Në debatin e madh që ka shpërthyer për gjyqin e Zenit në SHBA, Jari ka ndenjur pak mënjanë dhe e ka vrarë ndërgjegjia.
Kur pa Zenin që reagoi tre herë brenda ditës për këtë çështje, dhe sidomos për atë të tabulateve, vendosi të reagojë:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Është e vërtetë se në tabulatet e Delijorgjit ka dhjetëra biseda e disa orë të harxhuara në telefon me njëri- tjetrin.
Të gjitha gojët e këqija duan të akuzojnë Zenin se flisnin ngaqë ishin bashkë ortakë.
Nëse shikon tabulatet, e kupton se para se Mihali të fliste me Zenin, fliste me Rafin, ose dikë tjetër, pastaj me Zenin.
Unë në atë kohë kam qenë ministër i Brendshëm dhe kur plasi Gërdeci, u detyrova të shikoj përmbajtjen e bisedave mes tyre.
Në tërësinë e tyre ishin biseda për sportin dhe biseda kulturore- fetare.
Zeni ka pas qenë tifoz i “Dinamos”, pasi ka pas shtëpinë tek “Pallati i Ministrisë Brendshme” në Brakë, dhe Mihali ka qenë president i Dinamos.
Dhe kështu, Mihali i telefononte shpesh t’i tregonte për kohën që drejtonte Dinamon.
Po ashtu, meqë Zeni është besimtar mysliman, ka shumë kuriozitet për fenë ortodokse, dhe Mihali si ortodoks praktikant, i shpjegonte atij ritet ortodokse dhe afërsinë e tyre me ritet myslimane.
Në disa raste ka dhe biseda politike, por ato janë sipërfaqësore, pasi zakonisht ka lavdërime për reformat e mëdha të qeverisë Berisha.
Në disa raste ka pasur biseda për kohën e lirë, ku do t’i bëjnë pushimet, apo ku ka ndonjë restorant të mirë.
Fakti që para çdo bisede me Zenin, zakonisht ka një bisedë me Rafin, ka të bëjë me faktin, se Mihali nuk donte ta shqetësonte direkt, por më parë i drejtohej Rafit, nëse mund të fliste për qejf me Zenin.
Në një nga bisedat, Zeni i ka folur dhe për Mediun, i ka thënë ‘e kam shok të mirë dhe ta prezantoj ndonjë ditë po deshe’.
Mihali tha se ‘nuk kam dëshirë të prezantohem me politikanë.
Më pëlqen më shumë ti që nuk merresh me politikë’.
Po ashtu, ai i ka folur një ditë se paska në punë burrin e tezes së Zenit.
Zeni u çudit, se tha ‘nuk e njoh’.
-Bile as babi nuk e njeh, i tha.
Arsyeja pse ata njiheshin, është se ishin komshinj në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Dhe me këtë bënin shpesh humor, se ishin në një rrugë me emër dëshmori.
Dhe sikur ua taksi ajo rruga, pasi ranë 26 dëshmorë.
Pra, gjëra të tilla kanë folur me njëri- tjetrin.
Gjëra normale, njerëzore, fetare, kulturore, sportive etj.
Nuk ka asnjë bisedë për Gërdecin, apo punët që bënte Mihali aty.
I juaji, Jari!”
Hahaha ? … po per brekushet e Karmines, nuk kishte ndonje rresht? ??