‘Bindja Demokratike’ e Patozit bëhet me deputetin e saj të parë në Kuvend

25 Prill 2019, 11:16Politika TEMA

Sot janë betuar shtatë deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë. Ata janë kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Rroshi, Nikolin Staka nga listat e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë” po nga listat e qarkut të kryeqendrës së veriut.

Gjithashtu janë betuar edhe Eugen Bojaxhi, Andi Përmeti nga listat e PD-së, i cili është edhe themelues i partisë më të re ‘Bindja Demokratike’, Fatjona Koço dhe Erjon Piciri, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PD-së.

Me betimin e shtatë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 109, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë

PS+79 mandate (Me 3 PDIU, Tom Doshi dhe Robert Bitri)

Tre nuk u dogjën që në fillim:

1.Lefter Koka

2.Myslim Murrizi

3.Rudina Hajdari

Janë betuar:

1.Ylli Shehu

2.Aurora Mara

3.Enver Roshi

4.Edmond Rrushi

5.Ediola Braha

6.Edlira Hyseni

7.Elda Hoti

8.Ralf Gjoni

9.Nimet Musaj

10.Enada Kociraj

11.Amra Borova

12.Lefter Maliqi

Alban Zeneli

Ligoraq Karamelo

15.Majlinda Halilaj

16.Arben Elezi

17.Adriatik Alimadhi

18.Korab Lita

19.Halit Jakimi

20.Arlind Çarçani

U betuan sot:

1.Eugen Bojaxhi LSI Berat

2.Andi Përmeti PD  Korçë

3.Fatjona Koço PD Gjirokastër

4.Erjon Piciri PD Tiranë

5.Artur Rroshi nga PD Tiranë

6.Nikolin Staka nga PD Shkodër

7.Zef Shtjefni nga PD Shkodër

4 komente në “‘Bindja Demokratike’ e Patozit bëhet me deputetin e saj të parë në Kuvend”

  1. shkodrani says:

    Me kete ritem te mandateve te reja mesa duket po arrihet qe Kuvendi te kete perseri 140 deputete. Po pastaj çfare do te ndodhe dhe si do te zhvillohen ngjarjet politike sepse keshtu i takon qe PD dhe LSI po suprimohen dhe po shkojne per lesh siç thote populli. Ishalla don zoti e kemi nje opozite te re serioze dhe te pergjegjeshme.

  2. Doni me per Belulin.. says:

    Shto uje e shto miell..
    Hani e pini, o milet!

  3. Doni me per Belulin.. says:

    Shto uje e shto miell.
    Hani e pini, o milet!

  4. Om says:

    Sa mire ja bene….te mendohen mire kur tevendosin kandidatper….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje