Jari falenderon “Call Center”-at e Kunatit për komentet te faqja e Bruno Vespës

6 Mars 2019, 18:57Antena TEMA

Pas intervistës së djeshme të Edi Ramës tek emisioni “Porta a Porta” të Bruno Vespës, Jari u entuziasmua shumë nga komentet e djemve të rinj të punësuar tek “Call Center” i Kunatit, që u mobilizuan për komente negative në faqen e Facebook-ut të emisionit.

Dhe sot vendosi t’i falenderojë:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju falenderon!

Ajo që keni bërë dje tek faqja e Bruno Vespës ka shumë rëndësi, pasi i keni tregar publikut italian të vërtetën mbi qeverinë shqiptare.

Ne e njohim Bruno Vespën përmes Fevzos, por ata nuk mund të krahasohen.

Fevzo ka shumë autoritet kur interviston Ramën.

Ai i bërtet, i tund shkopin, e ndalon, nuk e lë të flasë, dhe mbi të gjitha, bën sherr personal me të.

Bruno Vespa që pamë mbrëmë, përpiqet të imitojë Fevzon, por është shumë larg.

Ai nuk dinte të pyeste, nuk dinte të ndërpriste, nuk mbante shkop në duar, dhe mbi të gjitha, i fliste me edukatë Edi Ramës, sikur të ishte servil i tij.

Kjo tregon se Vespa është shumë mbrapa Fevzos, edhe pse përpiqet ta imitojë atë.

Për këtë arsye, ekipi i djemve të “Call Center”-it të Kunatit shkëlqeu dhe më shumë.

Atë punë që e bën Fevzo në studio në Tiranë, këtë radhë e bënë të rinjtë e “Call Center”-it, duke e mbushur faqen me komente.

Është interesante se Vespa kishte thirrur në studio dhe Vittorio Zgarbin, një njeri ekscentrik, që nuk e do njeri në Itali.

Dhe ai ju servilos Ramës dhe e lavdëroi shumë, pasi Rama i ka dhuruar një gravatë me dizajn të tij, dhe një pikturë.

Kjo është njësoj sikur të thërrasësh në studio Lubonjën dhe ta korruptosh, duke i dhënë gjëra të tilla pa vlerë.

Ndaj mendoj se emisionet tona janë shumë më të mira se ato të RAI-t dhe Vespa, sado që përpiqet, nuk e arrin dot nivelin e Fevzos.

Po të mos ishin të punësuarit e Kunatit, dje do ishte një ditë e keqe.

Por falë tyre, sot jam i qetë dhe krenar.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari falenderon “Call Center”-at e Kunatit për komentet te faqja e Bruno Vespës”

  1. Amy says:

    shume e forte kjo !!!!hahahaha! tamam sipas radakes se jarit eshte menduar dhe shkruar!

  2. Muli says:

    E Mero, po e shtoje pak dhe tregoje se si sillet fevzo përballë doktor mortjes. Si i dhjetë në brekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje