FOTOT/ Ju shpërbë kryesia, të rinjtë e PD dalin me këpucë në dorë para Parlamentit: Kemi humbur shpresën

25 Prill 2019, 11:01Politika TEMA
FOTOT/ Ju shpërbë kryesia, të rinjtë e PD dalin me

Forumet e partive PD dhe LSI kanë protestuar para sallës së Parlamentit duke kërkuar largimin e qeverisë “Rama”.

Simbolika e tubimit, sipas organizatorëve është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi.

Ndërkohë, kryetari i Forumit Rinor të PD-së Belind Këlliçi, shprehet se të rinjtë kanë humbur shpresën.

Ndërkohë, Këlliçi ka preferuar të mos flasë për shpërbërjen e kryesisë së FRPD-së ku Andi Përmeti, Indrit Hoxha, dhe Arlind Çarçani kanë dalë kundër vendimeve të tij duke pranuar mandatin e deputetit.

“Të rinjë kanë humbur shpresën. Ne kemi sjellë nga një palë këpucë të familjarëve tanë këtu që janë detyruar të largohen nga Shqipëria pasi i janë mohuar të gjitha të drejtat. Ftoj Policinë që të mos hedhë gaz kundrejt nesh, por dhe ata ta sjellin një palë këpucë kështu si ne, pasi jam i sigurtë që çdo shqiptar ka njerëz jashtë vendit pasi nuk u jepet e drejta e tyre këtu në Shqipëri”, tha Këlliçi. 

1 komente në “FOTOT/ Ju shpërbë kryesia, të rinjtë e PD dalin me këpucë në dorë para Parlamentit: Kemi humbur shpresën”

  1. Joni says:

    Sa te vaket me ide, ngelen duke kopjuar. Dhe gjejne vaktin kur te pakten qeveria ka punesuar mbi 600 studente ekselente ne administrate publike dhe te tjereve u jep shancin te marrin stazh pune neper institucionet shteterore. Njerezit duhet te shtrohen e te lexojne, mos presin pune nga shteti dhe ne shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje