Jari i shqetësuar nga fenomeni “Allende”, pasi vret veten para arrestimit, presidenti Perusë

17 Prill 2019, 18:38Antena TEMA

Sot një ngjarje e rëndë ka tronditur botën. Ish- presidenti i Perusë, Alan Garcia, ka vdekur pasi ka vrarë veten, ndërkohë që policia ishte në oborrin e tij për ta arrestuar për një ryshfet të marrë nga një kompani braziliane.

Ai duke vrarë veten, ka thirrur: “Poshtë junta”.

Kjo ka ngjallur shumë shqetësim, pasi dhe presidenti Meta ka paralajmëruar se është gati të vetëvritet nëse junta tenton ta arrestojë.

Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe Jari:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Rasti i presidentit të Perusë, Alan Garcia, është i dhimbshëm dhe mund të thuhet pa frikë se ai është frymëzuar nga paralajmërimi që bëri komandanti ynë i Përgjithshëm, rreth rrezikut të juntës dhe përsëritjes së gjestit të Allendes.

Ndodh shpesh në histori që njerëz të mëdhenj frymëzojnë akte të mëdha.

Akti i Allendes ka qenë duke u harruar.

Rizgjimi që i bëri këtij akti paralajmërimi i komandantit të Përgjithshëm, ka ngjallur një valë të re frymëzimi në gjithë botën, duke rifilluar epoka e sakrificave të mëdha.

Ndaj duhet t’i jemi mirënjohës komandantit të Përgjithshëm, që po shërben si një ndriçues i fateve të botës në këto momente.

Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk ka rrezik të ndodhin gjëra të tilla.

Duke qenë se unë jam ish- presidenti i fundit, ju siguroj se do luftoj deri në pikën e fundit të gjakut kundër diktaturës, por nuk do ta vras veten.

Po ua mbajti, le të më vrasin.

Të njëjtin mendim me mua ndan dhe ish- presidenti Berisha.

Të tjerët nuk janë ish- presidentët tanë, se na kanë tradhtuar, ndaj nuk dua të flas për ta.

I vetmi moment delikat është komandanti i Përgjithshëm në detyrë, i cili dhe po frymëzon botën me betimin e tij për të ndjekur fatin e Allendes.

Kam shumë besim se dhe ai do ta tejkalojë këtë moment të vështirë, pasi situata politike po përmirësohet.

Siç e ka theksuar dhe Mond Spaho, Ajaksi mundi Juventusin dhe kjo është një shenjë e keqe për Edi Ramën.

Po ashtu një shoqe e Lulit, nga ato që kanë punuar në UNMIK në Kosovë, na dha një dorë duke na kërcënuar për heqje vizash me Holandën.

Çuni i Fahros është përleshur fyt më fyt me një polic bashkiak, dhe ky i fundit, pas kësaj kishte dhënë dorëheqje, pasi qafa e çunit të Fahros ishte më e gjerë se duart e tij, dhe se kishte kapur dot tamam.

Në këto kushte, duket se fitorja është më afër se kurrë, por ngaqë ne jemi djegur nga qulli, i frymë dhe kosit dhe nuk jemi akoma të vendosur nëse duhet ta marrim me zgjedhje apo në tavolinë.

Në këto kushte, nuk besoj se ka arsye për dëshpërim apo vetëvrasje nga askush prej nesh.

Fitorja po na troket në derë.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari i shqetësuar nga fenomeni “Allende”, pasi vret veten para arrestimit, presidenti Perusë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje