Ditët e fundit kanë filluar flasin shumë për nevojën që krizën politike ta zgjidhin vetë shqiptarët, dhe për këtë po përflitet mundësia, që një, ose dy ish- president, të jenë negociatorë.
Për nga gjithë emrat, ai i Jarit nuk ka qarkulluar asnjëherë.
Për këtë arsye, Jari vendosi të sqarojë demokratët përse ndodh kjo:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Kam vënë re se shumë njerëz më shkruajnë se unë duhet të jem negociator i krizës, pasi ilir Meta është i njëanshëm, pasi është burri i Monikës dhe ish- kryetar i LSI, ndërsa Bamir Topi është i njëanshëm, se është autor i grushtit të shtetit më 21 janar.
Shumë vetë besojnë se unë jam neutral në raportet PD- LSI, pasi nuk jam as me Lulin, as me Monikën, por me Doktorin.
Unë kam vendosur të mos e pranoj këtë detyrë, për shumë arsye.
Arsyeja kryesore është se unë nuk e përfytyroj dot veten që të ulem në tryezë me Edi Ramën.
Një nga çlirimet e mëdha që kam patur kur ika nga Presidenca, ishte që nuk do ta takoja më atë.
Ai sa herë vinte, tentonte të tallej me mua, më pyeste si është Doktori, a mbahet, e gjëra të tilla, që të më vinte në siklet.
Përfytyro tani të vijë ai në tryezë, e të më thotë “Jaro ç’kemi, me se merresh tani”?
Nuk e duroj dot këtë skenë dhe nuk kam për ta lejuar kurrë të ndodhë.
Një tjetër aryse përse nuk e pranoj rolin e negociatorit, është se unë nuk mund të dal mbi Doktorin.
Ky është një revolucion i udhëhequr nga Doktori dhe unë s’mund të jem kurrë zjarrëfikësi i këtij revolucioni, por vetëm nxitës i tij.
Do të ishte tradhti e madhe ndaj Doktorit të dilja mbi të dhe të merrja pozat e njeriut të urtë, përballë tij.
Ne vërtetë rimë urtë para tij, por nuk duhet të dukemi më të urtë se ai.
Dhe së fundmi, kam dhe një arsye personale.
Përfytyro të ulem unë një tryezë dhe ata të dy anash.
Ata janë secili nga 20 cm më të gjatë se unë, dhe unë duhet të mbaj kokën ngritur 45 gradë, herë duke parë nga njëri, herë nga tjetri.
Ndërkohë dihet që unë kam problem me enët e gjakut në qafë dhe nuk e lëviz dot kokën sa andej- këndej.
Plus kësaj, është dhe fotografi e pakëndshme që unë të rri mes dy të gjatëve.
Ndaj nuk kam për ta pranuar kurrë këtë propozim.
I juaji, Jari!”
ku i gjen keto mor djale????Nuk kam as fuqi qe te qesh se jam plake