Kur Basha bënte koalicion me të tmerrshmit e Shkodrës

26 Prill 2019, 13:24Politika TEMA

Policia e Shkodrës arrestoi sot Arsen Stojku dhe Myslim Rama si dhe shpalli në kërkim Ibrahim Lici si autorin kryesor për vrasjen e vëllezërve Bilali para shtëpisë së tyre. 

26 vjeçari Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak në Shkodër. 

Mustafa Lici është kryetar i Mendimit të Djathtë Liberal, parti e cila është në koalicion me PD e Lulzim Bashës. 

Por kush është Ibrahim Lici, djali i Mustafa Licit. 

26 vjeçari është një personazh i njohur për policinë. 

Dy vite më parë, atëherë 24 vjeç, ai u arrestua gjatë një operacioni nga policia në kryeqendrën e veriut, si “truri” i një bande gjobëvënësisht ndaj tregtarëve. 

Nëntë persona përfunduan në pranga si pjesë e këtij grupi kriminal. 

Ata i detyronin tregtarët që në fund të çdo muaji të paguanin shuma nga 1000 deri në 3000 lekë të reja. 

Sipas hetimeve, dyshohet se në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal, në rolin e organizatorëve qëndronin pikërisht Ibrahim dhe Muhamet Lici, të afërm me njëri-tjetrin si dhe Abedin Bajraktari. 

Pasi qëndroi disa muaj në paraburgim, i riu u la i lirë nga Gjykata, pasi edhe vetë tregtarët, të cilët fillimisht i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë. (TemA) 

4 komente në “Kur Basha bënte koalicion me të tmerrshmit e Shkodrës”

  1. ¬ says:

    Një luftë me Greqinë ose Sërbinë., do na kushtonte më pak se PD-ja në ekonomi dhe njerëz. Kanë filluar shtetet e BE-së të largojn të huajt nga vëndi ynë.

  2. *** says:

    Jo, jo s’ asht e vertet. Kta, jane te lidh me narkoshtetn e.Rams. Ma ka than qytetari digital dhe filxhani Mones.

  3. dajana says:

    DITA DITES PO TREGON QE PD ESHTE KTHYER NE BANDE KRIMINALE……

  4. PARRUCA says:

    Per hir te se vertetes kjo parti qe quhet “MDL” ka qene ne koalicion edhe me te majten, madje kryetari i saj ka bere fushate per Partine Socialiste dhe ka kandiduar per deputet nen siglen e PS-se….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje