Pas njoftimeve se Fevzo i është afruar kufirit kolumbian, Jari u entuziasmua.
Me siguri që Fevzo nuk ka shkuar kot, mendoi Jari.
Ai do të shkojë në Kolumbi dhe t’u kujtojë shqiptarëve Pablo Escobarin, simbolin e drogës dhe lidhjes me politikën, me qëllim që të dëmtojë qeverinë në Tiranë.
Ndja vendosi t’i dërgojë Fevzos një mesazh urimi dhe ta informojë për ngjarjet në Shqipëri:
“I dashur Fevzo,
Jari të sqaron!
Nga Shqipëria ka lajme të mira.
Çuni i Fahros përsëriti kërcënimit e 117 për tërheqje zvarrë të Edi Ramës, ndërsa Luli e thelloi nga Berati kërcënimin, duke e paralajmëruar të mos ta gjejë në Tiranë në datën 16.
Këta të huajt vazhdojnë na sulmojnë, por sa më shumë na godasin, aq më shumë na forcojnë unitetin.
Dje kemi përjashtuar Rudinën, vajzën e Azemit, dhe Gaz Bardhi doli publikisht dhe mori përsipër të vazhdojë idealin e Azemit.
Siç e tha dhe Gazi, të ndjekësh rrugën e Azemit duhen bythë, dhe për këtë shkak ai e mori vetë përsipër këtë mision.
Rudina s’ka më punë me Azemin dhe po e përmendi diku, do mbajë përgjegjësi.
Jemi shumë të interesuar meqë po mbërrin në Kolumbi të bësh një emision për Pablo Escobarin dhe lidhjet e tij me Edi Ramën.
Kemi të dhëna se Erion Veliaj ka vizituar një ditë fsheurazi fshatin e tij të lindjes, në Medlin, ndërsa Edi Rama e mban Netflixin vetëm tek filmi Narcos.
Është interesante të bësh prej andej një emision, meqë Batonin dhe Blushin e ke me vete, fto dhe dy kolumbianë, dhe del interesant.
Ideja është që ta lidhësh situatën në Kolumbi me gjendjen këtu.
Emisioni “Opinion” këto ditë ka pas tema interesante, edhe pse ke munguar ti.
Tema e guruve përshembull ka lënë shumë përshtypje të mirë në popull, por kam frikë se kanë censuruar pjesën kur guruja parashikon rrëzimin e Edi Ramës.
Nëse ka lajme të reja nga Venezuela, na thuaj, pasi mezi po presim se si do përfundojë kjo puna e heqjes së dritave.
Po funksionoi atje, dhe ne do hedhim në erë Fierzën dhe Edi Rama do dorëzohet.
Me shtylla tensioni në Laç dhe Fushë Krujë, nuk ja dalim dot.
Duke shpresuar se do kesh një pritje entuziaste në aeroport, shpresoj të të shikoj në linjë direkte nga Medlina, vendi i Pablo Esobarit, për t’u treguar shqiptarëve se si përfundojnë narko-trafikantët.
I juaji, Jari!”