Në një intervistë të dhënë për shtypin shqiptar, Jari ka parashikuar se pas dy muajsh, Shqipëria do vdes për bukë dhe nuk do të ketë lekë për pensione dhe rroga.
Pas kësaj ai shpreson se njerëzit do ngrihen dhe do përmbysin qeverinë për t’i hapur rrugë ardhjes së Lulit në pushtet.
Parashikimi i tij ka ngjallur shumë shqetësime dhe Jari ka dhënë argumentat e veta për këtë.
“Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron!
Ajo që unë parashikoj si krizë buke dhe rrogash, pas dy muajsh, është e bazuar në një sërë vëzhgimesh deri në detaje, që unë i kam bërë krizës së sotme dhe zhvillimeve që priten.
Në këtë përfundim kam arritur pasi shikoj shenja të frikshme që i paraprijnë krizave të tilla.
Fillimisht dua të theksoj se futja e deputetëve të rinj të listës në Kuvend do rrisë shpenzimet për pensionet. Çdo deputet i ri që hyn, do marrë dhe rrogë si deputet edhe pension si deputet gjithë jetën, ndërkohë që deputetët që kanë dalë, do marrin dy të tretat e rrogës për tre vjet. Kjo do të shkaktojë krizë të fortë në skemën e pensioneve.
Sa i takon krizës së bukës, është evidente, pasi gjatë muajit janar dhe shkurt, muajt kur mbillet grurë, njerëzit nuk kanë mbjellë grurë, pasi kanë qenë në protestat e opozitës dhe Shqipëria nuk do prodhojë dot bukën e saj në Qershor.
Kjo është e sigurt dhe ne do vdesim për bukë.
Shpenzimet e njerëzve për udhëtime janë ulur nga frika e krizës dhe kjo duket tek Karmina dhe Zeni. Që të mos harxhojnë shumë lekë në udhëtime, ata rrinë më shumë jashtë se brenda pasi nuk duan të harxhojnë lekë për bileta.
Fevzo ka hequr dorë nga udhëtimet në vende luksoze dhe këtë javë ka shkuar në Kubë, një vend i varfër komunist për t’u përgatitur për krizën që po afron, pasi kemi harruar si ka qenë komunizmi.
Lulzim Basha ka filluar e rri vetëm 24 orë në Hollandë dhe kthehet sërisht se atje është shtrenjtë e nuk e përballon dot jetesën.
Doktori ka filluar dhe ikën e jeton në vilën e Lalzit, se aty i japin peshkatarët peshk falas dhe ul shpenzimet e jetesës.
Në protestat e fundit, ka pasur më pak Molotov, pasi benzina është shtrenjtuar dhe njerëzit kursejnë lekët.
Çuni i Faros është ndarë nga e dashura sepse nuk e përballonte dot financiarisht.
Lul Bashën e akuzojnë se s’ka diplomë, pasi ai nuk ka lekë ta printojë dhe ta tregojë që ka.
Listat e LSI do plotësohet me 17 deputetë, pasi ata thonë që kemi paguar lekët dhe duhet ti nxjerrim me rrogat që do marrim.
Kryetari i partisë pensionsitëve thotë se i është prishur çatia e selisë së partisë dhe po ia rregulloi PD, ai nuk hyn në kuvend, po ia rregulloi PS, hyn. Kjo tregon sa keq është gjendja.
Grida Duma ankohet që burri i saj s’ka para, kurse ata që kanë, përfundojn o në burg, o ndërrojnë jetë.
“Mzati” i Kamzës do rikandidojë dhe Luli e bëri publike. Kjo tregon që Kunati ka nevojë për para cash.
Këto dhe shenja të tjera na tregojnë se situata është shumë e rëndë dhe ky regjim nuk e ka të gjatë.
I juaji Jari!
Ky Bujar idioti meriton te behet personazh gallate ne te gjitha programet e humorit dhe me tej.Do te ngelet ne histori si njeriu me butaforik i ketyre viteve.Nerezit per cdo budallallek do ta citojne ate si autor.
HA HA HA, Mero i madh je, shume figure qesharake, dhe ka disa te verteta ne kete humor te sajuar, Jari figure bufatorike, si ata xhuxhet qesharak qe mbanin mbreterit njehere e nje kohe !!!!