Cakaj takon homologen Kneissl: Austria mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave

26 Prill 2019, 15:10Politika TEMA

Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një takim në Austri me homologen Karin Kneissl.

Në përfundim të takimit me homologen e tij Austriake Cakaj u shpreh se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në integrimin e saj evropian. Gjithashtu Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, veçanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj, tha se Austria do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSBE që do të marrë Shqipëria në vitin 2020.

Ministrja e Jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërinë të çojë përpara reformat e ndërmarra, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e saj Karin Kneissl tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga qeveria Shqiptare veçanërisht në Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetingut.

Gjithashtu Kneissl vuri në dukje qasjen bashkëpunuese të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në luftën ndaj korrupsionit, trafikut të drogës dhe rritjen e sigurisë së doganave ku nënvizoi se është bërë një progres tejet i mirë. Ajo tha se qeveria Austriake do ta mbështesë Shqipërinë në këto procese.

Këto procese reformuese sipas Kneissl do ta bëjnë Evropën Juglindore dhe Bashkimin Evropian më të sigurt.

6 komente në “Cakaj takon homologen Kneissl: Austria mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave”

  1. Edi says:

    Ik more se na cate trapin me gjithe BE-ne e juaj te qelbur. Te perfshira me luftra boterore dhe imoralitetin ta beni moralitet.

  2. ¬ says:

    Çelja e negociatave në Holandë., një shtet që deklaron botërisht nëpërmjet Parlamentit që është e varfër. Dhe Argjentina është në udhëkryq por s’bën me mut botën.

  3. Deep State Xhillaristan says:

    Ajajajahahhahahahagghahahaha kollovari kosovostani i albanistanit , lol

  4. Baliu says:

    Cakaj me homo-logen Karin, qe e ftoj ne “dasme” Putinin.

  5. Kuq e zi says:

    A jeni ne vete ju zu llapa lesh kam 30 vjet qe degjoj ky apo ai mbeshtet shqiperine drejt europes
    por mesa duket kunder jane vetem shqiptaret, europa ka 30 vjet qe na lepihet dhe spo ja del

  6. Sit back and relaks■●▪ says:

    Zv/ministri Cakaj nuk mund te jete homolog me ministren e Austrise, eshte nje rang me poshte pasi eshte i deleguar i ministrit te jashtem Rama. Pse beheni gazetare 2 leksha kur jeni gazetare 5 leksha? Me respekt per veten shoke te shtypit te partise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje