I ftuar në A2 CNN, lideri i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar aktualitetin politik.
Ndoka cilëson marrëveshjen e partive opozitare, si një “moment i rëndësishëm për politikën shqiptare, një akt që “unifikon qëndrimin e partive” që kundërshtojnë ekzekutivin e kryesuar nga Edi Rama.
Pikërisht kryeministri sipas Ndokës ka “dështuar” me atë që cilëson si “ekipi i stolit”, pra deputetët e rinj dhe të vjetër të listave opozitare që preferuan të rrinë në Kuvend, që sipas Ndokës, është fraksion i nxitur dhe i përkrahur nga kryeministri Rama për të krijuar një mjegullnajë për opozitën.
Të njëjtin qëllim sipas tij e ka edhe me tentativën për të formuar një parti të re, “me ish- të larguar të PD”, manovër qe për Ndokën thellon krizën dhe nxjerr Ramën si personazh “problematik“ në politikën shqiptare.
Por si mund të pengohen zgjedhjet me 30 qershor, në këtë kaos politik?
“Jemi në një situate anormale, në një moment ku sistemi i drejtësisë ka rënë.
Atëherë duhet të jetë opozita që kontrollon mazhorancën”, thotë kreu demokristian, duke kujtuar faktin që kur Rama ishte në opozitë, “ka marrë maksimumin e mundshëm” dhe radhit “nga reforma zgjedhore, nga ndryshimi i zgjedhjes se presidentit, shtyrja e zgjedhjeve lokale për garanci etj”.
“Sot që ka përgjegjësinë nuk tenton fare të bëje diçka të tillë, duke rrezikuar”, sipas Ndokës “ një përballje institucionale, por ndoshta edhe popullore” që do të kishte kosto për vendin.
Kur ka parë drejtësi ne Shqiperi qe paska rënë rani, o Rrote? Paske mendime diktatoriale kur.mendon që pakica duhet.të sundojë.shumicën. Provoje një herë dhe do ta shikosh çfarë rezultati do arrish. Flet për gjumesh apo edhe ti paske vjedhur sepse ai që është I ndershëm dhe ia don të mirën Shqipërisë nuk bashkohet me Bashen, Saliun, dhe Ilirin!
Pirdhni pirdhni se liroheni dhe ti pini vete
Opozita duhet të kthehet mbrapsht pasi fushat elektorale pa promesse pune S’bëhet as sot as mot.
Oboboooo, injoranti, si nuk kanë turp qe i rrijnë afer ato te” mençurit” qe duan te drejtojne Shqiperin e mjerë