulin dhe “Komandantin e Përgjithshëm’, por edhe për mua, që më kanë poshtëruar duke më zëvendësuar me Ismail Qemalin, sapo erdhën në pushtet.
Ndaj mirënjohja e çdo demokrati dhe lësëisti besnik sot shkon e gjitha për Edi Palokën, për të cilin do t’i propozoja presidentit të Republikës që t’i akordonte medaljen e trimërisë.
Shpresoj shumë që ky akt madhor të jetë regjistruar dhe të jetë i mjaftueshëm edhe për kunatin e Lulit, që ta ketë parasysh në listat e ardhshme të deputetëve të PD-së.
Paloka është një dhe shembulli i tij është i madh.
Por ai nuk është vetëm.
Ajo që ka më shumë rëndësi, është që të shtunën të gjithë në një zë të bërtasim: Ne jemi të gjithë Paloqe.
I juaji, Jari!”
Hahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa…. me lottttt!!!!
Hahahahaaaa ??????hahahahaaaa ???????
Si gjithmone Jari nuk i thote te gjitha. Ai kish kohe qe mendonte qe kunder Kryeministrit do dilte nje Mic Sokol qe do I tregonte vendit Drogmenit. Pasi e mendoi gjate dhe u konsultua edhe me Salen vendosi qe arma me efikase te ishte shiringa. Shiringa ka histori te hidhur. Ate e perdorin hajdutet kur plackisin banken. Ata kercenojne kashierin dhe i thone paret ose te shpova dhe shiriga qe eshte plot me HIV. Zakonisht ky solucion eshte ne ngjyre te kuqe. Shiringen perdori dhe Kimi i Korese se Veriut kur helmoi vellane e tij ne aeroport. Ka te dhena qe shiringa eshte perdorur edhe ne kohen e Romes ku politikanet helmonin njeri tjetrin thjesht per tu zbavitur. Ceshte e verteta Jari ka experience ne oerdorimin e armeve te kohes se sotme si ushtarak kariere. vecanerisht ai eshte numer nje ne perdorimin e automatikut qe ne kohen kur ai dhe shoket e tij u armatosen per te mbrojtur bustin e shokut Enver, por shiringa eshte me e frikshme. Ai imagjinoi me mendjen e vet qe ne momentin qe Paloka do i afrohej Kryeministrit me shiringe, Kryeministri me shpejtesi do dorzonte pushtetin, njelloj si bankieret qe dorezojne parate kur hajditi i kercenon me shiringe. Ai i spjegoi Palokes se si ta mbante shiringen me nje dore ne drejtim te Kryeministrit dhe te leshonte boje te zeze. Jari mendoi qe boja e zeze i pershtatej me shume fytyres burrerore te tij zeshkane, por Paloka nuk e degjoi. Ai perdori ngjyren blu si flamuri i PD. Jari, ashtu si dhe Paloka eshte person i persekutuar nga Socialistet. Paloken shpesh ata e quajne thuthuq, ndersa mua, tha Jari me quajne ulok. Si ne jane te persekutuar shumica e atyre qe do dalin ne revolucion. Ketu perfshihen jo vetem njerezit e thjeshte por vecanerisht ata qe populli i qorolepsur nga propaganda socialiste shpesh i quan hajdute, kriminele bile dhe spiune te Serbit. Te gjithe se bashku te shtunen le te bertasim: Te gjithe jemi Pa-loqe ose Palo-loqe.!
@Sport:
Je I madh …… Kam qeshur me lot…njeri thuthuq dhe tjetri ulok….
Jemi te gjithe Paloqe! ahahahahhaaha gjigand fare ?
Hahaha, hahaha shume faleminderit per artikullin
O sa kam qesh. Jemi te gjithe pa loqe, ne fakt ashtu jane.
Oooooooooo Paloqeeeeeee.
Hahaaaa..opo ku e gjete,fiks,ashtu jane,Jari dihet..