Nga Artur Rroshi, kryetar i Balli Kombetar Demokrat*
Hyrja e Ballit Kombetar Demokrat ne kuvendin e shqiperise padyshim duhej te ishte ndryshe.
Mungesa jonë në këtë sallë nuk ka qenë për shkak të garës,por për shkak mungesës së saj, dhe në mënyrë artificiale.Ky mandat i vonuar nuk vjen tek unë si dhuratë,sepse në listë nuk kam qenë rastësisht,por vjen me votat e Partisë sime,me votat e Ballit Kombëtar Demokrat.
Kur kanditatët për deputetë janë në të njëjtën listë kanë të njëjtin staus ligjërisht, për tu bërë deputet dhe nuk mund të ndahen në gjuhën vulgare,të dorës së parë dhe të dorës së dytë.
Diegia e mandateve është kundër ligjësisë politike,nuk mund të bësh opozitë vetëm jashtë parlamentit,sepse është njëlloj si të zgjidhësh problemet e relativitetit të kohës dhe hapsirës jashtë teorisë së Ajnshtainit,apo të statikës jashtë ligjësive të Njutonit,prandaj perëndimorët nuk arrijnë ta perceptojnë.
Efekti që mund të jepte ky gjest politik i Opozitës do të ishte brenda 4 apo 5 ditësh nëpërmjet prekjes në sedër e kryeministrit dhe ai të tërhiqej,por kryeministri midis pushtetit dhe moralit zgjodhi këtë të parin.
Ne se mandati im do të ishte brenda numurit të 2/3,pra 94, numer limit i funksionalitetit Optimal të Parlamentit,kufi që sipas meje ndante pushtetin midis PD dhe PS,unë nuk do ta merrja mandatin,
por sot situata ka rënë,nuk ka asnjë lloj infulence në balanca të pushtetetve,dhe ndikim në makropolitikën.
Futja në parlament korigjon vendimin e “lënies së mandateve” dhe kjo eshte nje detyre dhe bonses per te maksimaluzuar energjite Opozitare në kushte të reja.
Të gjithë jemi të bindur edhe kur nuk na pëlqen se faktori ndërkombëtar është i vetmi që mund të zgjidhë situatën.
Nën këtë kontekst Opozita duhet të rimodelojë taktikën e marrjes së pushtetit,e cila nuk duhet të lërë jashtë energjinë e Opozitarizmit Parlamentar si një mjet i ligjshëm politik.
Nën sytë e Optimistit të Çërçillit “që në çdo rrezik sheh një mundësi”, vendimin tim politik e shoh thjesht si një mjet që më krijon më shumë hapsirë politike i cili është në koherencë dhe në të njëjtën dinamikë me protestën,si dhe rekomanimet e ndërkombëtarëve, dhe ndërkohë zura po vëndin që kam Opozitë për Opozitë.
Unë vij të artikuloj idetë e filozofisë Konservatore Moderne Europiane,që i mungojnë tregut politik të djathtë në këto vite demokracie.
Janë idetë e Mid’hat Frashërit,shijen e të cilave nuk e kanë ndier ende shqiptarët.
Ende nuk kemi institucion të Votës së Lirë,e cila është kthyer në një ëndërr.
Shpresoj të kem mundësinë për të ndikuar në instalimin e Votës së Lirë,si themeli i ngrehinës së sistemit demokratik në fillim dhe mekanizmi i kontrollit në vazhdimësi të po këtij sistemi.
Kam bindjen se Vota e Lirë do të kryej një “Veting Natyral” të Sistemit Politik,të Sistemit Ekonomik,të Sistemit Mediatik dhe të Sistemit Gjyqësor.
Kjo mungesë e Votës së Lirë nga një sistem politik monopartiak na ka çuar në një sistem politik me dy ortakë,që në thelb janë e njëjta gjë,kontroll absolut mbi individin.
Unë nuk jam dakort me PD kur nënkupton se PS është në rregull, vetëm se ja prish Kryetari.
Kjo do të thotë se po të kishte një kryetar tjetër,PS dhe qeveri e saj ,do ishte më e mirë, sepse PS kryetar te tille klonon ne moment me dhjetra .
Se fundi dua te them dy fjale dhe per debatin mes Insitutit te krimeve te komunizmit dhe z.Braho qe e quan insitutin seksion te Ballit.
Po zoteri eshte seksion i ballit sepse ana tjeter e historise se shqiperise e historise se vertete qe nuk e njohin shqiptaret eshte historia e ballit dhe kur themi zbardhje e krimeve te komunizmit zbardhen padashur krimet qe komunistet kane bere kundrejt ballit dhe te gjithe elites shqiptare mendimet e te ciles edhe nen presionin e diktatures shkonin drej mendimeve politike te Mid’hat Frasherit.
E ketu, krime jane bere vetem kundrejt ketyre individve.
Prandaj natyrshem vjen silogjizmi mes krimeve te komunizmit dhe Ballit armikut te tyre te perjetshem.
E vërteta është ajo që duhet të na bashkojë për të shkuarën dhe jo konflikti.
*Fjalimi i mbajtur në Kuvend, pas marrjes së mandatit të deputetit
Ti je i ri dhe nuk i di mire gjerat , sidomos ben gabim te flasesh per historine. Ti do besh nire dhe jo me larg , te shkosh ne fshatin tend ne Golem apo ne fshatrat e tjera rrotull, e te pyesesh se si ka qene e verteta historike e te pareve te tu POR te keshilloj te mos vesh festen e ballistit , se do tromaksen pulat dhe ska zot qe ti mbledhe.
E degjova teksa fliste ne Parlament dhe thashe me vete: Nje dordolec me shume..
Si nuk jemi ne gjendje, ne shqiptaret, qe te zgjedhim njerez te mencur e te ndershem??
Ky eshte nje batakci dhe nje parazit i klases politike shqiptare. Nuk ka asnje kontribut, po fare, fare!!! Vetem te beje ndonje mashtrim dhe te kape ndonje lek. Jo pa shkak nuk ka as parti dhe as votues. Eshte produkt tipik i partive te medha qe u duhen per fasade ca qe pretendojne qe kane parti qe te thone “jemi ne koalicion”. Shembulli tipik i batakcillekut te ketij eshte historia e para disa viteve kur regjistroi si kandidat te partise se tij nje te moshuar me mbiemrin Rama, pa e ditur ai fare, vetem qe njerezit te ngaterroheshin ne fleten e votimit. Ky eshte “kontributi” i ketij batakciu ne jete politike shqiptare dhe per kete e mban PD mbrapa. Turp ku jemi katandisur!!!
Eh rrocke harron qe balli ishte bashkepuntor me fashizmin dhe nazimin vetem kaq mjafton per te vleresuar ballin kush ka qene