Jari shpjegon kthimin e mandateve në Kuvend dhe ekuilibrin Rusi- SHBA që po vendos Luli!

25 Shkurt 2019, 18:47Antena TEMA

Jari u hutua shumë sot nga kthimi i mandateve në Kuvend. Shumë demokratë e telefonuan dhe i thanë që kjo është një lojë e Lulit me Ramën, që “edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet”. 

Por Jari nuk e pranon kurrë këtë tezë. Ndaj vendosi të sqarojë mbështetësit e tij!

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron!

Ka shumë thashetheme që Edi Rama i çoi mandatet e deputetëve të opozitës në Kuvend, pa kaluar në Komisionin e Mandateve, me qëllim që të ishte veprim antikushtetues dhe kur të fillojnë negociatat, ai të anullohet si i paligjshëm.

Nga kjo kanë lindur dyshimet se Edi Rama ka bërë marrëveshje me Lulin që Rama t’ua heqi mandatet në mënyrë të paligjshme, duke shkelur Kushtetutën dhe kështu të ketë mundësi të lërë nje derë hapur, kur të ulen për negociata.

Por e vërteta nuk është ashtu.

Qëllimi i Edi Ramës ka qenë të shmangte Komisionin e Mandateve, pasi aty duhet të paraqitej sërish Doktori, dhe ai nuk e duron dot më në Kuvend. Me kthimin në Kuvend dhe korrigjimin e procedures, çdo gjë është në rregull, dhe ju siguroj që nuk ka Marrëveshje mes Lulit dhe Ramës për këtë çështje.

I vetmi problem që kemi është që, lëvizja e fortë e opozitës të vendosë një ekulibër mes Rusisë dhe SHBA në këtë vend. Në këtë pikë Luli ka bërë lëvizje të zgjuara. Ai po financon me paratë e PD një portal, ku përdor emra femrash të huaja që të shafaqen pro propogandës ruse dhe kundër SHBA e BE, për qëndrimet e fundit.

E gjitha kjo duhet marrë si një pjekuri e lartë e Lulit, i cili po përpiqet të vendos ekuilibrat mes Lindjes dhe Perëndimit në këtë vend, një teori që e ka pasur dikur dhe shoku Ramiz. Duke qenë udhëheqësi i parë i lartë që po vendos ekuilibrat mes Rusisë dhe SHBA në Tiranë, ai ka për t’u pëlqyer si lider botëror me vizion të qartë për të ardhmen e botës dhe pastaj ka për t’u hyrë në zemër të shqiptarëve. Ndaj, nëse shikoni që dikush nga gazetarët pro Lulit sulmon SHBA dhe ndonjë tjetër flet në Tv ruse ndërkohë që paguhet nga paratë e zeza të PD, dijeni se jemi duke luajtur një rol të madh në ekuilibrat botërorë, duke vendosur ekuilibrin mes Rusisë dhe SHBA. Vetëm një lider më vizion të madh botëror mund ta bëjë këtë.

I juaji Jari!”

1 komente në “Jari shpjegon kthimin e mandateve në Kuvend dhe ekuilibrin Rusi- SHBA që po vendos Luli!”

  1. Martini says:

    Bujar Nishani është ftuar nga Putin,që të parakalojë në Sheshin e Kuq në Moskë,në përvjetorin e fitores mbi fashizmin,si përfaqësues i denjë i luftëtarëve shqiptarë antifashist të Ballit Kombëtar.Me uniformën karakteristike të këti formacioni luftarak legjendar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje