Jari tregon masat që ka marrë opozita për të ndaluar fenomenin "Murrizi"

23 Shkurt 2019, 18:48Antena TEMA

Jari sot u gdhi i shqetësuar sepse lajmet që i vinin për atmosferën e opozitës nuk ishin optimiste.

Euforia e ditës së parë kur Luli shpalli djegien e mandateve kishte rënë dhe rrallë dëgjohej ose lexohej ndonjë trim i çartur që të bërtiste fitore prapë.

Por mërzia iu shtua kur lexoi përgjigjen e Myslim Murrizit, i cili me një fjalor agresiv i shante të gjithë udhëheqësit e rinj të PD-së me libër shtëpie.

Por më e keqja ishte se kishte një paragraf edhe për Jarin. Pavarësisht se pa emër, i madh dhe i vogël e dinte që vetëm ai kishte qenë në Shkollën e Bashkuar për të mbrojtur votat e Ramiz Alisë.

I pikëlluar sa më s’bëhet, por edhe me një ndjenjë urrejtjeje të tmerrshme në zemër, Jari u betua për hakmarrje dhe nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

Të nderuar demokratë, Jari ju informon!

Myslim Murrizi është armiku më i zi në gjithë historinë e partisë sonë, por ju mos u shqetësoni pasi ne i kemi marrë të gjitha masat që shembulli i tij të mos ndiqet nga tradhtarë të tjerë.

Për të parandaluar hyrjen e atyre demokratëve të listës vijuese në Parlament, është vendosur që Lymit t’i digjet shtëpia në mënyrë që të tjerët ta dinë se çfarë i pret nëse do ta pranojnë mandatin.

Për këtë aksion është ngarkuar Flamur Noka, i cili ka kërcënuar publikisht para disa ditësh që të mos guxojë njeri që të marrë mandatet e djegura të Lulit.

Me këtë rast, provojmë edhe Flamurin në është trim vetëm me fjalë, apo është vërtetë i fortë siç i ka nxjerrë namin vetes.

I vetmi problem që na ka dalë është ajo Rudina Hajdari, që më duket se nuk do ta dorëzojë dhe bën kot sikur është me shërbim jashtë shtetit.

Por kemi shpresë që kur të digjet shtëpia e Lymit ajo të ndryshojë mendje nga frika, sepse vila e Azemit është prej druri dhe merr flakë shpejt.

Për këtë plan jemi në koordinim të plotë edhe me LSI-në, e cila është dakord që të dënohet rëndë Lefter Koka, por nuk po gjen dot njerëz që të aplikojnë ndëshkimin.

Në këto kushte kemi vendosur që t’i hedhim në erë pistën e Vollgës dhe të rrëmbejmë Nar Kokën, që ta bëjmë të tërhiqet.

Për realizimin e këtij aksioni të vështirë janë caktuar Pëllumb Berisha dhe Sabah Jemishta, si dy demokratët më të guximshëm durrsakë denbabden, që nuk e kanë tradhtuar kurrë Lulin.

Dhe nëse ata e shtijnë në dorë Narin do ta detyrojnë Edi Ramën që të ulet patjetër në një tavolinë ngjalash me Lulin maksimumi më 1 prill, domethënë para zgjedhjeve lokale.

Pas suksesit të këtyre operacioneve, askush nga lista e PD dhe e LSI nuk do të guxojë më të marrë mandatin dhe armiku më i zi në historinë e PD-së, Myslim Murrizi do të mbetet si ujk i vetmuar në Parlamentin e drogës dhe të krimit.

Ndaj mos u dekurajoni, se gjaku i mandateve të Lulit dhe të Monës nuk do të shkojë kurrë kot.

I juaji, Jari!

2 komente në “Jari tregon masat që ka marrë opozita për të ndaluar fenomenin “Murrizi””

  1. Martini says:

    Ah more Mero Baze pasi e qënë thëngjill i mbuluar.E mbante me krimet bërë çmos për ta ringritur si Ante udhëheqësin më të madh të jugut pas Ali Pashës BUJAR NISHANIN të cilin megjithëse me gjysëm kapaciteti po e përdor si komardare për shpëtimin e Internacionale së IV që quhet PD E cila është në buzë se gropës të mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje