Balla: Zgjedhjet do bëhen me 30 qershor, Lulzim Basha kërkon pushtet në tavolinë. Kush guxon të pengojë zgjedhjet e pret burgu

26 Prill 2019, 10:15Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se zgjedhjet do të behët më 30 qershor dhe nuk do të këtë asnjë shtyrje. 

Në një deklaratë për median pas takimin me dy deputetë gjermanë, Balla tha se Lulzim Basha kërkon pushtetin në tavolinë. 

Më tej apo paralajmëroi se kushdo që do të pengojë procesin zgjedhor dënohet me 8 vite burg.

Gjithashtu Balla tha se PS është e hapur për dialog me opozitën që ndoshet janshtë parlametit.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë moment shumë i rëndësishëm për ecurinë e proceseve demokratike në vend, populli do të zgjedhë 61 kryetarët e bashkive, përshëndes 42 partitë konkurruese, në fund demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konkurrojnë. Një parti që vendos të mos konkurrojë humbet funksionalitetin.

Respektimi i afateve dhe ligjit janë detyrime të cdo force politike dhe kjo nuk varet nga ne por nga vetë drejtuesit e partive që përmendët, ajo që u them është e qartë, zgjedhjet do të zhvillohen, arsyet pse PD është jashtë Kuvendit nuk ka të bëjë aspak me ne, por me faktin që Basha nuk do të marrë pjesë në zgjedhje se do pushtet në tavolinë, në demokraci nuk ka pushtet në tavolinë.

Kushdo që do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve do të përballet me burg sipas ligjit”– tha Balla.  

Ndërkohë përsa i përket integrimit në BE, Balla tha se Shqipëria i ka të gjitha shanset për të përcaktuar një datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

Ai pohoi se Gjermani është një mbështetëse e fortë për vendin tonë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Unë edhe pas këtij takimi me deputetin e partisë social demokrate gjermane dhe personi përgjegjës raportues për Shqipërinë në këtë grup, nuk vihet në dyshim mbështetja e këtij grupi, por si e kam thënë edhe herë të tjera, me përjashtim të AFD kanë një shumicë mbështetëse inkurajuese për gjithçka ka arritur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut,

Diskutuam edhe në shumë sektorë ne qëndrojmë më mirë në vlerësimin e ecurisë së proceseve integruese, edhe me vendet që janë në proces negociatash, si Serbia dhe Mali i Zi, kapitulli 23 që ka të bëjë me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, Shqipëria ka bëra hapa të rëndësishëm.

Shumë qartë them se ne i kemi të gjitha shanset për të marrë përgjigje pozitive për një datë për fillimin e bisedimeve, vlerësohet maksimalisht roli si faktor stabiliteti, si i vetmi vend që ka 100% te njejten linjë të politikës së jashtme me BE dhe ndamë me kolegun gjerman edhe shqetësimet e përbashkëta për rritje të ndikimit të vendeve dhe aktorëve të tjerë jashtë BE në rajonin e Ballkanit, por ne kemi vetëm një plan A që është vijim i reformave të thella e tërësore e gjithëpërfshirëse për ta cuar vendin drejt anëtarësimit në BE“- tha Balla. (TemA) 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje