Jari sqaron se Palmeri është këlysh i Sorosit, i paguar nga Edi Rama

9 Prill 2019, 19:38Antena TEMA

Lajmet e sotme rreth vizitës së zotit Palmer në Tiranë e kishin tërbuar fare Jarin.

Më kot u mundua dy orë rresht që të gjente ndonjë rresht ku të kapej, për të treguar sikur Luli dhe opozita kishin ende shpresë, por ishte e pamundur.

Mërzinë ia shtoi më shumë heshtja e varrit që kishte pllakosur Doktorin, i cili nuk kishte nxjerrë asnjë llaf në Facebook.

Por Jarin nuk e lind dy herë nëna, sepse vetëm ai mund të gjente forca në këtë ditë të vështirë për të reguar.

Ndaj si zakonisht nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm për demokratët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Mos u dekurajoni nga fjalët e këtij amerikanit që ka ardhur në Shqipëri me paratë e krimit dhe të drogës, me porosi direkte të Edi Ramës.

Ai është një këlysh i Sorosit në Shtetet e Bashkuara, që shumë shpejt do të demaskohet dhe do të marrë dënimin e merituar nga presidenti Tramp.

Për të arritur në këtë post ai ka përfituar ngaqë Luli dhe kunati i tij kanë qenë të zënë më lobimin kundër ambasadores amerikane me origjinë kroate, që ishte caktuar në Tiranë, por tani që mbaruan punë me të, do t’i kthehen këtij, pa llogaritur fare sa do të jetë fatura.

Kur mbaroi takimi në PD, mora në telefon Aldon, që ta pyesja, dhe jam prekur shumë nga ajo që më tregoi.

Ai më tha se ky Palmeri e vështronte më shumë inat Lulin sa herë që fliste dhe kjo është një provë e fortë se ai është korruptuar nga Edi Rama.

Aq shumë ishte tronditur Aldua nga ajo që kishte parë e dëgjuar, sa nuk mbante mend asgjë nga ato që ishin thënë.

Mora në telefon edhe Oerdin për te marrë vesh diçka më shumë, por ai nuk ma ngriti telefonin.

Të gjitha këto detaje po i mbledhim dhe do t’ia dërgojmë si ankesë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Kemi shumë shpresë se ata do t’i marrin në konsideratë ankesat tona, sidomos atë që ka të bëjë me tronditjen psikologjike të Aldos.

Në reagimin tonë është e rëndësishme që të jemi në një gjatësi vale me LSI-në.

Nesër me siguri që do të ketë një deklaratë të fortë të Tit Vasilit, i cili ka nevojë që ta marrë në telefon “Komandanti i Përgjithshëm” dhe të mendohet pak, sepse ky nuk është rast si gjithë të tjerët, kur mund të veprojë edhe me iniciativë.

Deri tani i vetmi reagim spontan nga LSI ka qenë ai i komikut Ylli Dylberi, i cili ka marrë 14 likes, por pritet që numri i pëlqimeve të rritet nga darka, kur njërëzit tanë të sigurohen që zoti Palmer është larguar nga Shqipëria.

Ndaj mos u shqetësoni, se hakmarrja jonë nuk do të vonojë mbi të gjithë ata që kanë ngritur dorën mbi interesat e Doktorit dhe të Partisë së tij Demokratike në Shqipëri.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari sqaron se Palmeri është këlysh i Sorosit, i paguar nga Edi Rama”

  1. Sali Trimi says:

    I lodhur dhe i drobitur nga dita e gjate plot probleme, mbasi mbaroi thirrjen kunder Palmerit, Jari duke u lekundur po shkonte te flinte. U trondit menjehere! Telefoni i lidhur direct me Salen po binte me furi. Vrapoi dhe ashtu esell u pergjigj: Jari ju degjon.
    Degjo I tha Sala. Thirrja jote eshte me vend. Nga nje ane une bera gabim qe nuk te mora para se ti ta beje thirrjen drejtuar demokrateve. Ceshte e verteta ky Palmeri me kujton shokun Enver kur fliste kunder imperializmit Amerikan. Te pabese dhe mashtrues keta Amerikanet e sotem, njelloj si te kohes se shokut Enver. Per hir te tyre ne shkateruam gjithcka. Shkaterruam uzinat, fabrikat, shkollat, hidrocentralet dhe tokat bujqesore I kethyem ne mocale vetem e vetem per te krijuar borgjezine e re qe do ndertonte kapitalizmin ne Shqiperi. Pale shkaterrova dhe organizaten e parties se spitalit ku kishja bere emer, i tha Sala. Beme dhe cnuk beme! Vrame, vodhem, por ja arritem. Jemi krenar me ate qe sot te ardhurat i perkasin vetem nje pakice. Floririn e rishperndame me “dashuri dhe qetesi” vetem ne nje dore. Leket ne dore te Zenit. Pa krijuam shoqaten e pronareve te paligjshem etj etj.
    Do ishte mire, i tha Sala qe keto tja kishje kujtuar Palmerit. Ti kujtoje qe tashme kur borgjezine e kemi gati , Amerika na del kundra!
    Per sa I perket asaj se une kame rene squk dhe nuk kam thene asnje fjale, eshte e vertete, por kjo eshte domethenese. Kjo eshte protesta me e madhe qe une po i beje atyre. Bile edhe fakti qe Basha i mbante duart ne xhepa ishte sepse i thashe une ta bej ate veprim, si fodullek dhe kercenim per Amerikanet, qe jane hedhur ne anen e kallem deshtakut. Palmer e mori mesazhin: se mos kujtoje ai qe do e gezoje Shqiperine qe e bem ne Demokratet Komuniste. Rummpallen do marri dhe ashtu ne inat e siper i uroi Jarit naten e mire. Jari po dridhej dhe nuk arriti ti kethente urimin: “Naten e Mire Pergjithmone”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje