Jari sqaron se Erdogani është udhëheqës më pozitiv se Edi Rama

2 Prill 2019, 21:12Antena TEMA

Pas zhvillimeve të fundit në Turqi, ku Erdogani duket se ka humbur tre qytetet kryesore, Jari po vëren se shumë demokratë janë në dilemë se çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tij.

Për më tepër që ai po ankimon humbjen në Ankara:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E kuptoj shqetësimin tuaj lidhur me zgjedhjet në Turqi.

Ne e kemi krahasuar Edi Ramën me Erdoganin, por fakti që Erdogani bëri zgjedhje dhe humbi qytetet kryesore, duket si problem serioz.

Kjo na vë në dyshim krahasimin e Edi Ramës me Erdoganin, por nuk do të thotë se shfajëson Edi Ramën.

Në këtë rast është shumë i thjeshtë shpjegimi: Edi Rama është më i keq se Erdogani.

Erdogani i la opozitës qytetet kryesore, kurse ne Edi Rama na la vetëm 16 bashki, nga 61 gjithësej.

Pra diferenca është e qartë. Edi Rama është më i keq se Erdogani.

Biles, me sa kam dëgjuar, ata opozitarët turq kur shajnë Erdoganin, i thonë “Edi Rama”.

Së dyti, e di që është problem ankimimi i zgjedhjeve në Ankara.

Ne në parim jemi me atë që ka fituar në Ankara, por dihet që Luli e ka fituar Tiranën, duke e ankimuar dhe duke ja marrë ato dhjetë vota Edi Ramës.

Tani për këtë rast duhet të presim.

Nëse nga ankimimi fiton ai i Erdoganit, ne duhet të jemi kundër atij, por jo kundër ankimimit, pasi ne ankimimin e kemi përdorur vetë si armë të fortë ndaj kundërshtarëve, kur Doktori ishte si Erdogani.

Në rast se pas ankimimit, fiton përsëri kundështari i Erdoganit, kjo tregon përsëri që Erdogani është më i mirë se Edi Rama.

Pra në tërësi, ajo që dua të them, është që të mos kompleksohemi pse ka humbur bashkitë e mëdha Erdogani dhe të hyjmë dhe ne në zgjedhje.

Kjo nuk na shërben si shembull, se ne Edi Rama nuk na lë të fitojmë.

Është e qartë me këtë që ka ndodhur, se Erdogani është burrë më i mirë se Edi Rama, ndaj nuk duhet ta marrim më fare si shembull.

E kundërta vlen, pra fakti që ndonjë herë Erdogani bëhet i keq si Edi Rama.

Ndaj duhet të jemi të qartë në këtë çështje dhe nuk duhet të kemi dilema.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari sqaron se Erdogani është udhëheqës më pozitiv se Edi Rama”

  1. Salokraci says:

    Jari Jari Jari o vesh gomari

    Jari Jari Jari o ky rrot kari

  2. Edi says:

    Leri sarkazmat ore Mero matufi nga malesite e Tepelenes. Erdogani drejton nje superfuqi dhe po mban atje 7 milion shqiptare. Edi yt nuk eshte i zoti me mbajte 2 milion shqiptare. Dhe ata 2 milion duan te ikin nga syte kembet.

  3. BUDALLALLEK I PLANETIT JUPITER says:

    Edi Rama nuk ka bere revolucion dhe nuk ka vrare asnje njeri,kurse Erdogani ne revolucionin Turk, e grushtin e shtetit ushtarak Erdoani vrau mijra e mijra njerez dhe mijera te tjere u burgosen dhe vaxhdojne vriten dhe burgosen ne Turqi. Krahasimi Etdogan-Rama eshte me budallallek ne historine boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje