“Halla” Doris, një pensioniste gjermane, dikur e afërt me Genc Pollon, është bërë e gjallë përsëri në ndihmë të opozitës shqiptare, dhe Jari për herë të pare në jetë të tij, ka ndjerë simpati për gjermanen e paepur.
Për vite të tëra e kishte urryer, se ajo i binte më qafë Doktorit, në favor të Genc Pollos.
Doktori i kishte mbledhur disa herë dhe i kishte sqaruar, duke u thënë se, “nuk kemi çfarë t’i bëjmë, se ajo ka rënë në dashuri me Pollon”.
Dhe prej atëhere Jari e kishte marrë inat.
Por sot e emocionoi.
Ndaj vendosi të shprehej:
“Të dashur demokratë, Jari ju sqaron!
Deklarata e sotme e “Halla” Dorisit, siç e quajmë ne, më ka prekur seriozisht.
Por sot, më shumë se sa për atë, vemendja jonë duhet të shkojë tek Genc Pollo, ky njeri i paepur, që nuk i harron kurrë miqtë e vet dhe i bën të ngrihen dhe nga varri, kur vjen fjala për PD-në.
Prej vitesh e kemi urryer “Hallën” Doris, se na shante Doktorin dhe mbronte Gencin.
Ndoshta atëhere dashuria për Gencin i kishte verbuar sytë dhe nuk e shikonte mire realitetin, por duke u plakur, e duke u kthjelluar.
Ja më në fund, sot kemi një deklaratë të qartë dhe emocionale.
Kjo tregon se Pollo është treguar sërisht në lartësinë e detyrës dhe ka bërë punën e tij bindëse që “Halla” Doris të flasë.
Kjo na bën borxhli me Gencin që nuk e zgjodhëm në Kryesinë e fundit dhe që shumë mbështetës të tij, po ashtu i lamë jashtë.
Kjo tregon se kur nxitohesh, bën dhe gabime.
Sot Pollo tregoi gjithë aftësitë e tij për t’i qëndruar në krah Lulit dhe PD-së, edhe pse është i pakënaqur me anashkalimin që i kanë bërë në zgjedhjet e fundit.
Pas kësaj që ndodhi, unë propozoj që Pollo të mbajë fjalën e rastit në mitingun e 16 marsit, për t’i treguar “Halla” Dorisit se ne nuk i anashkalojmë njerëzit e saj.
Edhe Tritanit i duhet dhënë më shumë kurajo të flasë, se ai nuk ka asnjë pengesë të thotë çfarë t’i kërkosh.
Shërbimi i fundit i zotit Pollo është nje mësim për gjithë demokratët që, pavarësisht si i kanë raportet me partinë, ata duhet të sakrifikojnë gjithmonë për të.
I juaji, Jari!”
Z. Mero Baze, po te shkruaj per here te pare, pasi nuk durohet me teksa ndjek rregullisht Tv dhe Web_et nga sa po ndodh ne Tirane e Shqiperi bashke prej vitesh e sidomos muajt e fundit. Kam ikur azilant me Ambasaden Gjermane ne korrik 1990 dhe kam fituar qe vitin e pare statusin e azilantit politik, sepse gjyshi im eshte pushkatuar ndersa babai dhe xhaxhai im jane burgosur djem te rinje nga rregjimi i PPSH per mbi 20-vite, dhe une jam rritur ne internim sebashku me femijet e tjere te familjes e fisit tim. Pra; o kam Une e vllezerit e motrat e mia dhe femijet e xhaxhait tim urrejtje per rregjimin e PPSH, Partise meme te Sali Berishes e Fatos Nanos, o jane shume shume pak te tjere qe duhet te kene… Por nje gje kam, teksa ndjek se cfare ndodh ne Median Gjermane, dhe padiskutim dhe opinionit publik gjerman kur jepen ngjarje kriminale si te ketyre koheve te fundit perpara KryeMinistrise apo Parlamentit, pasi une kam tre femije qe u linden e u rriten ne Gjermani, u shkolluan e punojne deri dhe ne Administrate ne pozicione pa dallim aspak nga gjermanet puro. Gjeja qe kam eshte, qe femijet edhe mbreme diskutonin me Mua dhe gruan time, se cfare degjonin ne bisedat qe benin gjermanet per sa shihnin ne TV apo Web_e apo Gazeta, ne lidhje me Shqiperine, nje opinion gjithnje e me negativ nga protestat e dhunshme me sfond teresisht kriminal. Qe ka halle populli, kete e dime te gjithe Ne ne emigracion, por qe ka dhe nje opozite super-kriminale qe nje parti gjoja e Djathte PD_ja e Sali Berishes, krye-kriminelit te fundit te PPSH akoma gjalle (njeriu i Serbise dhe i Rusise 100%), eshte ne lidhje te forte koalicioni me nje Parti filo te Majte, Komsomolase (organizata e Rinise Sovjetike), LSI_ja e Ilir Metes dhe gruas se tij Monika Kryemadhi (cifti Çaushesku pa asnje dallim), kjo eshte nje tmerr i madh, nje organizate gjigande Mafioze. Femijet e mi qe e kane vizituar shpesh Shqiperine keto vitet e fundit, jane te shtangur nga Opozita e sotme, te cilen e quajne Mafia e vertete e Shqiperise, qe po e shkaterron Shqiperine me cdo cmim, edhe pse Shqiperia ka bere jo pak perparime per t’ju bashkuar familjes se BE. E tmerrshme cfare po i ben Opozita PD+LSI dhe kriminelet qe i shkojne pas lidershipit te ketyre dy partive super-Mafioze, sepse dhe dje ne disa Web_e ne Gjermani eshte komentuar jo pak per Doris Pack nje ish-Eurodeputete nga radhet e te Djathtes Gjermane, qe del here pas here ne mbrojtje te PD, nderkohe qe jo pak dyshime shkruheshin per lidhjet e saja me nje eksponent te PD, nga i cili ka marre perqindje ne disa koncesione dhe Cash pagesa, vite me pare. Kjo eshte vertete korrupsion Mafioz dhe nje turp per Gjermanine, por nuk eshte vetem Doris Pack qe ka marre e merr pagesa nga Sali Berisha e Lulzim Basha nepermjet njefare Genc Pollo, sipas disa Web_eve dhe individeve qe merren me investigime per radhet e figurave VIP te politikes Gjermane.