Jari vendosi sot t’u përgjigjet gjithë atyre që kriktikojnë PD-në, pse zgjodhi datën 16 mars si ditë proteste, meqë më 16 mars ishte dita kur u varrosën viktimat e Gërdecit.
Ai ka shumë argumente kundër kritikëve:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Të gjithë ata që kritikojnë pse kemi lënë miting më 16 mars, ditën e varrosjes së të vrarëve në Gërdec, kam një përgjigje të qartë dhe të prerë.
Në cilësinë e ish- ministrit të Brendshëm të asaj kohe, unë jam krenar për punën që kemi bërë si Ministri atë ditë.
Kemi hapur në kohë rekordë 26 varre, kemi marrë përsipër shpenzimet e varrimit dhe drekën e varrimit.
Ka pas korrupsion në disa raste, pasi disa familje kishin më shumë se një të vrarë, dhe ne u kemi pas dhënë lekë vetëm për një drekë, kurse ata donin lekë për gjithë të vrarët, por i kapëm në kohë dhe nuk na i vodhën dot lekët.
Nuk lejuam pra që ata që kishin më shumë se një të vdekur në familje, të merrnin më shumë se një here lekë për drekë varrimi, se në fund të fundit, një drekë bën për gjithë të vrarët.
U shpërndamë lekë cash në kohë rekord dhe në këtë pikë na ndihmoi dhe Fiqua i Vorës, që kishte cash.
Pastaj ju përveshëm punës për pastrimin e zonës dhe rindërtimin e saj.
Falë nesh Gërdeci u bë një fshat që lulëzon mbi gërmadha, dhe ne jemi krenarë për këtë.
Fakit që ne bëjmë miting më 16 mars, tregon se jemi kokë lartë përballë viktimave.
Nuk u kemi asnjë borxh.
U kemi dhënë para, u kemi ndërtuar shtëpitë, dhe u kemi siguruar të ardhmen.
Nga ana jetër, ne e bëjmë mitingun më 16 mars, pasi kemi dhe problemin e Doktorit.
Baxhanaku i tij u varros më 16 mars dhe ai nuk shkoi në varreza, se nuk e njihte.
Shkoi vetëm Gita me Zenin.
Tani çdo 16 mars, ata kanë një siklet, se duhet të shkojnë për vizitë nga tezja.
Për t’ua hequr këtë siklet, ne e bëmë 16 marsin protestë, që ata të justifikohen dhe të thonë: “Nuk të erdhëm dot për vizitë, se ishim në miting”.
Po mbi të gjitha, ne e lamë mitingun më 16 mars, pasi duam ta fshijmë nga historia këtë ditë si ditë tragjike, dhe duam ta bëjmë ditë heroike.
16 marsi i 2019-s duhet të jetë heroic, që të eklipsojë 16 marsin e 2008-s.
Ndaj të jeni krenarë që e kemi lënë në këtë datë.
I juaji, Jari!”