Kunati i Lulit ka postuar sot një foto të tij, mes 40 grave që ka punësuar në kompanitë e tij.
Kjo foto e inspiroi Jarin t’i bënte atij një vlerësim për rolin që ka në krijimin e opozitës së re dhe frymën luftarake në PD:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Ka bërë shumë përshtypje sot postimi i një foto nga Kunati i Lulit, mes 40 grave.
Me gjithë ndonjë ironi të pashmangshme në këto raste, fotoja tregon fuqinë e investimit të Kunatit dhe besimin që ai ka tek grate, si forcë e madhe në shoqëri.
Së pari, kjo tregon se Kunati është udhëhequr në çdo veprim të tij brenda PD dhe në formimin e politikave të kuadrit, nga ideja se gruaja është fuqi e madhe në biznes dhe se duhet motivuar.
Është kjo asyeja që ai i besoi Grigjës rekrutimin e kandidateve gra më 2017, duke i besuar po asaj dhe llogaritë financiare me kandidatet gra.
Së dyti, tregon faktin se shumica e kandidatëve burra që ka përzgjedhur vetw Kunati, kanë tipare të buta femrore, janë të ndjeshëm dhe të prirur të respektojnë gratë.
Kjo gjë eshtë e theksuar dhe tek vetw lideri ynë Luli, por dhe tek ne të tjërët.
Edhe unw, edhe Doktori, gratw i kemi respektuar dhe i kemi dëgjuar në detyrat tona.
Së treti, fotoja është një përkushtim për Salianusin, që Prokuroria e ka thirrur për të dëshmuar më 8 mars.
Kunati ja ka dedikuar foton atij, për t’i treguar se ka një ushtri të tërë grash që e mbështesin.
Kundërsharët deshën ta nënvleftësojnë Salianusin, por pas shkëmbimit të sms-ve me Grigjën, reputacioni i tij mes grave është rritur dhe ai shikohet tashmë si një thëngjill i mbuluar.
Së fundmi, fotoja tregon se çdo akuzë ndaj Lulit, që atë e komandon gruaja, nuk qëndron.
Fotoja e Kunatit tregon se ai ka një edukatë familjare të konsoliduar, ku u jepet rëndësi grave, dhe kjo ka bërë që Luli të jetë thjesht pjesë e traditës së familjes së tyre.
Siç e ka thënë dhe vetw Kunati, po të mos ishte nëna e tyre, ata do vdisnin për bukë.
Ishte ajo që, duke qenë mbesë e Vebiut, punoi tek “Vefa”, “rregulloi babain në punë, pastaj motrën, pastaj na pagoi shkollat në Holandë, dhe ja ku jemi më në fund.”
Ndaj kjo e ka bindur Kunatin që duhet të besojw tek gratë.
Kjo foto e tregon më së miri.
I juaji, Jari!”