Jari shpjegon pse u shpik historia e arrestimit të Dakos!

26 Shkurt 2019, 19:28Antena TEMA

Pas interesit të madh që ngjalli tek demokratët paralajmërimi i Lulit se në mbrëmje do arrestohej Dako dhe nuk ndodhi asgjë, Jari e pa të udhës të sqaronte demokratët për të vertetën që të mos quhej dështim.

“Të nderuar demokratë!

Jari ju sqaron!

Historia e Dakos është kështu. Zakonisht të hënave Fevzo e ka problem emisionin politik. Siç ka ndodhur dhe herë të tjera, ai zakonisht kërkon që njerëzit para se të arrrestohen të shkojnë në emision, ose ata që nuk shkojnë në emision të arrestohen.

Kështu na ndodhi me Saimir Tahirin. Sapo ne e bëmë gati ta arrestonim me Llallën, ai vuri veton dhe tha: “E dua në emison sonte, pastaj arrestoheni!”.

Kështu që Saimiri shkoi në emision dhe nuk u arrestua.

Tani e njëjta gjë ndodhi dhe me Dakon. Meqë audienca po binte ai i kërkoi Lulit dje të bënte një deklaratë që pritet arrestimi i Dakos.

-Po pse pritet gjë,- e pyeti Luli?

-Po jo mo burrë, por ti thuaje që unë të kem mundësi të ftoj njerëzit për emision, të diskutojmë për këtë gjë.

Pastaj ai nuk do arretsohet dhe themi e shpëtoi Rama.

-A shumë mire,- tha Luli. Po prokuroria?

-Po hajt o burrë se i themi atij zëdhënësit të bëjë një deklaratë as mish, as peshk, që të duket sikur po ndodh diçka. E kemi djalin tonë.

-A shumë mire,- tha Luli.

Dhe e bëri deklaratën.

Pasi bëri deklaratën Fevzo filloi t’ju telefonojë të ftuarve duke u thënë : -E dëgjuat Lulin. Do arrestojnë Dakon. Eja të jemi në emision live kur ta arrestojnë.

Kështu u bë emisioni.

Tani unë e kuptoj që ju jeni të zhgënjyer, por këto janë manovra normale që bëhen shpesh për emisonin e Fevzos. E gjitha ka nisur se Fevzo e ka thirrur Dakon prap në emision dhe ai i ka thënë nuk vij më tek ty.

Prandaj të dashur demokratë nuk ka ndodhur asnjë dështim. Luli ka bërë detyrën që i ka kërkuar Fevzo. Por dhe Dakos do t’i vijë dita mos u mërzisni. Do ketë prap emision.

I juaji Jari!”

1 komente në “Jari shpjegon pse u shpik historia e arrestimit të Dakos!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje