Jari u bë xheloz sot për lavdërimet e shumta të adresuara ndaj fjalimit të Ditmirit, sidomos nga ana e opozitës.
Ajo që e xhelozoi më shumë, ishte artikulli i Niko Lesit, që e quante Ditmrin si pasardhës të pashallarëve të dikurshëm “Bushatllinj”, që nuk pyesnin për turkun.
Këtu Jari vendosi të ndërhyjë:
Të nderuar democrat,
Jari ju sqaron!
E kam lexuar me vëmendje shkrimin e Nikos për Ditmirin dhe dua t’u them që, megjithë respektin që kam për Nikon, ai e ka ekzagjeruar me faktet historike.
E vërteta është se Bushatllinjtë e Shkodrës kanë qenë familje e vjetër me pushtet gjatë pushtimit turk dhe gjatë pushtimit komunist, por të vërtetat duhen thënë sic janë.
Pikësëpari, brenda Bushatllinjëve ka pasur gjithmonë dy degë.
Dega kryesore, ajo e Bushatllinjëve të djathtë, që kanë kundërshtuar Perandorinë osmane, dhe ajo tjetra, e Bushatllinjëve të majtë, që i kanë shërbyer.
Ky Bushati është nga dega e Mustafa Pashë Bushatit, që i ka shërbyer Sulltanit.
Biles Sulltani e nisi të shtypte revolucionin grek, por ai dështoi dhe ja dorëzoi Greqinë, grekëve.
Këtë gjë e kishin studiuar mirë grekët, ndaj Kocias kërkoi ta mbyllte pazarin për detin me Bushatin, pasi është mësuar që këta Bushatllinjtë e kanë kollaj t’ia dorëzojnë grekut tokat e detin.
D.m.th, kjo Greqi ekziston se ishte një Bushatlli që ka pranuar Revolucionin grek.
Ky Bushat vjen nga kjo degë, se dhe ky ka pas qëllim t’u japë detin grekëve, por falë denoncimit të Doktorit, Edi Rama u detyrua ta hiqte.
Ata Bushtallinjtë që kanë qenë kundër turqëve janë të djathtë, dhe janë me PD-në tani.
I tillë është Astrit Bushati, Zef Bushati, Helidon Bushati, Andi Bushati dhe të tjerë.
Kurse këta që kanë qenë pro turqëve, janë me PS.
Ndaj nuk duhet të bëhemi entuziastë dhe të ngatërrojmë historinë për gjëra që dihen.
Po të jetë për njeri konsensual këtu, jam unë, që kam qenë president, jo ai që ka qenë vetëm ministër i Jashtëm.
Ndaj vlerësime të tilla janë të gabuara dhe prishin imazhin e opozitës, e cila është e vendosur t’i shkojë revolucionit deri në fund dhe nuk bën dallime mes Ditmrit dhe Edi Ramës.
Ndryshe biem në grackën e socialistëve, që lavdërojnë Rudina Hajdarin si demokrate të vërtetë, e shajnë Lulin si demokrat fallco.
Ne nuk duhet të bëjmë gafa të tilla.
I juaji, Jari!”
Jari eshte per tu pershendet se binifikoi Tiranen. Sa erdh president nguli 13 shatervane ne forme hunjsh .Qe aherë Tirana s’esht tha më per uje.