Luli ka shkuar sot në Kishën e Laçit me rastin e ditës së Pashkës.
Aty, siç e bëri dhe Luli pjesërisht publike, ai u lut që shqiptarët të bashkohen rreth tij, me ndihmën e Zotit, dhe ai të fitojë zgjedhjet.
Për të mos ngjallur keqkuptime për besimtarët e tjerë myslimanë dhe ortodoksë, Jari sqaroi për demokratët se çfarë synonte vërtetë thirrja e Lulit:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Sot në Kishën e Laçit, Luli vendosi të bëjë një lutje dhe një rrëfim para Zotit, për atë që duhet të ndodhë nëse Rama mban zgjedhjet pa Lulin.
Më këtë rast, aty kuptohet pse Luli zgjodhi Kishën e Laçit dhe Pashkët katolike për këtë gjë.
Ja lutja:
Ati im që je në qiell. Më jep fuqi dhe forcë të ndal këtë të keqe që mund të pllakosë vendin deri të martën, kur skadon afati i rregjistrimit të partive në zgjedhje.
Jepu fuqi njerëzve të mi që janë ende kryetarë bashkie, të mos joshen nga mëkati dhe të kandidojnë.
Vij tek ty, këtu tek Kisha e Laçit, pasi Laçi mbetet shpresa ime e vetme për t’i shpëtuar kësaj të keqe.
Unë jam betuar para teje dhe Doktorit, se në rast se Rama bën zgjedhje pa mua, unë do hedh në erë shtyllat e tensionit, do pres internetin dhe do lë Shqipërinë në errësirë.
Të vetmit që ma marrin përsipër këtë, janë demokratët e Laçit, të cilët janë mësuar me akte të tlla në vite.
Plus kësaj, deputet i kësaj treve ka qenë gjithnjë Edi Paloka, dhe ai është betuar se do iki nga politika, nëse Rama arrin të bëjë zgjedhje.
Dhe siç e dini, Paloka është i vetmi katolik i fortë që më ka mbetur.
Të lutem o Zot, mos e nxirr atë nga politika, pasi po na hoqe Palokën, ngelemi vetëm me Nard Ndokën.
Kam ardhur sot tek Kisha e Laçit dhe për një arsye tjetër.
Ju keni një të mirë që pranoni dhurata dhe ndërkohë që unë po lutem, Kunati do dorëzojë ca ndihma financiare për ju.
Lutem shikojini me kujdes dhe mos na braktisini.
Uroj që partitë e reja që krijohen të ngelen pa kandidatë dhe ata që do joshen të kandidojnë, t’u ndodhë ndonjë e keqe dhe t’i pengojë në minutat e fundit.
Shpresa ime është tek besimtarët katolikë të PD në Laç dhe Edi Paloka, për ta ndalur këtë të keqe.
Amin.”
Shkrim i mrekullueshëm me humor anglez që e kuptoj vetëm un.
O po DASHI qe u therr ne deren e bashkise se Tiranes diten kur hyri si kryetar cu be, u harrua valle?
Turp shihni cfare palo njeri as per vehten e tij nuk eshte i sigurt se kujt i besone?!! Here behet mysliman i thekur e here na behet katolik. Mos u lodh se sa here mundohesh vetem genjeshtare del.