Sot pasdite janë publikuar fotot e Lulit duke ikur me gruan në Holandë.
Zakonisht Luli ikën në shtëpinë e tij në Holandë të premte në mëngjes me avionin e pare të orës 04:00.
Ikja qysh të enjte ka ngjallur debate dhe Jari vendosi të marrë pjesë në këtë debat:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Ka nisur një debat i ashpër pse Luli këtë fundjavë iku qysh të enjte për në Hollandë me gruan, dhe jo të premte, kur ikën zakonisht.
Është e lehtë t’i kërkosh tani llogari Lulit, por është e padrejtë të ndërhysh në jetën e tij private.
E para, Luli nuk është më deputet dhe ka më shumë kohë për t’u çlodhur dhe për të ndenjur me familjen.
Ndërsa më parë dita e enjte ka qenë ditë parlamenti, këtë javë ishte pushim, se u bë të marten, dhe ai kishte boll kohë.
Pas një jave të lodhshme dhe protestës së ashpër të 5 marsit, ai ka nevojë të çlodhet dhe të qetësohet disi.
Së dyti, ka shumë rëndësi dhe linja kur udhëton.
Të premte në mëngjes herët zakonisht me avionin e Vjenës është Karmina dhe Zeni, që shkojnë për fundjavë në Vjenë.
Përveçse ëshët pak e bezdisshme që të udhëtosh çdo fundjavë në Vjenë me të njëjtit njerëz, është dhe e lodhshme ora 04:00 e mëngjesit.
Duhet të çohesh që më 03:00 të mëngjesit, të ikësh në Rinas, të flesh në avion, të ndërrosh avion në Vjenë e kështu të ikën gjithë dita duke dremitur.
Asnjëherë nuk ngopesh me gjumë.
Këtë fundjavë Karmina nuk është në avion, se ka qëndruar në Vjenë dhe Paris gjithë javën, dhe Zeni do jetë vetëm nesër për Vjenë, kështu që vendosi ta shmangte.
Së treti, duhet të kemi parasysyh dhe hallet personale.
Lagështia në Holandë është më e madhe se në Shqipëri, shtëpia duhet ajrosur, lulet duhen vaditur, dhe duhet bërë një pazar i lehtë për fundjavë, që të kthehet me energji të reja të hënë në Shqipëri.
Për të gjitha këto arsye, unë e justifikoj ikjen që sot të Lulit për në Holandë.
Deri më 16 mars ai duhet të jetë në paqe dhe në qetësi, ndryshe nuk e rrëzojmë dot Ramën më 16.
Pas datës 16, ai do drejtojë Shqipërinë dhe e ka më të vështirë të lëvizë.
I juaji, Jari!”
Sala ja dorzoi PD Lulit dhe deklaroi se heq d’ore nga postet, po’ luli nga hollanda nuk mund ta drejtoje keshtu mbetet gjithmon sala.
I madh…!
Antena brenda familjes do te ishte me e pershtatur per dyshen Kryemadhi-Meta.
Eri