Rama prezanton projektin e ri të Piramidës: Pikë referimi jo vetëm në rajon, shumë më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork

25 Prill 2019, 10:32Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se  ky është një nga projektet me të lira, por shumë ambicioz, duke e kthyer atë si një pikë referimi jo vetëm ën Shqipëri, por në rajon e më gjerë.

“Është  një projekt ambicioz dhe jo shumë i shtrenjtë.

Pavarësisht se është një nga projektet ndoshta me pak i shtrenjtë, i ndërtuar nga Vini dhe jam i bindur që do jetë në katalogun e tij, një nga projektet më të bukur.

Nga pikëpamja e zgjidhjes është një zgjidhje që e bën Tiranën në këtë rast, shumë më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork.

Nga ana tjetër, kjo godinë mund të jetë një pikë referimi jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha shefi i qeverisë.

Më herët , kryeministri Rama u shpreh se Piramida është  një ndërtesë ikonike e një periudhe të posaçme për vendin, që mbetej aty si një shprehje torturuese e pamundësisë, për t’i ikur asaj që ajo përfaqësonte në kohën e kaluar dhe për t’i  dhënë asaj një jetë të re.

U deshën 15 vjet, që arkitekti  ti japë përgjigje pyetjes, duke ia dalë të fitojë një sfidë që nuk është gjithmonë e mundur, sfidën e transformimit të një ikone arkitektonike të krijuar për një qëllim tjetër, në një vlerë të shtuar për një kohë të re. 

Në slajderin e parë, që ai prezantoi, ishin të gjitha pamjet e asimetrisë mes të shkuarës dhe të ardhmes, duke pasur në qendër të njëjtën piramidë.

Më vjen shumë mirë që ia ka dalë që të zgjidhim një dilemë që na ka mundur prej 30 vjetësh me këtë godinë.

Ka pasur një moment , kur një qeveri më parë vendosi që ta shembe Piramidën dhe madje u krijua edhe një masë kritike.

Ruajtja e godinës, nuk zgjidhi çështjen e funksionit të saj dhe besoj që sfida e fituar nga Vini (arkitekti), në këtë rast është spektakolare, për faktin se këtij simboli të diktaturës dhe pushtetit të një njeriu mbi të tjerët, i jep fuqinë e simbolit të pushtetit të çdo njeriu në një kohë re.

Faktikisht nga një godinë e ndërtuar për të sjellë në rresht të gjithë  njerëzit që të adhuronin diktaturën dhe diktatorin, kthehet në një godinë që i sjell në tufa njerëzit, për të celebruar lirin, jetën dhe ngjitjen drejt qiellit të secilit.

Duket në pamje të parë, që është një zgjidhje arkitektonike dhe një shprehje kuptimplotë e lodhjes mes formës dhe përmbajtjes.

Do ketë një program që zgjidh dilemën se çdo të bëjë në të ardhmen kjo godinë, një program që iu jep mundësi të rinjve që i lidh ata me botën e re dixhitale”, tha ai.

8 komente në “Rama prezanton projektin e ri të Piramidës: Pikë referimi jo vetëm në rajon, shumë më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork”

  1. Detari says:

    hahahahaha glendisi turkoshaket o ram bir i erdoqenit

    1. grekoshqiptari says:

      Per ti glendisur sa me mire o Dekar, do cojme edhe tet’moter aty, qe te punoje te tubi ? ? ?

  2. Simon Gjon Simongjoni says:

    Haaaa…
    Kta kryeministrat shqiptare vazhdojn varjantin e “vazhdimesis”.
    Njeri thoshte ja kalum Gjermanis.
    Tjetri del dhe ja kalon edhe Nju Jorkut e Ameriks bashk.
    Pritet ne t ardhmen t ja kalojm edhe alienve dhe t shpallemi ,me t paret e juniversit.
    Medalja e nderit “me t miret e dynjos” do jepet nga nanji ambasador demokracije,se gjer m tash ata kan shpall policin shqiptare si,me t miret e jurops!!
    Po,knohet ajo konga,o shqyptar m,i bukri shpezve….
    Knon grupi qeverija
    Orkestron grupi ambasada
    Dirigjon grupi perndimi.
    Kompozitori.Noc Pordhnory.
    Dhe shqiptart si zogjt e korbit knaqen tu pa cfaqje pa lek.
    Pa lek,pa brek,pa buk,pa …..s kan asgjo ça me hup.
    Se i kan hup t gjitha…..

  3. Sovjetiku says:

    Gjermanis ja kem kalu prej vitesh.
    Tash ja kalum dhe ameriks a ?

  4. EJ says:

    ?Edhe rusët janë mahnitur nga kjo mrekulli e botës e do vijnë edhe pse çmimi i naftës në Shqipëri është shumë i shtrenjtë vetëm se ja futëm Nju Jorkut. Madje nuk do ti nisin më raketat hapësinore nga kozmodromi I Baikonurit në Kazakistan, po direkt nga piramida e Ballkanit.??.

    Tallni pallën me popullin në kohë zgjedhjesh tallni.

  5. Edi says:

    Po ik ore Rame idioti. Kemi 8 vjet qe degjojme prej teje. Vetem timoni kazani tepsia. Shiko gojen tende qe e ke nje pusete muti dhe qe vetem mut nxjerr nga goja. Po na trego godinat e Ny ti. Me keto pallavra as Zahon nuk genjen do ti e jo me shqiptaret.Beni mire si ti si Luli te zhdukeni nga Shqiperia.

  6. socialisti says:

    IK ore pervers alabak ate e ka ber partia punes dhe arkitekt ka qen KLEMENT KOLANECI nuk e ke ber ti, ti alabak bashk me alabakerin e PDs qe ne 92shin me teorin te shkaterrojm çfar ka ndertuar PPSHja per 50 vjet , e shkaterruat si çdo gje dhe piramiden , e xhveshet nga pllakat , qe sot te merni tendera te vidhni parat e kti populli , del sot ti legen qe me par beje thirrje per shkaterrim , e na thua si do ta ndertosh , ju per tendera shakerruat SHQIPERIN ta benit ju me tendera te benit miliona te justifikonit paran e vjedhur , ju alabaket e demokracis leshit.

  7. Raimond vlonjati says:

    Piramida te jete me shkalle,–Por te kete sa me shume pamje me xhama blue ne te erret ,se kombinojne bukur me mermerin e bardhe

    Piramida duhet regulluar patjeter se eshte nje veper arkitekturale unike ne Europe, dhe ka pamje shume te bukur si shqiponje

    Ajo eshte tamam Piramida Shqiponje,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje