Jari autorizon Fevzon të bashkoje shqiptarët në Tuz

2 Mars 2019, 19:35Antena TEMA

Sot është një ditë e rëndësishme për shqiptarët në Tuz. Për herë të parë pas 25 vjetësh ata kanë vendosur të bëjnë një koalicion politik mes partive 

“Marrëveshja e Aleancës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe Unionit Demokratik Shqiptar”, për të formuar aleancën “Forumi shqiptar” me siglën e përbashkët “Malësia na bashkon”. Dhe kjo ka rritur shanset që të fitojnë kryetarin e Komunës.

Në raste të tilla Jari si figurë e kombit thirret që të jap kontributin e tij, por këtë rradhë ai preferoi tia jap këtë rol Fevzos. Kjo ka shkaktuar shumë dyshime tek mbështetësit e  Jarit, të cilët prisnin Jarin ta Luante këtë rol.

Të dashur demokrat!

Jari ju sqaron!

Më kanë shkruar shumë vetë përse sot shqiptarëve të Tuzit nuk ju drejtova unë që ti uroja për bashkimin, por ju drejtua Fevzo.

E mendova gjatë këtë punë dhe në fund mendoj se kam bërë lëvizjen e duhur.

Së pari kjo është një cështje zgjedhjesh dhe nuk dihet si dalin. Fevzo në këtë pikë është I kollajt, pasi ai zakonisht të gjitha parashikimet I ka me dy opsione. Dhe në këtë rast, ai ka parashikuar që shqiptarët ose do fitojnë, ose do humbasin nga koalicioni i tyre.

Kjo është një lehtësi e madhe, pasi në cdo rast Shqipëria nuk përzihet për keq me Malin e Zi, se e kemi vend mik. Dhe po fituan shqiptarët, është mirë por dhe po humbëm, Fevzo do thotë që ndikoi thirrja e tij dhe u bë mirë.

Së dyti në Tuz, Fevzn e shikojnë cdo natë në televizor dhe kanë rast tu dal emri i fshatit në televizor nëse fitojnë zgjedhjet. Por dhe nëse nuk fitojnë, prap do tu dal, pasi Fevzo do tu shpjegoj pse ata humbën dhe si nuk e dëgjuan atë më parë.

Së fundmi mendoj se disa detyrime, që janë mbi palët, në këtë vend duhet tia lëmë Fevzos dhe jo të angazhohemi ne, që shpesh kemi qëndrime të njëanshme. Zgjedhjet në Tuz kanë rëndësi pasi fshati Tuz, ka dhe shqiptarë katolik dhe shqiptarë myslyman dhe malazes ortodoks, dhe në këto raste duhet një faktor bashkues mbarëkombëtar.

Ndja ju bëj thirrje mbështetësve të mij të qetësohen, pasi Fevzo e ka bërë me miratimin tim këtë kontribut për kombin. Dhe është e sigurt që do ti dal parashikimi, pasi sic ka thënë dhe ai, shqiptarët, ose do fitojnë, ose do humbasin në këto zgjedhje.

I juaji Jari

3 komente në “Jari autorizon Fevzon të bashkoje shqiptarët në Tuz”

  1. Arbeni says:

    saliu si agjent serb vetëm i perçau dhqipetaret midis njeri tjetrit.Ku ka fytyre bullari dhe partia e saliut te flasin per bashkim shqipetaresh,prandaj Mero beji te fala dhe dergoi nje ik pirdhu nga une ?????.

  2. Leme Bregu says:

    Futini nje tegel te mire atij Fevziut si dikur nga toiletet e Rognerit kur e shqepte Zhyljeni se keshtu eshte mesuar ky Blendi Fevziu. Tani me thoni me keto bema e mundet ky koran i rrahur i Myzeqese te bashkoje shqiptaret, qofte dhe te nje fshati te vogel si Tuzi apo Starova?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje