Fevzo i shkruan kryeprokurorit të Zelandës së Re, për autorin e masakrës në xhami

16 Mars 2019, 19:00Antena TEMA

Pas mbërritjes nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa ishte ende i lodhur dhe i përgjumur, Fevzo u godit keq nga lajmi për masakrat në xhamitë në Zelandën e Re, ku humbën jetën rreth 50 vetë.

Por nuk mjaftoi kjo, dhe shtypi botoi një foto, ku vrasësi kishte shkruar mbi automatik, emrat e dy prijësve shqiptarë të Mesjetës, Skënderbeut dhe Arianitit.

I zemëruar me vrasësin, Fevzo vendosi t’i shkruajë kryeprokurorit të Zelandës së Re:

“I nderuar zoti kryeprokuror.

Unë që po ju shkruaj, jam një nga njerëzit më popullorë të Shqipërisë në botë, që kudo ku shkoj, më presin në aeroporte me parrulla “Mirëserdhe” dhe në çdo vend kam miqtë e mi të mëdhenj, që janë njerëz të rëndësishëm.

Në fakt, në Zelandë të Re kisha planifikuar të vija pas dy mujash, pasi dhe aty kam shumë miq që më presin, por tani po e rishikoj vendimin.

Me sa mora vesh, ky krimineli që ka bërë masakrën, ka marrë vesh që do të vija unë në Zelandë të Re, dhe ka kryer maskarën për të prishur atmosferën e vizitës.

Sipas gjasave, ai është me origjinë serbe, dhe me qëllim për të më prishuar gjakun mua, ka shkruar në automatik dhe emrat e dy prijësve shqiptarë të Mesjetës, si njerëz që kanë vrarë myslimanë.

Unë jam vetë mysliman, biles tre nga tetë gjyshët e mi kanë qenë dhe hoxhë.

Por dy nga gjyshët e mi kanë prejardhje nga Skënderbeu, ndërsa 3 të tjerët nga Arianiti.

Kjo hedh poshte katërcipërisht faktin që dy prijësat tanë ishin anti-myslimanë.

Ata ishin anti-osmanë, por jo anti-myslimanë.

Vetë Skënderbeu kishte emrin me të tre fetë, edhe Gjergj, edhe Skënder, edhe Kastriot.

Unë e thashë dhe këtu në Shqipëri, dhe u bë ligj menjëherë, që kush na shan heronjtë tanë, të dënohet.

Ndaj do të desha që këtë ligj ta bëni dhe ju në Zelandë të Re dhe kur të vij unë aty me pushime, të jetë vënë në zbatim.

Dua që këtij vrasësit t’i shtoni dhe një akuzë për Skënderbeun.

Kjo do më ndihmonte shumë ta shpejtoja vizitën në Zelandë të Re.

Në të kundërt, nuk shkel aty pa e bërë këtë që u them dhe për pasojat do përgjigjeni vetë ju, para adhuruesve të mi në Zelandë të Re, që mezi më presin.”

6 komente në “Fevzo i shkruan kryeprokurorit të Zelandës së Re, për autorin e masakrës në xhami”

  1. Emigranti says:

    Lesh me qime

  2. Isla says:

    Ik mo rrotë kaçkavalli. Nipi i skenderbeut bythajote. Islamofil i ndyre.

  3. Petrit says:

    Keni gjet njeriun e gabuar per tu tallur.
    Eshte 1000 vite perpara shokut mero bytha dhe paçavures tema

  4. Lori says:

    Nuk besoj qe ka fyrje me t madhe se Fevzo te deklarohet pasardhes i Gjergjit. Sa i perket kesaj qe thuani, i pari duhet te gjendeni ju ne banken e akuzimit. Mos u mundo ti fusesh shqiptaret me nje thes me arabo/afrikanet.

  5. Shqiptari says:

    Kush esht ky tukofil qe to ti tregoj Zelandes prtalla more…ata qe jan musliman te verrtet nuk shkojn ne vendet Krishtere per ta shitur bythen per lek…por rrin ne parajsen e islamit fukara…

  6. undefined says:

    Fevzo neperka qe helmon vendin ku jeton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje