Jari i përgjigjet egër Evropës dhe mbron Zonjën e Parë!

28 Shkurt 2019, 17:52Antena TEMA

Pas sulmeve të ashpra të delegacionit të europarlamentarëve ndaj opozitës dhe sidomos kritikave për “Zonjën e Parë”, Kryemadhi, Jari vendosi t’i dalë zot vendit si ish- president:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Sot Europa ka treguar shpirtin e saj të zi dhe urrejtjen që ka ndaj shqiptarëve.

Duke qenë e bindur se shqiptarët e vërtetë janë shqiptarët që votojnë PD dhe LSI, Europa ka vendosur të ushtrojë genocid ndaj tyre, duke i lënë jashtë pushtetit dhe duke mos pranuar kërkesat e tyre për ndryshim pushteti.

Kjo është fytyra e vërtetë e Europës, e asaj Europe që rilindasit tanë e kanë pas quajtur dikur “kurva plakë”, e që këta rilindasit e rinj, e kanë shumë për zemër.

Të papranueshme janë dhe sulmet ndaj “Zonjës së Parë” që bëri zoti Knut Fleckenstein.

Në sulmet e tij dukej qartë se ai ishte i painformuar për zhvillimet në Shqipëri.

Ai quan “Zonjë të Parë” Kryemadhin, kur të gjithë e dimë që “Zonjë e Parë” është vajza e saj.

Duke qenë se janë dhe perëndimorë, ata e dinë mirë që prindërit nuk mund të ndërhyjnë në punët e fëmijëve dhe anasjelltas.

Në këtë rast, “Zonja e Parë” e vërtetë, që është vajza, nuk mund të ndërhyjë në punët e nënës, pasi gjërat janë të ndara.

Në këto punë nuk po ndërhyn dot presidenti, e jo më “Zonja e Parë”.

Dhe ai u detyrua të shkojë të takojq SISI në Egjipt, që të mos takohej me europarlamentarët, pasi nuk u dilte dot para me atë fjalor që përdorën.

Ndaj u bëj thirrje shqiptarëve njëzëri të dalim në rrugë, të kundërshtojmë çeljen e negociatave, pasi Shqipëria nuk mund të hyjë në një Bashkim Europian që drejtohet nga njerëz të tillë.

Këta duan të bëjn ligjin në shtëpinë tonë, të na fyejnë “Zonjën e  Parë” dhe të na poshtërojnë Doktorin.

Këtë nuk do të lejojmë kurrë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje