Gazetari ia përplas në sy Kryemadhit: LSI ka blerë votat, lekët ia keni marrë oligarkëve

26 Prill 2019, 10:07Politika TEMA

Shitblerja e votës nuk është një fenomen i ri, i cili u shpik vetëm në zgjedhjet e 2017-s, sikurse nuk është kryer vetëm nga palët aktuale në pushtet.

Pikërisht për këtë çështje u përshkallëzua debati në studion e “Open”-it të Eni Vasilit, ku gazetari Mentor Kikia tha se shembuj të shitblerjes së votës ka pasur nga PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, aq sa askush nuk i mohon dot.

Por, ku gjenden paratë për fushatat e supertrumpetuara, për posterat që pushtonin rrugët e kryeqytetit dhe të të gjithë qyteteve sa herë kishte zgjedhje në vend, lokale apo qendrore, me përjashtim të atyre të 2017-s?

Monika Kryemadhi këmbënguli se LSI-ja është e vetmja parti në Shqipëri që i ka të publikuara dhe të raportuara me emër dhe mbiemër të gjithë financuesit e saj.

Deklaratës së gazetarit Kikia, sipas të cilit partitë ua marrin këto para biznesmenëve të fuqishëm, në mënyrë që me të ardhur në pushtet t’ua kthejnë me anë të tenderave me parà nga buxheti i shtetit, Kryemadhi iu përgjigj duke përmendur disa emra firmash, si Salillari apo Gener2.

Por Kikia nuk ra dakord me të, pasi tha se këto emra të përmendura prej Kryemadhit janë firma që janë gjithnjë me qeverinë, u paguajnë fushatat të gjithëve dhe sido që të shkojnë zgjedhjet, ata sërish janë përfitues të tenderave.

Zgjidhje për këtë, sipas panelistëve në studio është detyrimi me ligj për të bërë transparencë financiare për partitë.

9 komente në “Gazetari ia përplas në sy Kryemadhit: LSI ka blerë votat, lekët ia keni marrë oligarkëve”

  1. ¬ says:

    LSI dhe PD duhet të lënë partit e tjerra rehat që të bëjnë fushat elektorale sipas të drejtave International të votimit.

  2. kasemi says:

    Moj qelbesire, po vrasja ne lac e qytetarit i cili po shperndante parate e lesh e lise para qendres se votimit dhe plagosja e nje tjeteri a thua nuk eshte fakt qe vjedhsja kryesore e votave eshte lesh e lia dhe likja me monen, apo jo??? Kujt do ti mbushesh mendjen ti baxhelle per te kunderten kur i gjithe vendi ju njeh mire, sidomos ata qe kane vuajtur ne kurriz krimet tuaja te pandeshkuara akoma, e qe per fat te keq jane jo pak. Prandaj mbyllni gojen se e qelbet kete vend.

  3. lluka baba shta says:

    Hatri mos u mbetet, qefi mos u prishet po une te dashurit e miii vërtetë nuk kam bukë te ha.

  4. lsi-sti i pjerdhur says:

    hahahahaha lsi-kurva qe ska kirurg ta qepe perpiqet te hiqet e virgjer.Jeni te dhjere por ballin e kembet i mbani lart.Ju lumte

  5. rexha 10 says:

    NUKE MUDET TE THUHET ASNJE GJE PER FINANCIMET E PARTVE NE FUSHATE ELEKTORALE.EDHE AMERIKA ,APO EUROPA KESHTU E KANE ,VETEM SE NUKE E KANE DEKRETUAR ME LIGJE. KUSHE FINANCON FUSHATEN ELEKTORALE ,KA DY GJERA :
    1_ FITON TENDRA TE MEDHA .
    2_NUKE PAGUAN TAKSAT ,PRA BENE EVAZION FISKAL,ME DEKLARIME TE KAMOFLUARA TE FITIMIT.
    KESHTU QE CFAREO QE TE THUHET MBRAPA ,ESHTE NJE DEMAGOGJI MASHTRIMI.KETA POLITIKANE KUJTOJNE SE JEMI AKOMA NE EPOKEN E GURIT ,DHE PO NA BEJNE TE ZGJUARIN .NUKE E KUPTOJNE SE KTHEHEN NE QESHARAKE PERBALLE POPULLIT.
    KJO PO THOTE SE NEVE KEMI VJEDHUR ,DHE DO TE VJEDHIM AKOMA NE KURRIZ TE POPULLIT. PO SHTETI NGA I MERRE PARAT PER FONDET E FUSHATES SE ZGJEDHJEVE? PRA VIDHET 2 HERE.NJE HERE TE VJEDHE PARTIA ,DHE NJE HERE TE VJEDHE SHTETI.

  6. altin isufi says:

    KJO FOTO NE KRYE TE ARTIKULLIT ESHTE SHUME DOMETHENESE

  7. Taraboshi says:

    Ty si parti te vlersoj edhe Luli ne fushaten lektorale se cfare mostre jini.Ndersa per etiketimet e Lulit.po e quaj te mirfillte por per kete duhet ti kerkoje llogari te veteve se pati ne dispozicion gjysmen e qeverise kryetarin e KQZ Avokaten e popullit te cilet ne fund i certifikuan terregullta. se bashku me nderkombetaret dhe tani cfare te semes kerkoni ju.

  8. fahriu says:

    Sikur njerzit ketu ,te vinin nga nje planet tjeter,ka mundesi qe mos tju njohin juve,cfare mostrash jeni,po ju harroni vrasjet ne lac,lezhe e kudo,.Ju jeni te mbaruar,keni shku per lesh,po po ju duket vetja si ne enderr,kur tju dale gjumi,do ta merrni vesh ku jeni.Tung

  9. Gazeta Tema Jju lutemi mos na e nxirrni me me fytyre se na hapi barkun kjo :fytyre,shpirt,nene,grua,qenie e lige,e shemtuar,kleptomane e basarduar!Shume e peshtire medet femijte e saj qe e kane nene
    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje