Jari sqaron demokratët se "Komandanti i Përgjithshëm" nuk ka hequr dorë nga premtimi për t'u vetëflijuar si Allende

29 Mars 2019, 18:36Antena TEMA

Festimet e 10 vjetorit të NATO-s në Tiranë kulmuan me shtrëngimin e përzemërt të duarve mes “Komandantit të Përgjithshëm” dhe shefit të juntës ushtarake që po instalohet në Shqipëri.

Pamjet dhe fotot e shpërndara nga të gjitha mediat vendase e shqetësuan shumë Jarin.

Meraku i tij më i madh ishte se mos krijohej ideja se “Komandanti i Përgjithshëm” kishte hequr dorë nga deklarata e tij se do të jepte edhe jetën për ta shpëtuar kombin nga junta ushtarake.

Ndaj pa humbur kohë, Jari nisi të shkruajë këtë mesazh për demokratët:

“Të nderuar miq, Jari ju sqaron!

Mos u mërzisni nga ajo që keni parë në televizor sot, sepse ‘Komandanti i Përgjithshëm’ do ta mbajë fjalën në lidhje me juntën ushtarake, e cila i ka ditët e numëruara.

Është e vërtetë se ai ua ka ngrënë llafin dhe ua ka futur të gjithëve deri më sot, që nga Fatos Nano, e deri tek Edi Rama.

Por është po kaq e vërtetë se ai nuk e ka bërë këtë kurrë me Doktorin, me të cilin kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, që nga viti 1995, kur Nano ishte në burg, e deri më sot.

Vetë ‘Komandanti i Përgjithshëm’ e ka shpjeguar kimizmin e fortë me Doktorin nga origjina alpine e të dyve, njësoj si Bajram Curri me Riza Cerovën.

I vetmi rast që u ka rrëshqitur të dyve, është ai momenti në Parlament kur Doktori kërkoi dorëheqjen e tij për vrasjen e Tom Doshit dhe ‘Komandanti i Përgjithshëm’, atëherë kryetar Kuvendi, i përmendi dosjen e Zenit, për të cilin ishte bërë një herë kurban për t’u larguar nga detyra.

Por tashmë atë histori e kanë sqaruar një herë e përgjithmonë të zotët e punës dhe ajo është plotësisht e arkivuar dhe e mbyllur.

E vetmja gjë që ka mbajtur deri tani dorën ‘Komandantit të Përgjithshëm’, është fakti se junta nuk po e sulmon akoma, ndaj ai e ka pasur të pamundur të vetëflijohet në zyrën e vet si Salvador Allende.

Por kjo nuk është përgjegjësi e tij, por e shefit të juntës, që nuk po guxon të marrë pushtetin përmes ushtrisë, siç bëri Pinoçeti.

Ndaj mos u dekurajoni se ‘Komandanti i Përgjithshëm’ nuk ka tradhtuar.

I vetmi tradhtar në këtë mes është Noriega i krimit dhe i drogës, i cili në vend që të sulmojë zyrat e Presidencës, vete e i jep dorën tjetrit, duke i buzëqeshur sikur të mos ishim në mes të revolucionit, por në kohë paqeje dhe harmonije.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari sqaron demokratët se “Komandanti i Përgjithshëm” nuk ka hequr dorë nga premtimi për t’u vetëflijuar si Allende”

  1. biks says:

    Aman ore BUJKAR Nishani thuaj Ilir FLORIRIT kujt do ja lere FLORIRIN apo e ka ndare me Salen qe te mos i thote me Ilir FLORIRI…..
    Vrite veten o hajdut te mbyllet nje hale….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje