Pas sulmit mbi deputetin e LSI, Ralf Gjoni, që një debatikas i LRI ndërmori sot në mëngjes, pati shumë reaksione.
Megjithë entuziasmin e shtuar në kampin opozitar, Jari vendosi të japë disa këshilla si ushtarak i vjetër:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Ajo që ndodhi sot në mëngjes me atentatin e debatikasit të LRI, kundër Ralfit, ishte një akison i shkëlqyer simbolik.
Edhe nëse e kapin atë djalin, ai ka me se mbrohet para trupës gjykuese, pasi në fund të fundit, ai e sulmoi Ralfin me bojë të kuqe, që është ngjyra e LSI.
Me këtë ai ka dash t’i thotë që të mbajë fort ngjyrat e LSI në Kuvend, dhe të mos i tradhtojë.
Ndaj mos u trembni nga aspekti ligjor.
Por ajo që duhet të bëni kujdes, është se Edi Rama mund të hakmerret dhe të ndërmarrë një operacion klandestin kundër liderëve të opozitës, për t’i goditur me bojë, ose gjëra të tjera poshtëruese në mjedise publike.
Për këtë, mendoj se duhen marrë disa masa.
Së pari, asnjë udhëheqës të mos lëvizë pa badigard, sidomos kur dalin nga shtëpia apo pinë diku kafe.
Luli është në rregull, se hipën në makinë që tek dera e pallatit dhe ka ashensor të dedikuar, por kam parasysh Monikën, që është njeri popullor dhe futet nëpër kafe, apo Gaz Bardhin, që nuk i rri bytha në një vend.
Akoma më keq, mendoni sikur këtë t’ia bëjë dikush Doktorit, duke zbritur nga ashensori i ABA Center, ku shpesh takon njerëz të panjohur në ashensor.
Kjo do të ishte fatale.
Ndaj badigardët duhet ta shoqërojnë tani e tutje që nga dera e zyrës, në ashensor dhe në makinë.
Po ashtu, i rrezikuar është Muli se rri nëpër klube me femra, dhe e turpërojnë para tyre.
Strazon nuk besoj ta ngacmojnë, se kanë frikë se ka kobure.
Një kundërpërgjigje ndaj nesh nuk do ishte sinjal i mirë në këto kohë, aq më tepër që ata kanë dhe mundësi ta bëjnë këtë.
Për këtë, sugjeroj që shumcia e njerëzve tanë politikë të mbajnë me vete disa solucione ç’ngjyruese, që në momentin që i sulmojnë, të shpëlahen me të, me qëllim që të mos ngelet shenja dhe të mos përhapet lajmi që janë qëlluar.
Po ashtu, është mirë që të shmangen qëndrimet në kafe, ecjet vetëm në rrugë, darkat apo drekat me familjarë në mjedise të hapura, pasi sipas të dhënave që unë kam, do ketë kundërpërgjigje.
Mbi të gjitha, duhet të lutemi që policia të mos e kapë heroin tonë të ditës së sotme.
Por nëse kapet, ne duhet të bëhemi barikadë mbrojtëse në gjyq, për ta shpëtuar nga kthetrat e juntës.
Është e rëndësishme që vepra e tij të mbetet në kujtesën e popullit si ai i Vasil Lacit mbi Viktor Emanuelin, dhe të mos mposhtemi nga çdo revansh i mundshëm.
Por sidoqoftë kujdesi duhet, se këta kanë bojë me shumicë, pasi e përdorin në ato makinat me ujë që na shpërndajnë protestat.
Ruajtja nga një kundërofensivë është po aq e rëndësishme në artin ushtarak të ushtrisë popullore, sa dhe aksioni i guximshëm i shokut tonë guerilas.
Për çdo instruksion më shkruani në inbox.
I juaji, Jari!”
Duhet shtuar ene nji gjo qe se ka trajtu mire jari i modh, qe udhjeqesit e partive kur dalin prej shpije, prej klubi apo nga ndonje qejfjetore duhet te jene vigjilente kur celin porten, te nxjerrin kadal kadal koken dhe te shiqojne per rreth ne se ka quna me xhepa te mufatme si dhe te aktivizojne kameren e fshehte qe do te pajisen seafermi, ne menyre edhe ne se bojatisen te identifikojne debatikasin dhe ta qojne vidion e regjistruar tek ministria e perbrenshme, ne menyre qe te identifikohet nga pulicia atentatori. Ne qdo rast jari do i trajtoje keto atentate me qetesi dhe dashni te madhe.