Gjatë ditës së sotme, pati bërë shumë bujë deklarata e Ilir Metës që ishte gati të sakrifikohej si Salvadore Aljende, që të mos i hapë rrugë Juntës në Shqipëri dhe pastaj duke bërë thirrje për dialog.
Duke qenë se shumë demokratë janë të tronditur se Meta në versionin më të mire, kërkon të bëhet si Aljende, që ka qenë komunist, janë tronditur shumë dhe ndjehen të pasigurt.
Të nderuar demokratë!
Jari ju sqaron.
Në radhë të parë deklaratën e zotit Meta lidhur me Aljenden mos e merrni në kontekstin që Aljende ishte komunist. Ai e ka në sensin, që Aljende tentoi ta mbrojë Republikën me gjak. Sot zoti Meta ishte duke dhënë gjak për të sëmurët, dhe meqë po jepte gjak, e ka lidhur rastësisht dhënien e gjakut për të sëmurët me dhënien e gjakut për Republikën. Dhe këtu i është kujtuar Aljende.
Por nuk është e vërtetë që Meta është gati të vdesë për të vendosur një republikë komuniste në Shqipëri.
Po ashtu nuk është e vërtetë që ai nënkupton se SHBA do mbështesë një juntë ushtarake kundër tij, pasi nuk jemi në kushtet e Kilit, kur shumicën e kishte Aljende. Tani shumicën e ka Junta.
Prandaj duhet ta hiqni këtë keqkputimin për Aljenden dhe mos keni shqetësim. Meta është me opozitën e djathtë dhe jo me komunistët.
Së dyti desha t’ua bëj të qartë se Meta ka reaguar sot, pasi sot kaloi numuri 94 i deputetëve në sallën e Parlamentit, numur i mjaftueshëm për ta shkarkuar atë. Në këto kushte, Meta do t’i tregojë Ramës se nuk trembet nga numuri 94, dhe është gati të vdesë me armë në dorë për të mos e lëshuar postin e Presidentit.
Për këtë gjë ai ka theksuar se njeh vetëm 82 deputetë dhe jo më shumë. Këta të tjerët nuk i njeh. Prandaj mendoj se është një deklaratë pozitive që ka vlera për të ardhmen tonë të rrezikuar dhe duhet mbështetur. Keqkuptimi që ngjall ajo puna Aljendes nuk duhet të na shqetësojë. Është e sigurtë se Meta nuk mban armë në zyrë dhe nuk di t’i përdorë ato, kështu që nuk ndodh gjë.
Shqetësimi i tretë ka të bëjë me Lulin. Ai e cilëson fajtor njësoj si Ramën. Kjo është pak e diskutueshme, pasi nëse ai djeg Ramën dhe Lulin mund të kërkojë të vijë të bëhet kryetar i PD. Këtu do merrni udhëzimet në kohë se çfarë do bëjmë. Nuk jemi akoma gati për këtë gjë.
Mero, thuaji të gjithëve, Jarit, Lulit, etj. për çdo paqartësi të më drejtohen mua që jam hajvani i hajvanëve, askujt tjetër.
Aman, cilesia e presidenteve shqiptare vazhdon te shkoje tatepjete dhe ka arritur nga bajga e lopes, tek kacarumi I qenit e tani tek muti malokut.