Jari sot në mëngjes u zgjua me një ndjesi pozitive që i buronte nga lajmet se protesta e Lulit mbrëmë në Durrës kishte vajtur mirë. “Më duket se ktheu dhe po na e merr të keqen junta ushtarake”, mendoi i gëzuar dhe në gëzim e sipër i ra numrit të demokratit Thërmija nga Durrësi.
Nga ana tjetër tjetër e telefonit u përgjigj një zë i trashë, që dukej qartë se sapo ishte zgjuar nga gjumi.
-Alo, Jari ju shqetëson. Kishte qenë epike mbrëmë protesta në Durrës. E kishit bërë si burrat, bravo ju qoftë. Nuk ka thënë kot Doktori që tek ju nis gjithmonë ndryshimi në Shqipëri.
-Aha, e kuptova që e paske lexu te Qim Peka lajmin dhe nuk paske pa gjë vetë,- tha duke qeshur demokrati Thërmija. Po te portali i tij fjala epike përdoret në çdo dy lajme dhe nuk ka ndonjë ndryshim nëse flitet për brekë, për sport, për biznes apo për politikë. Ndaj shih e mos e kryqëzon informacionin edhe me ndonjë media tjetër.
Po deshe me e ditë tamam 400 veta ishin me gjithë ata që sjell Luli nga Tirana. Po llogarit që 300 vetë i ka Gon Duka në punë, të cilët i merr me vete në çdo takim. Kështu që bëje vetë hesapin ti sa njerëz erdhën për Lulin dhe për Fred Xhaferrin aty.
Jarit iu tha pështyma në grykë dhe nuk po i dilnin më fjalët.
-Pra ti po thua që Lulit i paska vajtur mundimi kot mbrëmë?- tha me gjysmë zëri.
-Jo, jo, se një vlerë e pati edhe ajo protestë. Se e mbajti në lojë prapë Fahriun, që i ka premtuar Ad Mukës se do ta bëjë kandidat për kryetar bashkie, ndërkohë që PD-ja nuk e ka ndërmend fare që të hyjë në zgjedhje. Me ardhjen e Lulit dje, shpresat e Ad Mukës dhe ndonjë hajvani tjetër si ai se me ikjen e Gjushit është bërë deti kos në Durrës janë shtuar shumë.
Pastaj e ka merak vetë Fahriu se çfarë u bën kandidatëve, se i thonë tre muaj në dispozicion deri më 30 qershor. Që do të thotë se subjektet, po nuk qenë në rregull me financat tani, i kanë të gjitha mundësitë edhe të marrin kredi për të respektuar siç duhet Fahriun.
-Po mirë ti mendon se nëse bie qeveria dhe vërtet do ketë dy palë zgjedhje njëkohësisht prapë nuk kemi shanse ne ta marrim bashkinë e Durrësit?
-Por si ta shpjegoj më mirë unë ty, se ti ke edhe atë vëllain këtu në Durrës, por ai nuk merret me protesta, por vetëm me punë konkrete dhe me prona. Luli e ka bërë degën këtu me 6 nënkryetarë, dhe jam i sigurt që aq nuk i ka as Partia Komuniste Kineze, me 1 miliard e gjysëm shpirt. Dhe kam një shokun tim unë që thotë se këto dy vjetët e fundit PD-së në Durrës i janë shtuar më shumë nënkryetarët se sa anëtarët.
Jarit i mbeti telefoni në dorë dhe e pushtoi një ndjenjë si të asaj dite të zezë kur qeveria e krimit dhe e drogës mori vendimin për heqjen fotos së tij me mustaqe nga zyrat e shtetit dhe zëvëndësimin me atë të Ismail Qemalit.
ahhahahahahahhaa sa kam qesh
Hahahahahahaha
Kush eshte ky dem9krati Thermija mo se me çmendet?
Hahahahaha Jari …k…ri..