Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka replikuar nga foltorja e Kuvendit me Kryeministrin Edi Rama.
Duke iu drejtuar shefit të qeverisë Hajdari tha si kryeministri flet përralla.
Më tej ajo i kërkoi kryeministrit që t’i jepet fund krizës dhe mos të merret më me Bashën, Berishën dhe Kryemadhin pasi ata sipas saj kanë humbur në zgjedhje legjitime.
“Vërtetë nuk e kam të lehtë të dal këtu si politikane e re dhe të flas përballë një kryeministri, por e mbaj këtë përgjegjësi mbi shpatulla se e ndjej të nevojshme, se një eksperiencë si kjo e tyre nuk i vlen më Shqipërisë.
Këta politikanë në sallë, shumica e tyre jo të gjithë se kam respekt për disa prej jush, nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë. Ata janë arsyeja pse jemi ne sot këtu. Të dalësh këtu të flasësh përralla me mbret, të japësh histori batuta që qeshin disa deputetë të tjerë që se dinë a të qeshin a ajo. Është për të ardhur keq.
Është ky kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. Ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh. Ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit.
Ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju.
Në 2009 zotëri ju me grupin e PS e shitët Shqipërinë me marrëveshjen e 2008. Më thoni dot sot pas asaj marrëveshje, si në grupin tuaj, keni deputetë më të denjë se ç’keni pasur më parë? Përveçse keni deputetë që ju binden dhe qeshin pas batutave tuaja, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim tjetër.
Marrëveshja e fundit e opozitës joparlamentare është për të ardhur, keq, e gabuar. Unë jam kundër bojkotit, nuk mund të shkojmë dot në zgjedhje duke bojkotuar. Duhet të marrim fund metodat antikushtetuese në një vend që kërkon të futet në BE.
Duhet të tregojmë të gjitha poalët vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë. Nuk mund thjesht të kritikojmë për opozitën që tashmë është jashtë parlamentit. Ka qytetarë të ndershëm që kërkojnë që kjo mazhorancë t’i japë më shumë dritë këtij vendi.
Ju thoni që nuk jeni arrogantë dhe jeni të vendosur, për çfarë? Që shqiptarët të braktisin Shqipërinë? Që të bëni tenderë pa konkurrencë? Që të pasuroheni edhe për 7 breza të tjerë dhe kur të ikni të jeni rehat ju dhe familja juaj? Shqipëria sot sipas llogarive të mia duhej të ishte në BE. Ne nuk jemi.
Do kërkoja me përulje dhe të pranoni ftesën time që t’i jepni fund kësaj krize, asnjë nuk do që ne të kemi përballje civile. Kemi kaluar shumë në këtë vend, kemi pasur situata të vështira, dhe ne me vullnet të plotë mundemi dhe duhet ta evitojmë këtë situatë. Nuk mund të themi thjesht ka kaq ndëshkim për këtë që bën atë dhe kaq për këtë. Duhet vullnet reale.
Qëndruam në Kuvend për të mos e çuar vendin në përplasje civile. Të më dhembte mua do t’i dhembte mua dhe çdo shqiptari, ne duhet të heqim dorë nga ky lloj kërcënimi.
Eksizton një opozitë tjetër që është kundër jush që keni në këtë parlament vite të tëra dhe nuk keni sjellë asnjë ndryshim, ekziston një shoqëri civile që ju nuk e përfillni, ekzistojnë të rinj që nuk përndyen me pseudo-paktet tuaja që nuk sjellin asnjë ndryshim, qytetarë që duan ndryshimin e vërtetë të vendit. Këta janë opozita reale dhe prej tyre duhet të druheni. Kjo opozitë herët a vonë do fitojë”- tha Hajdari.
Fill pas fjalës së saj, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar që të replikojë me të.
“Humori është e vetmja armë për t’iu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet dhe nga ana tjetër nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura dhe besoj se momentet më të bukura të parlamenteve shumë të lartë se i yni është kur bëhet humor.
Tani po të mos ishte marrëveshja e 2009 ju nuk do të ishit në parlament, ja një e mirë që ka sjellë. Sot parlamenti ka një numër grash që me atë sistemin tjetër nuk mund të imagjinohej, sot qeveria ka më shumë gra se burra që nuk mund të imagjinohej.
E neveris gjyqin e dinjitetit. Nga ajo marrëveshje kemi pasur zgjedhje shumë më të mira se më parë dhe më pak konflikte dhe kemi një parlament më cilësor se më parë.
Nuk ka një sistem zgjedhor më i mirë se një tjetër. Mos e harroni që ju vetë keni ikur në Amerikë, studiuat dhe vendosën të vinit në Shqipëri. Unë nuk besoj që ju jeni më e mirë se dikush që iku dhe nuk u kthye. Mos trego përralla duke bërë sikur po e lufton.
Ne mund të bëjmë shumë më mirë si qeveri por kurrë nuk mund ta bëjmë Shqipërinë në Gjermani. Kryetari yt i partisë së deridjeshme ka ikur jashtë dhe është kthyer, edhe unë, të tjerë nuk janë kthyer. Këta shifrat, se dëgjova edhe zotin Myslim që tha janë 300 mijë, ku i gjeni? Te SHQUP-i? Nuk janë të vërteta. Largimet janë tendencë e përgjithshme, jo e Shqipërisë.
Përsa i përket pjesës që lidhet me zgjedhjet, a ka Shqipëria zgjedhje të besueshme? Shqipëria ka prej vitesh zgjedhje ku fitimtari del fitimtar dhe humbësi nuk del dot fitues me asnjë metodë.“- tha Rama.(TemA)
Detyra Rudinës është të lexoj kodin civil dhe penal, ligjet e Parlamentit, programet e partive dhe politikën e jashtme dhe jo ti turret Kryeministrit si ata të asperges me essence.
Kohë më parë deputeti i ndjerë Z.Hajdari tregonte “përralla me mbret” por… në mënyrën më banale të mundëshme, aq sa të vinte turp të dëgjoje me familjen ato përralla me “pullë të kuqe”………Bëre mirë që nuk shkove pas “koalicionit antizgjedhje”..
Trego se nuk kapesh pas përrallave ( edhe pse janë të lejuara për çdo moshë) por “kapu” pas problemeve themelore dhe IMPERATIVE që duhen zgjidhur, dhe pse nuk ke përvojë, ke respektin e qytetarëve, nëse zgjedh të kapesh pas problemeve me “peshë” , është zgjidhja më e mirë.
Rama Berisha dhe Basha jane bashkepuntore ne gjithe kete loje te ndyre.Ata nuk duan ecjen para te proceseve se rrezikojne te perballen me drejtesine.Po ka dhe kaprolla qe akoma nuk e kuptojne.
Cfare krize flet ti? ‘Kriza’ eshte krijuar nga PD e LSI, dy parti hajdutesh e kusaresh qe e kane lene Shqiperine ne vendin e fundit ne Europe edhe pse kane kaluar shume vite. Problemi eshte qe drejtusit e PD dhe LSI, si dhe ata qe jane te lidhur me keto parti, u mesuan te vjedhin. Tashme qe e kane humbur pushtetin, shume prej tyre i kane humbur burimet finaciare. Shikoni sa te ardhura vjetore kane bere drejtuesit e partive dhe anetaret e familjeve te tyre (psh. Zeni, Argita) pas humbjes se pushtetit te PD. Shanset per te ardhur ne pushtet me zgjedhje jane zvogeluar. Sistemi i drejtesise po reformohet. Shume ish pushtetar e politikan te PD e LSI jane te implikuar ne krime e vjedhe te pasurive te shqiptareve. E ndoshta do te vij nje dite qe ata do te jene ne banken e te akuzuarve e do te pergjigjen per gjithshka. Keto gjera i dine shume mire Luli, Sala, Iliri, Mona …..Prandja ata bejne gjithshka qe eshte e mundur qe te destabilizojne Shqiperine.
Per te miren e Shqiperise ?! Do njeçik kujdes kjo pune. Pak me shume modesti zj. Hajdari. Ne emer te pipullit. Kujdes ! Rezikoni te kaloni ne megallomani.
Moj zonje i dhane me shume ketij vendi ati yt duke shkaterruar dhe jot eme gjykatese plepi!
KUJDES rudin…….mos shkel dinjitetin dhe ndershmerine e kolegeve te tu,kjo nuk te ben as politikane te zonjen e as lidere te zonjen……percilll zerin opozitar me fakte e argumenta,
ik o fred, ti skupton qe maloku nuk heq dore nga trillimet, cfar nuk eshte ne gjendje te beje maloku,e ka mesuar UDB si te krijoje vetem trazira maloku.
Kur flet dhe Rudina e Babait dhe mamase per venie te pasurise te qeveritareve per 7breza.
Ja ka idene kjo per c’fare po flete?
A e di kjo si e kane vene pasurin i jati Azemi, e jema, vellezerit apo ajo vete?
si e beri shkollen jashte kejo, me cfare i pagoi shkollat.
Haha, Rudina kujdes, se je dhe e bija e babait huligan dhe mamase se korruptuar, jo per gje.
Kujdes kur e ngre zerin se nuk krijon asnje emocion,
Se jemi dhe live. haha.
Kjo thote mos u merr me Saliun, Lulin e Moniken me mire thuaj me Ilir FLORIRIN, por cfar po ju ben Rama ketyre plerave……??
Keta po kerkojne te destabilizoj e vendin, po shkaterojne bllokoj e rruge po dhunon e institucjone….. E cfar te bejne me shume vitin 97 apo 98 kur vrene te tate se e vrane maloket tuaj dhe Sali krimineli ne ate kohe tha e vrau Fatos Nano….. Ti si mban mend se ke qene e vogel dhe ti kane mesuar keq se Saliu ua vrau e me Saliun jeni, kjo nek eshte zgjuarsi por injorance e e trashe….
Ja pallosi rame-turkut mire.
Rama meret cdo dit me bashen dhe moniken, edhe pergjigjen e kishte personale, rudina flet per shqiperine kurse rama e ka mendjen ke ka futur ke ne qeveri.
Moj Rudin je politikane e re dhe duhet të të inkurajojmë por të kujtoj një gjë. Ai baba jot nuk qe politikan por një shkatërrimtar i Shqipërisë, një hajdut dhe vrasësit e i moral ndaj u katandis Shqipëria kështu. Mos i mat të tjerët me kutin e bsbajt tënd se ben gabim. Al miku i kriminelit SALI dhe armiku i tij për prona e pasuri, kush te merte me shumë nga torta Shqipëri.
Shume me bukur, me takt dhe urtesi ka folur Rudina se ky zdapi i gjate qe e kam mendjen te batutat. Idioti. Ai nuk e ka kuptuar rendesine e punes qe ka. Eshte kryeminister dhe jo klloun. Se ka me shume femra apo burra parlamenti nuk ka asnje rendesi. Rendesi ka qe te mos mbushet me injorante dhe eunuke qe u duket i Gjati si Skenderbeu! Por te jete vendi ku te jene grumbulluar me te zotet dhe me te ndershmit. Rudina duhet te ruaje po kete nivel dhe dinjitet. Dhe te mos bjere ne turpet e dhe çmendurite e Bashes e Berishes dhe ne karagjozllekun dhe papergjegjshmerine e ketij gjasme kryeministri.
Me falni por ky qe ka shkruar me emrin DETARI qenka komplet rrot k*ri…..
Nqse do presim qe Shqiperine ta shpetoi zonjush HAJDARI me mire te futemi te gjithe ne det te ky DETAR HAJDARI…..
Rudin,besoj tek ti sepse je shkolluar jasht kaq.Nuk besoj tek ti sepse nuk e kap dashin prej briresh por nga bishti.
Tani kam nie Pyetje??
Nena tende u be gjyqtare atje tek plepat apo jo? Sa e pa korruptuar eshte ajo???A mund te na thuash?
Familja tende prinderore jeton vetem me rroga apo jo??
Behu e forte e poho ose moho!!
Faleminderit