Jari tregon disa detaje nga protesta e sotme

13 Prill 2019, 20:06Antena TEMA

Jari sot u gdhi me kokën plumb të rëndë, ngaqë kishte arritur të kuptonte që populli nuk po ngrihej shumë për këtë djegien e mandateve.

Ditët e fundit situtata ishte bërë edhe më e vështirë, dhe ai kishte filluar të alarmohej për suksesin e protestës së 13 prillit.

Pas vizitës në Tiranë të këlyshit të Sorosit në Departamentin e Shtetit, Matthew Palmer, takimet e Lulit dhe të Monës ishin zbehur shumë, duke e detyruar kompaninë e Kunatit që t’i organizonte në klube dhe lokale.

Mitingu i sotëm duket se solli disa mesazhe të reja për shqiptarët, që Jari vendosi t’ua sqaroj demokratëve:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Protesta e sotme para Kryeministrisë ja arriti qëllimit.

Fjalimi i Lulit e la të kuptojmë qartë se Edi Rama kishte ikur jashtë shtetit dhe ky ishte dhe qëllimi final i protestës.

Në protestën e sotme ka pasur disa risi që duhet t’i theksojmë.

Fakti që domatja u bë simbol i protestës, pasi u qëllua me domate, biles një protestues filloi dhe të hajë domate, nuk ka lidhje me siglën e PD, pra si Parti e Domateve, por me kauzën tonë për bujqësinë.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për perimet e tjera demokratike që u përdorën në protestë.

Së dyti, derdhja e qumështit në Bulevard ishte menduar si masë anti-helm prej gazit lotësjellës.

Masat ishin marrë që nëse do kishte demonstrues të helmuar, do pinin qumështin.

Shpirtëziu “Lleshi i Zi”, nuk hodhi kastile helm, që njerëzit të mos pinin qumësht, dhe ne u detyruam ta derdhim atë.

Së treti, vendosëm njëzëri që të mos përdorim më flamuj të SHBA dhe BE në protestë.

Mjaft më, nuk ka kuptim. Ne me bukë, ata me gurë.

Tani i vetmi flamur që përfaqëson SHBA dhe BE në Shqipëri, është flamuri i PD.

Ndaj do protestojmë vetëm me atë.

Së katërti, sot vendosëm të prodhojmë përmes kompanisë së Kunatit 500 çadra me siglën “Ik”.

Në fillim vendosëm ta shkruajmë “Rama Ik”, por pastaj e lamë vetëm “Ik”, që ta kemi dhe për protesta të tjera, pavarësisht kë do kemi në objektiv të sulmit.

Së pesti, edhe sonte vendosëm të shkojmë nga Kryeministria në Parlament, për të tentuar të hyjmë aty.

Plani është që sulmi të bëhet nga pedonalja, ndërsa një grup guerrilas do kalojnë gardhin e SHQUP dhe do hyjnë nga dera e pasme e Parlamentit.

Kjo do të zhvillohet gjatë orëve të natës, kur policët të lodhen dhe pasi Luli të mbledhë pak veten në zyrë.

Ikja e Ramës jashtë shtetit ishte plotësim paraprak i kërkesës së protestës.

Nëse ai kthehet, ne do protestojmë përsëri.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari tregon disa detaje nga protesta e sotme”

  1. Mashkullori says:

    Sqarim shume i bukur!
    Ka harruar ky cyryku te sqaroje dhe dicka tjeter:
    U ndaluan te merreshin preshe ne proteste,mbasi dyshohet se ne rradhet e protestuesve mund te kete dhe lushnjare.Hajde ti mbash ata,kur shohin preshin dhe te mos e futin ne bythen e kujtdo qe ju del perpara.Per me teper se,do ndjehesh i keqperdorur Tritan Shehu,sepse deri me sot,vetem ai ka shijuar “kenaqesine” e paharrueshme te preshit te ngulur,jo ne toke,por ne bythe…

  2. Tt says:

    Nuk e di kush shkruan tek rubrika “Antena ne familje”, por dua te them qe eshte humor i jashte zakonshëm. Qesh me lot dhe eshte humor shume i zgjuar. Shpesh here e vizitoj “Tema” vetem per kete rubrike, pervec lajmeve qe jane profesionale gjithashtu. Bravo te qofte kushdo qe je ti qe shkruan tek kjo rubrike. Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje