I revoltuar nga përpjekjet e Edi Ramës për t’i hedhur fajin koncesionarit kinez, Jari vendosi t’i shkruajë sot një letër, Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Kineze dhe t’i shprehë mbështetjen e tij kundër akuzave të qeverisë shqiptare.
“Të dashur vëllezër kinezë,
Jari ju sqaron!
Po ju shkruaj si ish Komandant i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe ish President që sot drejtoj partinë më të madhe në opozitë.
Jam personalisht i revoltuar nga akuzat e qeverisë shqiptare ndaj vëllezërve tanë kinezë, që kanë koncesionin e aeroportit tonë në Tiranë. Akuzat, përveçse synojnë të armiqësojnë popullin shqiptar me atë kinez, bëhen për qëllime personale, ngaqë Kina nuk ka përkahur projektet e Edi Ramës dhe PPP- të e tij korruptive.
Të dashur vëllezër kinezë!
Nuk është e rastit që akzat e Edi Ramës bëhen më 11 Prill, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës. Ashtu si babai i tij shpirtëror Enver Hoxha, edhe Edi Rama është mosmirënjohës ndaj jush. Ai u përpoq t’ju shfrytëzonte dhe t’ju përdorte për punët e tij dhe kur pa që vendosmëria juaj për të qenë të pakorruptuar i rrezikonte pushtetin, u sulmoi. Njësoj si Enver Hoxha, pesëdhjetë vjet më parë.
Ndaj unë jam plotësisht me ju dhe të drejtën tuaj në këtë histori.
Në një gjest provokativ të pashembullt, Edi Rama tenton të rrethojë vëllezërit tanë kinez me ushtri, për t’i frikësuar ata. Këtë as Enver Hoxha nuk e ka bërë me ju. Ju na keni ndërtuar Metalurgjikun, Fierzën, Komanin, Uzinën e Autotraktorëve, Hidorecentrale të tjera mbi Mat dhe Drin, por Enver Hoxha dhe kur u zboi nga Shqipëria, nuk u rrethoi kurrë me ushtri. Ky ka rrethuar aeroportin me ushtri për t’ju provkuar. Ndaj ju duhet t’i jepni përgjigjen e merituar duke zbritur në Rinas dhjetë avionë me kinezë për të çarë rrethimin dhe për të provuar se siguria nuk ekziston.
Në fund dua të bëj thirrje të sinqertë, të merrni në dorë fatin e Shqipërisë, duke na i sjell kinezët, mundësisht më 13 Prill, që ti bashkohen protestës sonë në bulevard, dhe të rrëzojmë qeveirnë.
Nëse e bëni këtë, ne do të vëmë të gjithë nga një maskë si kinezë dhe kështu policia do ta ketë dhe të vështirë të identifikojë se cili kinez theu murin rrethues të kryeministrisë, duke i detyurar të dorëzohen pa kushte.
Duke shpresuar tek ndihma juaj,
Me përulësi Jari!”
Bukur si gjithnje me kete personazh kaqol.Keni material pa mbarim me kete idiot personazh se eshte bere si Shabon qosja qe edhe kur nuk e ngacmon njeri,kruhet vete se kaq mend ka.
Nr. Prot 620764895128765 Date 11 Prill 2019 Top Sekret Teper Urgjent
LETER PERGJIGJE
NGA KOMITETI QENDROR I PARTISE KOMUNISTE KINEZE
DREJTUAR
SHOKUT JARI
– ISH KOMANDANT I FORCAVE TE ARMATOSURA TE SHQIPERISE
– ISH PRESIDENTI I SHQIPERISE QE DREJTON FORCEN ME TE MADHE TE OPOZITES NE SHQIPERI
Shume i Nderuari dhe i Resepeketuari Shoku Jari,
E morem Letren Tuaj te nderuar derguar Komitetit Qendror te PKKineze.
E lexuam, studjuam, konspektuam disa here dhe vleresuam shume faktin qe nje burre shteti i permasave aq te medha si Ju, na i adresoni neve per zgjidhjen e halleve te medha qe te kane rene mbi supe.
Duke vleresuar se problemet qe ju ngrini, jane te nje rendesie te vecante dhe se perbejne nje rrezik per mbare njerezimin, ne i rekomanduam si K.Qendror te mblidhej Byroja Politike e PKKineze.
Byroja Politike, mbas nje shqyrtimi te imtesishem te atyre qe ju ngrini, ne fund mori keto vendime:
1. Juve personalisht, Byroja Politike u shpall qytetar nderi te Republikes Popullore te Kines dhe dhe Anetar Nderi ne Byrone Politike te Kines.
2. Ne shenje nderimi dhe respekti per kontribute te vecanta qe keni ne sigurimin e Paqes e Sigurine ne shkalle nderkombetare, juve u lidhet nje pension i vecante si dhe u jepet nje tapi per 3 milion hektare ne rrethinat e Pekinit.
3. Letren tuaj e fotokopjuam ne 980 milion kopje, per te gjith ametaret e partise Komuniste Kineze. Me daten 12 ajo leter do te punohet ne te gjitha organizatat baze dhe u kemi bere thirrje 250 milion komunisteve kineze te behen gadi qe me date 13 Prrill, te jene ne protesten Tuaj te nderuar.
4. Neser date 12 Prille 2019, do ju dergojme me faks listen e te gjithe qytetareve kineze qe do jene aty me date 13, diten e protestes.
Jeni i lutur te bisedoni me shokun Tuaj te ngushte Shokun Ilir Meta qe menjehere tu jape shtetesine shqiptare 250 milione kinezeve dhe me akt te Ndritur te Komandantit te Forcave te Armatosura te Shqiperise, ju do i tregoni te gjith imperialisteve e social imperialisteve se ne proteste jane ngritur 250 milion e Treqind qytetare shqiptar per te rrezuar antikomunistin e urryer Edi Rama.
Me kete rast, kurdo qe ju ta shihni te aresyeshme, futuni pa frike ne zgjedhje dhe i jepni armikut te komunizmit Edi Rama 250 milion e Treqind shuplaka qe ti shkoje mendja verdalle.
5. Te 250 milion kinezo-shqiptaret mos na i ktheni me, nuk ka nevoje se ne i zevendesojme per nje kohe te shkurter.
6. Do merret vendimi qe te 250 milion kinezet qe vijne aty me date 13 Prille te regjistrohen te gjithe “Anetar te Partise Demokratike”.
Duke perfunduar Komiteti Qendror i PK Kineze shpreh falenderimet e Vecanta ndaj Jush dhe gjith Opozites se Bashkuar ne Shqiperi dhe me kete rast ju sigurojme se do jemi me mendje e zemer prane jush deri ne fitoren perfundimtare Tuajen. Ndihma qe do ju vije nga PK Kineze3 nuk do njohe kufij shtetesh.
Do ishte nje kenaqsi e vecante ne se do gjenit nje kohe te pershtateshme ti dergonit te fala shume te perzemerta Udheheqeses se Lavdishme te Levizjes Komuniste per Cintegrim, Shoqes sone te Nderuar Monika Kokemadhi dhe ti transmetonit puthjet e 980 milione anetareve te PK Kineze.
(Shoku Jari kemi nje mesazh sekret per ju, por ju lutem mo i a thoni askujt. Ne do i porosisim te 250 milion kinezet qe ne rast te nje votimi te mundshem ne PD, te gjith te votojne vetem per Juve, jo per ate Bashen pasi sic na del neve ky eshte njeri i Edi Rames- por aman mos na e nxirr se na prish pune dhe ka rrezik qe te na digjet burimi i informacionit).
Te puthim me malle te 980 milione anetaret e Partise Komuniste Kineze o Shoku Yne i Dashur Jari.