Jari shpjegon pse demokratët e pritën natën Lulin në Dibër

13 Mars 2019, 19:31Antena TEMA

Dje bëri përshtypje të madhe që Luli arriti në Peshkopi natën vonë, dhe ndërkohë që po zbriste nga makina, disa vetë i rrethuan makinën dhe filluan të brohorasin për të.

Lajmi bëri shumë jehonë në portalet e Lulit dhe u konsiderua si sukses i madh, që Lulin e njohin dhe natën.

Por Jari shikon anën tjetër të kësaj medalje:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Ka bërë shumë përshtypje fakti që Luli ka mbledhur demokratë natën në Peshkopi.

Unë e kuptoj mirë që ka plot njerëz entuziastë që e paraqesin këtë si një fuqizim të PD, por në fakt këtu është rasti të shikojmë rrezikun që PD ka nga diktatura.

Nëse e vini re, gjatë ditës së sotme Luli kishte më pak njerëz se mbrëmë natën.

Çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se njerëzit në Peshkopi kanë frikë të dalin ditën me Lulin, dhe dalin vetëm natën.

Ata kanë pritur të errësohet, dhe kur u siguruan që nuk ka ndriçim rruga, i dolën para makinës së Lulit.

Në vend që të alarmoheni se kjo është shenjë e standartit të diktaturës në Peshkopi, gëzoheni që dalin natën e jo ditën.

Sot që ishte dhe diell i mirë, ata nuk kanë dal në rrugë, siç duhet të dilnin, për Lulin.

Shumë nga ata që refuzojnë të presin Lulin, justifikohen se u vjen turp t’i shikojnë njerëzit me Lulin, se po të ishte Doktori do dilnin etj.

Por këto janë justifikime që tregojnë vendosjen e diktaturës në Peshkopi.

Edhe pse Luli ka bërë deklarata të forta për t’i prekur në sedër, siç është për shembull deklarata “Jam nip dibre, duhet të besoni tek unë”, apo të tjera të ngjashme, përsëri pjesmarrja nuk u rrit, pasi siç ka thënë një miku im, “Njeriu për njeriun është dibran”.

Një nga arsyet është dhe sulmi që ka bërë ndaj Ymer Lalës, që ka mbledhur vota për partinë e çamëve në Dibër.

Njerëzit e dinë që Ymeri i ka pas punët mire me Lulin dhe takoheshin herë pas here, dhe kanë dyshuar se kjo deklarata e Lulit, është lojë, dhe pasojat pastaj bien mbi ta.

Ndaj dhe pjesmarrja gjatë ditës ishte e vogël, kurse natën e madhe.

Kjo është një shenjë se dikatura është forcuar dhe nuk duhet të gëzohemi pse njerëzit natën dalin pro PD e ditën s’dalin.

Ose u vjen turp, ose u vjen frikë.

Po unë mendoj se u vjen frikë, se nuk jemi parti që shquhemi për turp.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari shpjegon pse demokratët e pritën natën Lulin në Dibër”

  1. AMY says:

    e forte kjo, ha ha ha !!!

  2. i djathti konseguent says:

    Mero mbetesh shume i vleresuar,sidomos kur pararaqet me transparence sinqeritetin e Jarit pa” mustaqe”.per” nipin e Dibres” kandidatin e ardhshem si Kryeminister,qe dote shpartalloje korrupsionin dhe do ta beje popullin shqiptar te “lumtur.”

  3. LG says:

    Kjo spjegohet me faktin se atje bëhet jetë nate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje