Jari shpjegon qëndrimin që duhet mbajtur ndaj policit të infiltruar, që u rrah nga protestuesit

6 Prill 2019, 19:16Antena TEMA

Sot Gjykata dha masën e dënimit për një protestues në protestën e fundit të opozitës, i cili, pasi qëlloi policët, u rrah keq edhe nga protestuesit, pasi u konsiderua polic i infiltruar.

Protestuesit u përgëzuan nga Doktori, i cili i quajti ata heronj që i dhanë dënimin e merituar një tradhtari.

Sot Luciano Boçi ishte në Gjykatë kur u dënua protestuesi dhe sulmoi gjykatën pse e dënoi për dhunë mbi policinë, duke i dalë kundër Doktorit.

Kjo gjë ka krijuar konfuzion dhe Jari vendosi të flaës:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Në revolucion duhen ndarë mirë të vërtetat e padobishme nga të vërtetat e dobishme që i duhen Doktorit.

Unë jam dakord që ky fatkeqi nga Elbasani që ne e rrahëm në protestë, qenka demokrat, por kjo gjë nuk është një e vërtetë e dobishme.

E vërteta e dobishme është që ky është spiun i infiltruar, siç tha Doktori.

Duke qenë spiuni i infiltruar, ne kemi disa përparësi.

E para, justifikojmë ndonjë akt dhune që na del jashtë kontrolli dhe ja ngjisim spiunit të infiltruar.

Pra, për çdo akt dhune e kemi një spiun rezervë.

E dyta, rrahja e tij nga ana e demonstruesve, tregon se demokratët e fortë nuk e njohin njëri- tjetrin, dhe kjo, për shkak të prurjeve të reja të Lulit, që nuk njohin demokratët e vërtetë.

Kjo i bën shumë dëm partisë sonë, pasi dukemi një parti e përçarë, jo e bashkuar, dhe pa ndonjë organizim të mirë.

Kjo gjë në këtë moment na prish shumë punë, pasi ne na duhet të jemi shpresa e luftës dhe revolucionit.

Kështu si ka nisur revolucioni, do hajë gjithë bijtë e vet pa mbaruar akoma.

E treat, është çështja e Doktorit.

Doktori tani foli dhe e quajti atë spiun të infiltruar, që  e meritonte drurin.

Luçiano Boçi nuk mund t’i dalë kundër Doktorit në këtë pikë, duke sulmuar Gjykatën dhe duke mbrojtur protestuesin që e akuzuam për polic të infiltruar.

Në këtë rast, me keqardhje, por mes deklaratës së Doktorit dhe të vërtetës së padobishme, që ai nuk qenka polic, duhet zgjedhur autoriteti i Doktorit, pasi ai është autoriteti më i lartë i revolucionit.

Pra, në momentin që Doktori thotë është polic i infiltruar, të gjithë duhet të biem dakord që është polic i infiltruar dhe nuk duhet të bëjmë skena publike të tilla, pas ulim autoritetin e Doktorit.

Raportet personale duhen mbajtur larg syve të publikut dhe Luçiano mund t’i shkonte me komposto në shtëpi, por jo t’i bëjë karshillëk Doktorit.

Me këtë gjest në rrezikojmë që tek protesta tjetër të mos rrahim asnjë njeri, se mund të na dalë që është i yni si punë e këtij.

Ndaj thashë që në fillim se në revolucion, vlen vetëm e vërteta e dobishme.

Të vërtetat e padobishme nuk na hyjnë në punë, se na përçajnë.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari shpjegon qëndrimin që duhet mbajtur ndaj policit të infiltruar, që u rrah nga protestuesit”

  1. Albo says:

    Siç e keni nisur, Jarin do e ben kryetar te ri te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje