Rudina Hajdari në emër të opozitës së re arrin fitoren e parë: Futëm në axhendë ndryshimin e sistemit

25 Prill 2019, 10:28Politika TEMA

Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament e ka quajtur si arritje shumë të madhe për opozitën e re, që mundi të fusë në axhendën e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kërkesën për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Hajdari ka thënë se opozita e re do të bëjë të mundur që të arrijë të gjitha objektivat që i ka parashtruar maxhorancës.

Në komisionin e ri do kemi disa amendime. Amendimi i ri ka të bëj më futjen e ndryshimit të sistemit.

Kjo është një arritje shumë e madhe për opozitën dhe gjithë vendin. Ne do bëjmë të pamundur që të arrijmë të gjitha objektivat që kemi parashtruar me maxhorancën.

Përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-It, ne do bëjmë të mundur që të eliminojmë shit-blerjen e votave dhe do eliminojmë përdorimin e administratës zgjedhore.

Këto janë objektive me ambicie të lartë, por ky është objektivi i opozitës së re.

Ne do zgjidhim njëherë e përgjithshmen këto problematike.

Në duhet t’i garantojnë qytetarëve shqiptar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është objektiv i pamundur”, ka thënë Hajdari.

2 komente në “Rudina Hajdari në emër të opozitës së re arrin fitoren e parë: Futëm në axhendë ndryshimin e sistemit”

  1. Besnik says:

    Thua valle ta kete arritur Rudina kete “fitore akullore” pa kartonat e xhaxhi Edit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje