Një numur i madh zjarresh po shfaqen papritur në disa vende të Shqipërisë. Në Tiranë Qafë- Shtamë, Kavajë, Berat, dhe në disa vende të Jugut, fare papritur ka nisur të bien zjarre në pyje.
Zakonisht zjarret bien në verë. Është hera e parë që ato shaqen në fund të Marsit.
Jari vendosi ta shfrytëzojë rastin për t’u dhënë zemër demokratëve.
Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron!
Edi Rama i ka ditët e numuruara. Njësitet tona guerile kanë marrë urdhër të sulmojnë me çdo mjet me qëllim destabilizimin e vendit. Pas hedhjes në erë të shtyllave të tensionit kemi dhënë urdhër t’i vihet zjarri çdo mali, me qëllim që zjarfikëset që na shpërndajnë ne në demonstrate, të detyrohen të shkojnë të fikin zjarret dhe të mos jenë në bulevard.
Numuri i zjarreve do vijë duke u rritur deri në dartën 13 prill, kur Shqipëria do jetë e gjitha në flakë.
Edi Ramës do t’i dridhet toka nën këmbë. Sandër Lleshi duhet të cojë makinat me ujë në male për të fikur zjarret dhe jo ti sjellë para qendrës “Toptani” për të na lagur ne.
Nga ana tjetër djegia e pyjeve rrit karbonin në atmosferë dhe njerëzit stërviten për të duruar gazin lotsjellës.
Dhe ky është një proces stërvitor tre javor deri ditën e ardhjes së mitingut.
Klevesi, do të niset nesër në Mokër dhe Pogradec të ndezë dhe andej zjarre, duke djegur goma makinash, duke pasur ndihmës disa nga ata të Unazës së Re. Të tjerët janë në rregull se harta e zjarreve po plotësohet.
Ndaj mos u shqetësoni kur të shikoni zjarre. Janë njerëzit tanë që janë hedhur në veprim. Të shikojmë tani se përse do t’i përdorë makinat me ujë qeveria “Rama”.
I juaji Jari!