Nuk ke ku shkon pa folur me “armikun”!

24 Prill 2019, 09:07Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

“Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar”. Me këto fjalë i përgjigjej Lulzim Basha në 11 prill nga Vlora, ftesës formale që Edi Rama i kishte bërë për të nisur një dialog për zgjidhjen e krizës së mandateve. Janë dy fjali të cilat shumëkush i dëgjon disa herë në ditë përmes mediave dhe që janë kthyer në moton qëndrore të protestave opozitare, që nga muaji shkurt.

Janë gjithashtu dy fjali të cilat përmbledhin një koncept që s’ka Zot ta zbërthejë dhe që përbën de facto paradoksin dhe hallakatjen logjike, me të cilën vepron sot opozita e dalë rrugëve. Në frazën e parë Lulzim Basha njofton se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën (lexo: sepse ma punoi një herë në kohën e Çadrës). Është qëndrimi i frikësuar e kapitullues i politikanit që e di se do ta humbasë përballjen qysh në krye të herës. Që e ka të qartë se po shkoi në tryezë me kundërshtarin politik (gjëja më normale e botës në një ambjent politik), do të dalë si rruar qethur prej andej.

Largimi apriori i Bashës nga detyra e dialogimit me palën tjetër, detyrë që e ka për shkak të pozicionit që mban dhe asaj që përfaqëson zyrtarisht, na zbulon për të disatën herë një politikan të frustruar nga e shkuara e tij politike, por edhe të pazotin për t’i bërë ballë kthesave e gropave thithëse që momentet e vështira si ky aktuali, i nxjerrin para një lideri politik. Krizën e tij personale përballë Ramës, Lulzim Basha preferon ta shtrijë, duke e bërë krizë të të gjithë panelit që drejton. Nuk flasim se ai na e hedh! Kapitullim pa hapur ende gojën, me fjalë të tjera…

Në frazën e dytë Basha e bën edhe më të thellë rrëmujën ku e ka futur me duart e tij, të gjithë procesin politik në vend. Kërkon largimin e panegociueshëm të Edi Ramës, por bën sikur harron se edhe largimet negociohen. Edhe ato “pa kushte” madje. Të gjitha konfliktet e mëdha e të përgjakshme botërore, kanë pasur në fundin e tyre negociata palësh që janë vrarë e prerë mes tyre, por që në fund janë ulur të flasin. Dhe për gjithçka, për të gjitha fobitë, dyshimet dhe mëdyshjet e Lulzim Bashës kur bëhet fjalë për t’u ulur përballë Ramës, fajin e ka 17 maji 2017. Ajo ditë e mallkuar, kur negocioi me Ramën kalimin e këtij të fundit në minorancë në qeverinë që drejtonte, duke kujtuar se e futi në qoshe dhe i mori zgjedhjet. Ajo ditë e “flamosur”, kur Basha kujtoi se fitoi gjithçka, për të kuptuar një muaj e gjysëm më pas se kishte humbur gjithë çfarë kishte në xhepa, ka krijuar një mosbesim patologjik brenda të gjithë opozitës, e më së pari brenda personit të kryetarit të saj.

Lulzim Basha dhe krerët politikë që i shkojnë pas në këto orë po kërkojnë të ribëjnë të gjithë panelin që kanë përballë, vetëm mbi bazën e ultimatumeve dhe largimit të vazhdueshëm nga të gjitha procedurat që bota demokratike ka krijuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda sistemit politik. Sa më keq aq më mirë, duket sikur thonë në kor opozitarët, duke kërkuar ikjen e Ramës, por jo zgjedhje të parakohshme, rregulla të reja elektorale, por pa dhënë asnjë koordinatë se çfarë duhet të jenë ato, dënimin e korrupsionit e të trafikantëve të drogës së infiltruar në politikë, por duke penguar e bllokuar me të gjitha mjetet reformën në drejtësi. Paradokse dhe kundërthënie në çdo hap, të cilat në fakt përmbledhin gjendjen konfuzionale në të cilën ndodhet sot “aksioni sublim” i djegies së mandateve.

Në tre muaj pas këtij autogoli të hatashëm, opozita shqiptare vijon të endet pa busull në kallamishtet e krizës që krijoi. Tani që për mandatet e djegura flitet thuajse ekskluzivisht vetëm në emisionet e debatit në darkë apo në fleshet informative, Basha dhe të tjerët e kanë marrë vesh se pranvera nuk solli asnjërin prej objektivave që hodhën në letër në shkurt, kur kujtonin se qeveria i kishte ditët e numëruara.

As frymë popullore, as destabilizim politik, as imponim ndaj qeverisë për t’u dorëzuar, as simpati e përkrahje nga ndërkombëtarët. Përkundrazi, nga dritaret e opozitës hyn vetëm ajër i akullt, i ardhur nga të gjitha zyrat që merren me Shqipërinë, këtej dhe andej oqeanit. Ky është bilanci i opozitës tani që zgjedhjet lokale kanë trokitur në derë dhe kur zakonisht ngjarjet ecin më shpejt se zakonisht. Për momentin Lulzim Basha vijon t’i përmbahet dy fjalive të artikuluara në Vlorë në 11 prill. Të shohim edhe sa kohë do të rezistojë…

10 komente në “Nuk ke ku shkon pa folur me “armikun”!”

  1. mario says:

    Po ik o bole se na cate trapin duke u mare me fatin e Rames apo Bashes kush fiton apo humbet. Ky vend ka mar fund dhu ju si plehra qe jeni i bini fyellit ne nje vrim, grate i keni bere drejtoresha te rama vete keni Fugen dhe po na cani trapin perdite me problemin me madhor te momentit, do iki apo do ri rama kryeminister.

    1. Minxhoz analiza ne fakt nuk ka te beje fare me Bashen por me Berishen.Ai i merr vendimet.Basha eshte vetem nje zar.

      1. KL says:

        Nga shpejtesia fjalin e fundit e lexova: Basha eshte nje zagar.

  2. xxx says:

    Basha tregon vehten se eshte mendjefyell dhe mashtrues, qe buron nga paaftesia e krereve te partive si medihoxha,duka i krimit, nardi i ndokajve, korofillaqis Dule, Dashi i Shehajve, idrizi i doganave, qe nuk kane parti te tyre dhe jane te nenshtruar ndaj Lulkuqes se PD, duke i qendruar besnike edhe ne kete moment fatal per vehten e tyre edhe per te krijuar trazira dhe revolte me nje grusht njerzish te paguar.

  3. Flutura says:

    Me mire prishet?

  4. ETHEM LALAJ says:

    Z.MINXHOZI SAKTE.KATEAUREN E PD VETEM ALFRED LELA TE S.BALLA MUND TA ZGJIDHE.PRA,AS BE,AS SHBA,AS 95 % E POPULLIT TE MAJT..! PRA,LULI DHE LELA KERKOJNE LARGIMIN E LM RAMA ME ÇDO KUSHT SIKUR KY ESHTE VOTUARE NGA MILITANTET E SHPRENUARE TE PD QE KERKOJNE TE DJEGIN SIPERHERE GJITHE VENDIN.
    -DITE ME PARE SALIU I TGA LULIT” DO TE BEHESH KRYETAE I PD ATHERE KUR TE FITOSH ZGJEDHJET..”DMTH,DERI TANIME LULI NUK ESHTE KR.PARTIE POR DORA VET-SALIU.
    -DHE LULI ÇDUHET TE BEJE ME TEPER KUR PARA KA MURIN EDI RAMA DHE PAS KA HOSTENIN E SALIUT I CILI PO E ÇON NE AVENTURA POLITIKE VET-VRASESE.
    -SALIU E DI MIRE SE RAMA NUK RREZOHET ME PROTESTA TE PAQME SIÇ E KA NE MEND LULI,POR NE MENYRE RADIKALE SIÇ DO SALIU ME THIRRJE PER KUFTE.
    -DHE SHARRA KA NGECUR NE GOZHDE KEQAS.EDI RAMA KA ME VETE 95 % TE POPULKIT TE MAJTE DHE 100 % FAKTORIN ND/KOMBETAR PER REFORMAT E MURA QE KA BERE.DHE SIDOMOS TE REFORMES NE DREJTESI KU PD+LSI E SABOTUAN SA MUNDEN NDERSA RAMA U DOLULI GARANT.DHE IKJA E TIJ NGA KRYEMINISTER DO TE THOT SABOTIMI I PUNES SE BERE PER VETINGUN DHE KTHIMIN NE DETYRE TE GJITHE ATYRE QE E KANE DEMTUAR TMERRSISHT KTE VEND ME URDHERIN E SALIVIÇIDOLIT SI FATKSIQSIA KOMBRTARE E KTIJ VENDI.

  5. artan says:

    Sakte Minxhozi.

  6. Jeta n. says:

    Ky debil e shkaterroi PD po dhe Sala qe vu kte koqe ligesisht nje kokerr gomari eshte…..

    1. Bureto says:

      Jo or mik! Sala e la të shkatërruar PD. Si marionetë e Salës, dhe si idiot politik, Basha nuk mund ta reformonte dot atë, pra të dilte nga qerthulli berishist, kur në fakt e bëri edhe më keq. Fatkeqësia e PD është se Sala e la litarin jashtë dhe sipas thënies së tij, aprez moi ke deluge, pra pas meje u bëftë kiameti, do marrë me vehte Bashën me gjith falangat e tij, por edhe atë PD që ka mbetur.

  7. Like Espinoza-La Piovra says:

    Sakte dhe qarte!Meqenuk vijme dot ne pushtet me vota e zgjedhje demokratike e te lira,te njohura nderkombetarisht nga e gjithe bota,atehere,kerkojme qe te ike nga fusha kundershtari politik dhe ne te marrim pushtetin ne tavoline.Dhe kjo te behet,sa me pare,ne menyre qe te bllokohet procesi i integrimit te vendit ne Europe,te bllokohet e mallkuara Reforme ne Drejtesi dhe te mos ngrihet SPAKU e BKH-ja qe do marre ne dore dosjet e hapura te Sali Banditit,Te Lyl tavarishit,hajdutit,vrasesit,shpifesit,lobistit me para ruse,spionit te serbise etj etj.Pra,qe te mos behen te gjitha keto,ne koordinim dhe me zonjen e pare (nga fundi) me nje cizme te pjerdhur,e cila e varfera vdes per buke ….se eshte shume e varfer dhe bashke me liken,ate te floririt,sheikun nga skrapari,qe e kemi pare me ze dhe figure duke bere pazare per biznesin e Agim Rrapajt,me 7 % e famshem qe kerkonte me demek presidenti i Edi Rames, ngjarje qe shkaktoi revolten popullore te 21 Janarit,nga ku dy banditet e ketij vendi dhe ku Berisha e Lyli vrane pa iu dridhur qerpiku 4 protestues me duar ne xhepa dhe jane dhe sot e kesaj dite te padenuar.Ishte pikerisht kryebanditi i Ballkanit,Berishovic vicidolasi qe e shpetoi nga burgu e shkarkimi automatikisht nga funksjonet e asaj kohe, Ilir Meten,te cilin Edi Rama na e poftisi dhe per president,pika qe si bie (dhe ai s’le pa dekoruar majtas djathtas,duke bere klientelen e tij…me kuc e me mac,me vend e pa vend dhe bredh nepoer bote me parate e shqiptareve te varfer,si sheik qe eshte,,,)Kurse tani,Berisha,Metaj dhe zhaba e tij si dhe agjenti i ri i Serbise Bashovici e shejtanet e tjere te Tirones kerkojne te ike kryeministri i ketij vendi sepse keshtu u ngrihet atyere(kurse Monikes i….).Nga njera ana deklarojne aleance te fuqishme me Ameriken e Europen (kuptohet,deri atje sa nuk u preket interesi i tyre personal dhe qesja e tyre e florinjte) dhe nga ana tjeter i etiketojne ata si nderhyres ne politiken e brendeshme te vendit,si te njeanshem e sikur mbeshtesin qeverrine etj etj,duke u shpallur me veprimet e tyre,armiq te amerikes e te pererndimit ne pergjithesi.Keta ,qe te 7-te (Lyli,Muniu,Duka,Idrizi,Dash Rakia,Medi Gerdeci,Nard Humoristi e ndonje bythelepires tjeter,kane vetem nje aleat dhe nje synim: -Interesin personal dhe karrigen e tyre,P A R A N E pavarfesisht ngjyres (sidomos po te jete Rubla apo para serbe,me mire akoma,se me dollarin jane te zemeruar perkohesisht).Lufta e tyre eshte qe te mos veje ne burg Saliu,Lyli,Likja,Mediu e kompani dhe rreth tyre mbeshtiillen te gjithe zorraxhinjte e ketij lloji,te cilet kane interesa qofte ne banden e madhe te Sali Lyl Tavarisho-vicidolit dhe qofte ne banden e vogel me xhep te madh te SHPK-se se tepsise,qe vertitet here majtas e here djathtas,ne varesi te pazarit te radhes.Konkluzioni eshte nje:Gjithcka behet kunder reformes ne drejtesi dhe ngritjes se SPAKUT e BKH-se.Aty eshte gozhda me e madhe e futur ne bythen e Lylushko-Muniukes.Por kesaj nuk do ti shpetojne dot,cfaredo qe te vejne dhe pas qershorit do kete feste te madhe per ta…Sic shkruantre dhe i madh Agron Duka, “Dy banda ka shqiperia,PD-ja dhe LSI-ja”,qe per interesat e tyre jane gati te digjet gjithe shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje