Jari kërkon masa mbrojtëse për deputetët që presin në lista si zëvendësues

1 Mars 2019, 17:48Antena TEMA

Pas lajmit se deputetët e listës së LSI, thuajse po plotësojnë gjithë vendet e mbetura bosh, një garë e heshtur ka nisur dhe nga lista e PD.

Thuajse gjithë kryetarët e partive të vogla, po e marrin mandatin, dhe deri tani janë dhjetë deputetë.

Por rreziku nuk qëndron tek këta që kanë shprehur gatishmërinë, por tek të tjerët që vazhdojnë presin pas këtyre.

Sa më poshtë janë në listë, aq më të vendosur janë të marrin mandatet.

Ndaj Jari shikon rrezikun e përplasjes fizike mes tyre dhe bën thirrje për masa mbrojtëse ndaj tyre:

“Të dashur demokratë, Jari ju sqaron!

Përveçse PD gjendet para një rreziku të madh se mund t’i zëvendësohen vendet nga njerëz pa vlera, ekziston një rrezik tjetër që mund ta keqpërdorë Edi Rama.

Shikoj se kandidatët në vendet e dyta dhe të treta në pistën pritëse janë shumë të vendosur ta marrin mandatin, dhe ekziston rreziku që të ketë sulme fizike dhe vrasje nga deputetët që janë më përpara në listë, për t’u hapur rrugë atyre që janë më pas.

Rivaliteti ka shkuar aq tutje, sa tani është vënë në rrezik integriteti fizik i njerëzve që janë në lista dhe që u ofrohet mandati.

Ata që presin pas, i ka kapur frika se tani do ta pranojnë të gjithë mandatin, dhe rrezikojnë të sulmojnë fizikisht këta që kanë radhën.

Rreziku më i madh është se kanë kuptuar që ajo deklarata që kanë nënshkruar është kot, biles antikushtetuese, dhe nuk e kontrollon dot më situatën, pasi dhe deklaratën e kanë firmosur, dhe mandatin shkojnë e marrin.

Për këtë duhet t’i propozojmë publikisht qeverisë t’i marrë në mbrojtje gjithë deputetët e listës, pasi rreziku është shumë i lartë dhe përgjegjësia do të bjerë mbi qeverinë.

Çfardo gjë që të ndodhë, të paktën të bëhet fajtore qeveria.

Akoma më i madh është rreziku tek ata aleatë që kanë dy parti të ndara, siç është Balli Kombëtar, ku fjala vjen, Alimadhi  mezi pret mandatin, por mund të vrasë Rroshin, që e ka radhën para tij.

Pashë jo pa shqetësim deklaratën e kryetarit të konservatorëve, i cili bën thjirrje të mos i preket mandati elektoratit konservator dhe se me të, nuk mund të luajnë të tjerët si të duan.

Ose rasti i Gjuzit tjetër në Durrës nga LSI, që mezi po pret mandatin, por i ka dalë një grua para dhe po ja merr.

Kjo ma mbushi mendjen se këta njerëz janë në rrezik dhe mund të eleminohen nga kundërshtarët.

Mbrojtja fizike e tyre nga qeveria dhe marrja e përgjegjësisë ligjore nga qeveria për jetën e tyre, është një domosdoshmëri që opozita të çlirohet nga përgjegjësia ndaj jetës së tyre.

Pastaj po vranë njëri- tjetrin, kokën hëngërshin.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari kërkon masa mbrojtëse për deputetët që presin në lista si zëvendësues”

  1. iilir soko says:

    Bravo Mero. Me Jarin ke gdhendur nje personazh edhe per te qare edhe per te qeshur. Kur zgjohesh me Jarin ” tend ” e kaluara vjen si tragjedi, ndersa e tanishmja casti kur Jari parakalon edhe Shvejkun. Staturen e Jarit e ke hipur mbi Rosinantin e Don Kishotit te SHQUP-it.
    Mos e harro Jarin. Eshte me i miri. Eshte me i dituri i tyre !….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje