Ka plasur një debat i madh sidomos në Kosovë, pse Presidenti Meta ka dekoruar me urdhërin “Kalorës Nderi i Skënderbeut” Dardan Gashin, një ministër të Haradinajt.
Debati ka doza xhelozie, pasi Dardani është i vetmi ministër i pavarur në qeveri, pasi nuk përfaqëson asnjë parti. Ai zakonisht shpërblehet duke u bërë ministër, pasi mundëson formimin e qeverisë.
Ndaj dhe Jari e pa të udhës të bëjë këtë sqarim:
Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron.
Debati që është ngjallur rreth dekorimit nga presidenti Meta të Dardan Gashit nuk ka baza reale. Unë vetë kam dekoruar sa e sa njerëz që nuk i njihte askush, por kjo s’do të thotë se nuk kishin vlera. Kam dekoruar Akiun e Vjenës që bën pica, mamanë e Karminës që bën palestër, parukieren e gruas që rregullon flokë, guzhinerin tonë etj. Ndërsa dekorimi nga zoti Meta i Dardanit ka plot arsye.
E para ai e meriton prej emrit. Duke pasur emrin Dardan ai është qartazi një paraardhës i epokës së Skënderbeut dhe nënkuptohet që i takon një kalë i Skënderbeut. Duke e shpallur kalorës nderi, thjesht respekton dardanët që më pas u kthyen në arbër.
Së dyti Dardani është shtëpi pushke. Vetëm para një jave Gjykata e Kosovës e ka dënuar për përdorim armësh pa leje në ambient publik. D.m.th. Dardani vazhdon e qëllon me armë rregullisht siç i ka hije një kalorësi të Skënderbeut. Atëhere kishte shpata e shigjeta, tani ka pistoleta. Rëndësi ka t’i kesh gjithnjë në brez. Si mund ta përfytyrojmë një kalorës të Skënderbeut pa armë në brez dhe pa qëlluar me të.
E treta Presidenti ka pasur kriter që i dekoruari të jetë intelektual i pavarur. Dardani është krejt i pavarur. Nuk ka pasur kurrë ndonjë parti të vetën, dhe as ka ndërmend të ketë. Mjeshtëria e tij është si të bëjë bashkë disa parti që formojnë qeveri dhe si bonus merr që të jetë ministër vetë.
Në këtë pikë, ai portretizon më së miri Skënderbeun, i cili po ashtu nuk kishte parti, por përdorte princat lokalë, i mblidhte në Besëlidhje dhe vetë bëhej kryetar i tyre.
Ndaj mendoj se ai e meriton atë titull. Në fund të fundit një Kalë të Skënderbeut i ka dhënë. Këtu qeveria po blen vetura të reja e s’po ndihet kush.
E fundit që është pak sekret, ka të bëjë me Korenë e Veriut. Dardani ka qenë aty disa muaj dhe ka bërë një libër me kujtime për Kim Jongun. Librin e ka lexuar Presidenti Trump para takimit me Kim Jongun dhe ka mbetur i mahnitur. Ai ka porositur t’i jepet një dekoratë, pasi siç ka thënë “unë një orë ndenja me Kim Jongun e desh u çmenda jo ky që ka ndenjë disa muaj”.
Për gjithë këto merita, Dardani e meritonte Dekoratën si Kalorës i Skënderbeut.
I juaji Jari!
Dardan Gashi minister leshi ky cope injoranti qe kur vizitoi arbereshet ne Itali vjet la nam me shpuren e tij neper restourante se udukej se u binte era mish derri pjatave qe vinin rradhe e i refuzonin, a thua se ishin ne Meke a ne bashkesine e hallall, e jo ne kryeqendren e shijes, artit dhe guzhines keta horra. Presidenti i Shqiperise e ben kalores te Skenderbeut kete islamik.
Antena brenda familjes, nje rubrike artistike e mahnitshme!
I Sa here qe nuk jam ne humor, lexoj Antenen…