Jari zbulon ku ka qenë Edi Rama këto ditë

22 Mars 2019, 20:56Antena TEMA

Pas lajmeve të Qim Pekës, se Edi Rama ka qenë sëmurë, lajm që përsëritet çdo tre ditë nga gazetat rrotull Ilir Metës, Jari vendosi ta marrë vetë situatën në dorë, që të mos duket sikur opozitën e udhëheq Ilir Meta dhe me lajme.

Ai vendosi të bëjë një shpjegim më të gjerë të udhëtimit të Edi Ramës në Perëndim:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Edi Rama ka mashtruar opinionin public, sikur ka qenë në Paris dhe Berlin për të lobuar për hapjen e negociatave dhe krizën politike në Shqipëri.

E vërteta është se ai është parë në një mobilieri të madhe në Berlin, ku ka porositur 10 mijë karrige për Kongresin e nesërm.

Pas Kongresit në sallë të mbyllur, ku do jenë delegatët, ai do të bëjë takim me popullin jashtë në sheshin “Nënë Tereza” dhe ka porositur dhjetë mijë karrige, pasi siç dihet, anëtarët më të devotshëm të PS, janë veteranët, dhe ata duan karrige të ulen.

Edi Rama ka tentuar t’i blejë karriget në Paris, por francezët nuk ja ulën çmimin, dhe ai ka gjetur një pazar të lirë turk në Berlin.

Karriget erdhën me avion kargo në Rinas dhe janë futur pa paguar doganë.

Nga ana tjetër, ai ka justifikuar gjetjen e dhjetë mijë karrigeve, si kontribute të ish- pikave të basteve e llotove, që i kanë ofruar falas për PS-në, meqë nuk u duhen më.

Por kjo është një gënjeshtër për të maskuar të vërtetën.

Po ashtu, lajmet se Edi Rama dhe Luli janë takuar fshehurazi në një aeroport perëndimor në tranzit, tek pjesa VIP, nuk janë të vërteta.

Luli është betuar që nuk takohet më kurrë me të.

Për të qenë të sigurtë, ai në këtë udhëtim kishte marrë me vete pagatorin Astrit Veliaj, i cili është njeri besnik dhe nuk ja paguan kurrë kafet Edi Ramës.

Ndaj nuk duhet të biem pre e lajmeve fallco.

E vërteta është se lajmin për sëmundjet e tij i përhap gjithnjë Monika, pasi përfytyrimi i vetëm që ajo ka, se si mundet Rama, është sikur ai të sëmuret.

Por ne nuk duhet të presim kaq gjatë, se nuk i dihet.

Doktorin e kemi në moshë dhe mund të na ndodhë ndonjë hata më parë.

Mirë do ishte të mobilizohemi për revolucion dhe ta mundim sa më shpejt.

Pas kësaj, gjithë karriget që janë nesër tek sheshi “Nënë Tereza” do sekuestrohen dhe do t’i ndahen popullit.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari zbulon ku ka qenë Edi Rama këto ditë”

  1. Prind says:

    I papare je Mero,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje