Jari i shqetësuar nga ngjallja e luftës me biografinë e të afërmëve

27 Mars 2019, 20:58Antena TEMA

Pas lajmeve se Salianusi ka një vëlla nga nëna me probleme në Europë, u krijua një pasiguri e madhe mes demokratëve, pasi njeriu që ka sakrifikuar dhe dashurinë e vet të pastër për partinë, po sakrifikohet tani për vëllain nga nëna:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç e shikoni, komunistët shqiptarë nuk heqin dorë nga biografia.

Ata kanë gërmuar dhe kanë gjetur se nëna e Salianusit ka pasur një djalë tjetër me burrin e parë dhe se ky ka ikur në Gjermani, e më pas ka pasur probleme.

Kjo mund të jetë dhe e vërtetë, por çfarë rëndësie ka kjo, kur atë nuk e ka vëlla nga babai!

Disa duan të bëjnë analogji me vëllain e Xhafës, por dhe Xhafa vërtet se kishte me një nënë e një babë, por e kishte nga baba, jo nga nëna.

Ndaj nuk është njësoj.

Së dyti, kjo tenton të shtrijë linjën e biografisë si metodë dëmtimi ndaj opozitës.

Siç e dime, Zeni ka një gjyq të humbur në SHBA, një ndalim vize, dhe mund të ketë probleme të tjera.

Por kjo nuk do të thotë që për këtë gjë ka përgjegjësi Doktori.

Hilja e këtyre komunistëve është që përmes një problemi që ka djali apo vëllai, të dëmtojnë drejtuesit e opozitës.

E njëjta gjë është dhe me Kunatin e Lulit.

Në finale mund të dalë që ai i ka dhënë paratë që kanë shkuar përmes rusëve në SHBA, pasi nuk ka ditur si t’i çojë, por çfarë faji ka Luli për këtë.

Pra, përpjekja e këtyre komunistëve është që të na sulmojnë përmes të afërmëve, siç bënë me shtetësinë e djalit tim, me pronat që ka privatizuar vëllai etj.

Ky është një atavizëm i së shkuarës komuniste, që ne e hedhim poshtë me neveri.

Dhe nuk e kemi zakon ta bëjmë kurrë vetë.

Doktori nuk ka marrë kurrë në gojë asnjë të afërm kundërshtari, Luli po ashtu.

As ne të tjerët. Dhe nuk do ta bënim kurrë këtë.

Por ata janë komunistë dhe e kanë në gjak luftën përmes biografisë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje