Selanik, zbulohet thesari i jashtëzakonshëm antik

24 Prill 2019, 09:36Kulturë TEMA
Selanik, zbulohet thesari i jashtëzakonshëm antik

Ndërtimi i një rrjeti metroje nën qytetin grek të Selanikut ka zbuluar një thesar të jashtëzakonshëm të objekteve të lashta, si kurora dhe unaza prej ari dhe statuja të perëndeshës Afërditë. Përparimi i ndërtimi të metrosë është vonuar për shkak të numrit të artikujve që janë gjetur nën rrugët e qytetit të Greqisë.

Arkeologët kanë gërmuar më shumë se 300,000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja mermeri, amfora, llamba  nafte dhe vazo parfumi. Ato u gjetën në atë që do të ishte qendra e lulëzuar tregtare e qytetit të lashtë, që ishte rajoni i dytë më i rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës.

Gjatë ndërtimit të rrjetit të metrosë, arkeologët gjetën një rrugë të shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që do të kalonte në zemër të Selanikut në shekullin e gjashtë pas Krishtit, si dhe mbetjet e vilave, dyqaneve, punëtorive dhe një kishe të hershme.

Më shumë se 5.000 varre u zbuluan, disa prej tyre përmbajnë kurora të arta. “Gërmimet janë projekti më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi”, tha Yannis Mylopoulos, kryetari i Attiko Metro, kompania që ndërtoi rrjetin, për The Telegraph.

“Cilësia dhe sasia e gjetjeve është me të vërtetë mbresëlënëse. Ata zbulojnë vazhdimësinë e historisë së Selanikut dhe Maqedonisë. ”

Disa statuja të Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë u zbuluan në të njëjtin vend. Gjithashtu ajo është përshkruar në mozaikë, që e tregon të shtrirë në një shtrat para Erosit.

“Një numër i madh statujash që përshkruajnë Afërditën janë gjetur në qendër të qytetit, ndërsa disa të tjerë u zbuluan në zonën rreth Kishës së Acheiropoietos (një kishë bizantine e shekullit të pestë”, tha Dr Polyxeni Adam-Veleni, kreu i departamenti i antikiteteve në Selanik.(TCH)

8 komente në “Selanik, zbulohet thesari i jashtëzakonshëm antik”

  1. ec aty says:

    Seleniku nuk eshte “qytet grek” dhe kurre nuk ka qene i tille! As qytet helen nuk ka qene e jo me “grek”. Seleniku u pushtua nga neogreket ne 1912!
    Seleniku i ka fillimet e tij si nje qytet i lashte makedonas, makedonasit e lashte ishin fise pellazgo-illyre, pra ishin “barbare” dhe jo helene. Zhvillimin me te madh qyteti e mori gjate periudhes romane, kur ishte pjese e Perandorise Romake dhe Seleniku ishte kryeqyteti i Illyricum Provincium. Rendesine e ruajti edhe gjate periudhes se Perandorise Romake te Lindjes, por edhe gjate Perandorise Otomane, ku vazhdoi te ishte nje nga qytetet me te rendesishem te saj! Pas pushtimit nga Greqia e Re ne 1912, qyteti e humbi rendesine e meparshme, por sidoqofte u be dhe mbeti qyteti i dyte me i rendesishem ne Greqine e Re!
    Komuniteti shqiptar ne Selenik ka qene dhe eshte shume i madh dhe i rendesishem gjate gjithe historise! Qyteti gjithmone ne histori ka qene shumekombesh, i banuar nga popullsi te ndryshme te Ballkanit dhe ashtu vazhdon edhe sot! Sot Kryebashkiak i qytetit eshte nje shqiptar, z. Jani Butari.

  2. ¬ says:

    Është thesari që u vjedh para disa ditësh në ujrat tona nga 6 plombard Grek. (u futën në Vlorë me arka bosh dhe dolën me arka plot ku shefit tonë i kishte mbaruar orari punës)

  3. Dionis Hajdari says:

    Aferdita esht perendesh pellazgo ilire shqiptare.
    Emri flet qart.
    Dhe po ashtu fakti qe esht nje “femen shtrati”,verteton trashgimin e vashave tona shqiptaresha prej atyre pellazge qe ishin veç per tu shtri krevat m krevat shtrat m shtrat,hu m hu,kërcu m kërcu.
    Yyyyp ooooppp uuuuuhhhh…. Aferditaaahhhhhh

  4. fatmiri says:

    Mos aman mos germoni me se do te shkaterroni historine, si ju lejon shoqeria civile keshtu more greke. Merrni shembull nga shoqeria civile shqiptare qe pezulloi ndertimin e rrugeve dhe shsheve ne Durres. Fajin e ka edi rama.

  5. Pellazgos says:

    Si marin guximin dhe shkruajne djemte e Sulejmaneve,Barjameve,Ismailave qe dje quheshin Shpetim,Clirim,Patriote,Guxim,Lavderim, dhe sot Elvis’s,Ervin,Eduard,Erion.Elton etj.per nje Civilizim qe I thote Thea-tros,Athlitizmos,Filosofi,Dermatollogji,Kardhiollogji,Mithollogji,Arithmitiqi,Iroas jo hero,Iraklis jo Herkuletj.
    Ketu flasim per nje Civilizim te Lashte qe eshte i padiskutueshem dhe i dokumentuar me fakte dhe shkrim e vetem ne gjuhen e Perendive Greke.
    Aferdita eshte Al-banistanase thote tjetri kur kjo Perendeshe e lindur ne Qipros e ka emrin Afro-diti qe sipas Mitho Llogjise dhe jo shqip Perrallo Fjale, lindur nga Shkuma e detit qe Greqisht do te thote Afros.
    U bete me keq se Skopianote e Shkupit qe thone se jane te “Lashte” ne Balkan dhe jane
    Po na degjeneroni komplet.
    Ketu bisedojme per Civilizim qe nuk arrihet nga askush dhe me kete Civilizim mburret bota.Ata krijuan Evropin,qe edhe ky emer eshte I Mithollogjise Greke qe e dashuroi Zeusi ne brigjet e Libyse duke u kthyer ne Dem.
    Evropi qe greqisht ka kuptimin e Qellim i Madh dhe ishte halla e Ilyrios dhe motra e Kadhmos babait te Ilyrios.
    Germoni dhe ju Tare germoni dhe kur gjeni vepra Greke ne Albanistane i vini emra te tjetersueshem.
    Te pretendosh per nje fakt historike duhet te dish edhe emrat apo popullsine qe e krijuan kete civilizim.
    Per fat te keq,ju Sulejmanet qe po kthehen ne Elvisa nuk kini as edhe nje Filo-Sofe Al-banistanas.
    Filosofi shqip quhet mik (amiko) i Diturise.
    Thjesht kini nje plakushe te Republikes se Vatikanit qe me parate e popujve katolike shkoi ne Kalkute per misionin e saj per te kthyer popullsine vendase ne nje identitet tjeter duke mos respektuar historine.
    Kjo eshte heriona juaj si Al-banistanas.

    1. Agron says:

      Ti ardhacK grek nva brigjet e detit te zi mos deformo me injorancen tende afroidita ka kuptim td mirfillt shqip eshte ylli qe i pari paraqitet para ljndjes se djellig ne horizontin pr prr clloj bukuri te shkumes pk na prallis.po qe se eshte gjeture dhe adhuruar ne qioro vertetkn se aty kane jetu iliropellazget plr ti mos u fsheh mbas emrit pellazg seose greket ardhacak ne shekullin e18 19 ne ato troje nuk kane asnje ljdhje me iliro maqedon thrakase dardan .nqs ke byth ban nje ADNDhe matje antopollogjike te nje greku ardhacak me ate nje autoktoni ne te ashtuquajturen greqi duke perdorur mbetjet e eshtrave te gjetura nga qioroja po deshe e duke vazhduar drejt veriut deri ne nish dhe krahasio me ato te autoktoneve arvanitas shqiptare .e te shohim sa eshte e vertete %e te ashtuquajturve greke ne ilirikum

  6. Kosta says:

    Po mo Pellazgos mire e ke ti po puna eshte se ata greket oer te cilet ti flet jane zhdukur njehere e pergjithmone dhe sot po na e quajne veten greke bythezinjte e ardhur nga Ponti rrethinat e Anadollit dhe Siria.Clidhje kane keta bythezinjte e sotem me greket e lashte???Keta kane rrembyer historine e te tjereve.

  7. Rita says:

    Ky planet numeron mijera e dhjetra mijera vite jete e qindra mijera vite .Ne cdo skaj te saj po te germosh do te zbulohen shenja te nje jete te meparshem si dhe thesare te ndryshem .Une uroj te zbulohet vorri i Aleksandrit te Madh e zbulojme origjinen e tij . Se lind vetvetiu pyetja se pse ky prijes mbante prane vetes 300 ushtare shqiptare si me besniket e me trima qe e ruanin ate ,pra i kishte si garde . Raca sllave eshte jashte loje se ata jane shperngulur nga Siberia per shkak te klimes se ftohte per tu vendosur ne Ballkanin e nxehte shume qindra vite pas Aleksandrit te Madh .Vendi ku ky fis sllav u vendos quhet Makedoni por jo ata .Dhe mvaret se kush do te zbuloje ate vorr se asjehere s”do te behet publike pasi duhet te rishkruhet historia nga fillimi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje